Regjistrohu/Kyçu

Nistatine

• Nistatina është një antimykotik për përdorim lokal. Ajo bën pjesë në klasën e antimykotikëve polienikë dhe nga struktura është shumë e ngjashme me amfotericinën B. • Nistatina nuk përdoret për mjekimin e infeksioneve mykotike sistemike, sepse nuk përthithet kur jepet nga goja dhe, gjithashtu, tregon efekte të rëndësishme toksike. • Nistatina vepron duke dëmtuar membranat. Nistatina vepron vetëm kundër mykeve dhe konkretisht kundër atyre të llojit Candida.

• Efektet anësore të saj janë të rralla. Dozat e mëdha, të dhëna nga goja, mund të shkaktojnë nauze e të vjella, diarre dhe dhimbje abdominale, që në përgjithësi janë të lehta dhe kalimtare. • Rrallëherë mund të vërehet hiperglicemi. NDËRVEPRIMET MEDIKAMENTOZE • Nuk janë vërejtur ndërveprime të rëndësishme klinike me këtë medikament. PËRDORIMI GJATË SHTATZANISË • Mund të përdoret (Kategoria B). PËRDORIMI GJATË USHQYERJES ME GJI • Mund të përdoret.

Me rrugë orale Tek të rriturit • Profilaksia e kandidiazës Përdoret 1 milion IU një herë në ditë (nga goja). •Trajtimi i kandidiazës orofaringeale dhe intestinale Jepen 500.000 IU nga goja, mbas ushqimit, të ndara në 4 marrje, për 7-14 ditë (të paktën edhe 2 ditë pas shërimit). Doza mund të dyfishohet në infeksionet e rënda. Tek fëmijët Jepen 100.000-200.000 IU çdo 6 orë, për 7-14 ditë. Doza mund të dyfishohet në infeksionet e rënda.