Para se të filloni ta merrni këtë bar lexojeni me kujdes këtë fletudhëzim. Ruajeni këtë fletudhëzim. Ndoshta do të keni nevojë që ta lexoni përsëri më vonë. Nëse keni ndonjë pyetje tjetër ju lutemi drejtohuni te mjeku juaj ose farmacisti. Ky bar është përshkruar personalisht për ju dhe ju nuk duhet t’ua jepni të tjerëve. Ky mund tu bëjë keq atyre edhe nëse kanë të njejtat simptoma me tuajat. Nëse do të keni ndonjë efekt të padëshiruar serioz, ose nëse do të keni ndonjë efekt të padëshiruar i cili nuk përmendet në këtë fletudhëzim ju lutemi tregoni mjekut tuaj ose farmacistit.
Si të gjitha barnat e tjera, edhe Aldizem-i mund të ketë efekte të padëshiruara, por nuk do të thotë se këto do ti ketë secili pacient. Efektet e padëshiruara janë dhënë në vijim në bazë të frekuencës së tyre: shumë të zakonshme :shfaqen te më tepër se 1 në 10 pacientë të zakonshme: shfaqen te më pak se 1 në 10 pacientë, por më tepër se 1 në 100 pacientë të trajtuar të pazakonshme: shfaqen te më pak se 1 në 100 pacientë, por më tepër se 1 në 1000 pacientë të trajtuar të rralla: shfaqen te më pak se 1 në 1000 pacientë, por më tepër se 1 në 10.000 pacientë të trajtuar shumë të rralla: shfaqen te më pak se 1 në 10.000 pacientë, por më tepër se 1 në 100.000 pacientë të trajtuar të panjohura: nuk mund të bëhet vlerësimi i tyre në bazë të të dhënave të disponueshme. Ju duhet ta ndërpreni trajtimin e mëtejshëm dhe menjëherë të shkoni në spital në këto raste: Të panjohura • Nëse ju do të keni ndonjë reaksion alergjik. Shenjat mund të jenë:skuqja, probleme me frymëmarrje dhe me gëlltitje, enjtje e fytyrës, buzëve, gjuhës dhe fytit. • Nëse ju do të keni qërim të lëkurës për rreth buzëve, syve, gojës, hundës dhe gjenitaleve simptoma të ngjashme me ethet dhe ftohjen. Kjo sëmundje quhet ‘Sindroma Stevens-Johnson’ • Nëse ju do të keni skuqje me qërim të lëkurës me çrast mund të heqen shtresat e lëkurës dhe të mbeten të ekspozuara pjesë të mëdha të trupit. Në përgjithësi ju mund të ndjeheni keq dhe të keni ethe, urtikarie dhe dhembje muskulare. Kjo gjendje quhet “Necroliza epidermale toksike” • Nëse keni skuqje ose lezione të lëkurës me rrathë roze/të kuqe dhe me qendrën e zbehtë të cilat mund të kruhen, me luspa ose të mbushura me ujë. Skuqja mund të shfaqet sidomos në shuplaka dhe në shputa të këmbëve. Këto mund të jenë shenja të reaksionit alergjik të quajtur ‘eritema multiforme’ Nëse ju do të keni ndonjerën nga shenjat mjaft serioze që pasojnë duhet që menjëherë të shkoni te mjeku i juaj sepse mund të keni nevojë për trajtim emergjent: Të zakonshme • Ngadalsim i ritmit të zemrës • Shpejtim, të ritmit të zemrës dhe rrahje të fuqishme (palpitacione) • Skuqje e lëkurës e shkaktuar nga ngushtimi ose bllokimi i enëve të gjakut (quhet ‘vasculitis’) Të panjohura • Shkurtimi i frymëmarrjes, ndjenja e lodhjes me enjtje të anësive. Këto mund të jenë shenja të pamjaftueshmërisë së zemrës • Lëvizje të pavullnetshme të gjuhës, spazma muskulare në fytyrë, rrath rreth syve dhe dridhje • Rritje e temperaturës trupore, ndjenja e lodhjes, humbje e oreksit, dhembje barku, ndjenja e sëmundjes. Këto mund të jenë shenja të inflamacionit të mëlçisë (quhet ‘hepatitis’) • Ndjeshmëria më e madhe sesa zakonisht ndaj rrezeve të diellit • Rritja e gjinjëvet e meshkujt Tregoni mjekut tuaj sa më parë që mundeni nëse do të keni këto efekte të padëshiruara: Shumë të zakonshme • Enjtja e pjesëve të poshtme të këmbëve Të zakonshme • Ndjenja e përgjumjes, marramendje me rastin e ngritjes në këmbë me shpejtësi (rënie e tensionit të gjakut) • çrregullim i tretjes, dhembje barku, opstipacion, djarre dhe tharje e gojës Të rralla • Kruarje dhe urtikarie Të panjohura • Enjtje e mishit të dhëmbëve Tregoni mjekut tuaj ose farmacistit nëse do të keni efekte të padëshiruara serioze të cilat do të zgjasin disa ditë: Të zakonshme • dhembje koke • Ndjenja e të nxehtit (flash) • Nauze dhe vjellje • Ndjenja e përgjithme e keqe • Dobësi dhe lodhje • Marramendje Të pazakonshme • Nervozizëm më i madh sesa zakonisht • Vështirësi me gjumë Të panjohura • Ndryshim i disponimit • Mavijosje të lehta (për shkak të çrregullimit të koagulimit) • Dhembje në nyje Testimet e gjakut Aldizem-i mund ti ndryshojë nivelin e enzimeve të mëlçisë të cilat shihen me testimet e gjakut. Kjo do të thotë se mëlçia nuk funksionon në rregull. Ju lutemi që të konsultoheni me mjekun tuaj ose me farmacistin nëse do të keni ndonjerin nga këto efekte të padëshiruara, ose ndonjë i cili nuk është shënuar në këtë fletëudhëzim.
Barin merreni sipas rekomandimeve të mjekut tuaj. Mos e ndërpreni marrjen e barit edhe nëse ndjeheni më mirë. Në rast të ndërprerjes mund të rikthehen simptomat e sëmundjes tuaj.
Këtë bar duhet ta merrni saktësisht sipas rekomandimeve të mjekut tuaj. Mos e ndryshoni dozën, ose ta ndërpreni marrjen e mëtejme pa konsultim paraprak me mjekun tuaj. Mjeku i juaj do ta përcaktojë dozimin dhe kohëzgjatjen e mjekimit. Doza individuale varet nga gjendja juaj e cila duhet të trajtohet dhe nga ajo nëse ju në ndërkohë merrni edhe barnat të tjera.Tabletat duhet të merren të tëra dhe nuk duhet të thehen ose të përtypen apo thithen. Dhembjet e gjoksit të shkaktuara nga angina, çrregullimi i ritmit të zemrës- diapazoni optimal i dozimit oral të Aldizem-it është 180-360 mg/në ditë, e ndarë në 2 ose 3 doza.Ngritja e tensionit të gjakut (hipertensioni) – dozimi i zakonshëm optimal për Aldizem është 180-360 mg/në ditë, e ndarë në 2 ose 3 doza. Tabletat Aldizem 60 mg:Dozimi i zakonshëm është 1 tabletë e 60 mg tri herë në ditë, me mundësi të rritjes së dozës në 2 tableta tri herë në ditë. Tabletat Aldizem 90 mg:Dozimi i zakonshëm ditor është 1 tabletë e 90 mg dy here në ditë me mundësi të rritjes së dozës në 2 tableta dy herë në ditë. Doza maksimale është 360 mg. Pacientët e moshuar dhe pacientët që vuajnë nga pamjaftueshmëria e veshkave apo e mëlçisë:Dozimi fillestar i rekomanduar është një tabletë e 60 mg dy here në ditë e cila mund të rritet ngadalë. Doza nuk duhet të rritet nëse frekuenca e zemrës zvoglohet nën 50 rrahje në minutë. Fëmijët: Aldizem-i nuk duhet të jepet te fëmijët.
Nëse vëreni se efekti i barit është shumë i fortë ose shumë i dobët këshillohuni me mjekun ose farmacistin Dozimi dhe mënyra e përdorimit Këtë bar duhet ta merrni saktësisht sipas rekomandimeve të mjekut tuaj. Mos e ndryshoni dozën, ose ta ndërpreni marrjen e mëtejme pa konsultim paraprak me mjekun tuaj. Mjeku i juaj do ta përcaktojë dozimin dhe kohëzgjatjen e mjekimit. Doza individuale varet nga gjendja juaj e cila duhet të trajtohet dhe nga ajo nëse ju në ndërkohë merrni edhe barnat të tjera.Tabletat duhet të merren të tëra dhe nuk duhet të thehen ose të përtypen apo thithen. Dhembjet e gjoksit të shkaktuara nga angina, çrregullimi i ritmit të zemrës- diapazoni optimal i dozimit oral të Aldizem-it është 180-360 mg/në ditë, e ndarë në 2 ose 3 doza.Ngritja e tensionit të gjakut (hipertensioni) – dozimi i zakonshëm optimal për Aldizem është 180-360 mg/në ditë, e ndarë në 2 ose 3 doza. Tabletat Aldizem 60 mg:Dozimi i zakonshëm është 1 tabletë e 60 mg tri herë në ditë, me mundësi të rritjes së dozës në 2 tableta tri herë në ditë. Tabletat Aldizem 90 mg:Dozimi i zakonshëm ditor është 1 tabletë e 90 mg dy here në ditë me mundësi të rritjes së dozës në 2 tableta dy herë në ditë. Doza maksimale është 360 mg. Pacientët e moshuar dhe pacientët që vuajnë nga pamjaftueshmëria e veshkave apo e mëlçisë:Dozimi fillestar i rekomanduar është një tabletë e 60 mg dy here në ditë e cila mund të rritet ngadalë. Doza nuk duhet të rritet nëse frekuenca e zemrës zvoglohet nën 50 rrahje në minutë.