Regjistrohu/Kyçu

NIFEDIPIN ACIS

Nifedipina është një kalçibllokues dihidropiridinik. Ajo frenon lëvizjen e joneve të kalçiumit përmes membranës qelizore. Nifedipine ul kërkesën për oksigjen të miokardit. Ajo është vazodilatatore e enëve periferike dhe atyre koronare, por ndryshe nga kalçibllokuesit e tjerë, diltiazemi dhe verapamili, ka pak ose aspak ndikim në përçimin kardiak dhe rrallë shihet efekt inotrop negativ në doza terapeutike. Nifedipine nuk ka aktivitet antiaritmik. Ajo zgjeron arteret kryesore koronare e arteriolat koronare, si në regjionin normal ashtu edhe në atë iskemik dhe është një frenuese e fuqishme e spazmave të tyre. Ajo ul tensionin arteror në qetësi dhe në një nivel të caktuar sforcimi. Këtë e realizon duke zgjeruar arteriolat periferike dhe duke ulur rezistencën e përgjithshme periferike.

Nifedipina është një kalçibllokues dihidropiridinik. Ajo frenon lëvizjen e joneve të kalçiumit përmes membranës qelizore. Nifedipine ul kërkesën për oksigjen të miokardit. Ajo është vazodilatatore e enëve periferike dhe atyre koronare, por ndryshe nga kalçibllokuesit e tjerë, diltiazemi dhe verapamili, ka pak ose aspak ndikim në përçimin kardiak dhe rrallë shihet efekt inotrop negativ në doza terapeutike. Nifedipine nuk ka aktivitet antiaritmik. Ajo zgjeron arteret kryesore koronare e arteriolat koronare, si në regjionin normal ashtu edhe në atë iskemik dhe është një frenuese e fuqishme e spazmave të tyre. Ajo ul tensionin arteror në qetësi dhe në një nivel të caktuar sforcimi. Këtë e realizon duke zgjeruar arteriolat periferike dhe duke ulur rezistencën e përgjithshme periferike.

Të gjitha barnat mund të shkaktojna efekte anësore. Ndonjëherë ato janë serioze, shumicën e herëve jo. Mos u alarmoni nga kjo listë e efekteve të mundshme anësore! Mund të mos ju shfaqet asnjë prej tyre. Efektet e padëshirueshme janë të lehta e kalimtare dhe zakonisht shfaqen në fillim të mjekimit; këto efekte i detyrohen veprimit vazodilatator të nifedipinës. Shfaqja e këtyre efekteve vetëm në raste të rralla dikton nevojën e ndërprerjes së mjekimit apo rregullimin e dozës . Njoftoni mjekun tuaj në qoftë se ndonjë prej efekteve anësore të mëposhtme ju shqetëson: efektet e padëshirueshme që mund të shfaqen në mbi 50 % të të sëmurëve janë: asteni, vazodilatacion ( afshe të nxehta ), palpitacione, konstipacion, edemë periferike, marrje mendsh, dhëmbje koke; efektet e padëshirueshme që mund të shfaqen në më pak se 1 % të të sëmurëve janë: dhimbje në andesite, simptomatologji pseudoanginoze, dhimbje gjoksi, hipotension, takikardi, sinkop, diarre, përndryshime të funksionit të mëlçisë ( shtim i transaminazave,kolestazë intrahepatike ), të përziera, mialgji, pagjumësi, nervozizëm, parestezi, dispne, të kruajtura, ekzantema, eritema, përndryshime të të parit, shtim i jashtëqitjes urinare; Janë konstatuar edhe raste sporadike të efekteve të padashirueshme, si: reaksione alergjike ( anafilaktike ), çrregullime gastroenterike, hiperplazi gingivale, artralgji, dridhje, urtikarie, skuqje, hiperglicemi, gjinekomasti, dermatil fotosensibël. Ndonjëherë mund të shfaqen episode hepatiti, shtim i fosfatazës alkaline ose LDH, pirozë gastrike, gazra, dhimbje goje, kollë, kongjestion nazal, çrregullime të sferës seksuale, ethe, djersitje, trombocitopeni, anemi, leukopeni, krampe muskulore, rigiditet artikular. Në të sëmurët me dializë, me hipertension malinj dhe hipovolemi mund të shfaqet një ulje e theksuar e tensionit arteror si rezultat i vazodilatacionit. Në qoftë se vëreni efekte anësore që nuk janë të përmendura në këtë fletëudhëzues ju lutemi ta njoftoni mjekun ose farmacistin tuaj.

Mos harroni ta informoni mjekun tuaj për trajtimin me Nifedipine në qoftë se ju jepet ndonjë bar tjetër gjatë trajtimit, sidomos këta të përmendur më poshtë: Nifedipine mund të theksojë efektin antihipertensiv të barnave të tjera antihipertensive. si p.sh. të beta-bllokuesve, edhe se ky kombinim përgjithësisht tolerohet mirë. Theksimi i efektit antihipertensiv mund të shihet edhe në përdorimin e njëkohshëm me barna si: aldesleukin dhe antipsikotikë të cilët shkaktojnë hipotension. Përdorimi i njëkohshëm i nifedipinës dhe i digoksinës mund të shkaktojë uljen e klirensit të digoksinës dhe për rrjedhojë të shkaktojë një rritje të nivelit plazmatik të saj. Në këto raste nivelet e digoksinës duhen kontrolluar dhe në rast nevoje, doza e saj duhet ulur. Nifedipine mund të modifikojë përgjigjen ndaj insulinës ose glukozës, kështu që pacientët diabetikë duhet të rregullojnë trajtimin antidiabetik kur përdorin këtë bar. Nifedipine metabolizohet në shkallë të madhe në mëlçi nga citokromi P450, izoenzima CYP3A4,kështu që mund të ndodhin ndërveprime me barna të tjera të cilat kanë të njëjtën rrugë metabolike, si kinidina dhe me induktuesit e enzimës, karbamazepina, fenitoina dhe rifampicina, si dhe me inhibitorët e enzimës, si: cimetidina, eritromicina dhe inhibitorët e HIV-proteazës. Diltiazemi e zvogëlon klirensin e nifedipinës dhe prandaj kombinimi i tyre duhet bërë me kujdes dhe ndoshta duke e ulur dozën e nifedipinës. Barbituratet mund t’i ulin përqëndrimet e nifedipinës në gjak. Nga kombinimi i nifedipinës me fentanilin dhe sulfatin e magnezit me rrugë parenterale, mund të shfaqet hipotension. Lëngu i qitros rrit përqëndrimin e nifedipinës në gjak. Nifedipine rrit nivelet plazmatike të barit takrolimus. Nifedipine thekson efektet e miorelaksantëve jodepolarizues

Në indikacionet e saj, përdoret në dozat e mëposhtme: në angine pectoris: përdoren 10 – 20 mg, 3 herë në ditë: në anginën Prinzmetal: 20 mg, 3 – 4 herë në ditë; doza maksimale ditore është 120 mg; në hipertension: përdoren 10 – 20 mg, 2 – 3 herë në ditë. Mjeku juaj mund t’ju kërkojë të merrni Nifedipine për një kohë më të gjatë. Pyesni mjekun tuaj për këshilla në qoftë se nuk jeni të sigurtë për sa kohë duhet ta merrni. Në qoftë se keni marrë më shumë Nifedipine Në qoftë se keni marrë më shumë Nifedipine se sasia që duhet të merrnit. ose në qoftë se fëmijët e kanë marrë gabimisht këtë bar, ju lutemi të kontaktoni mjekun tuaj, spitalin ose të telefononi urgjencën për të marrë një mendim për rrezikun dhe këshillë për veprimet që duhet të ndërmerren. Në qoftë se keni harruar të merrni Nifedipine Në qoftë se harroni një dozë, merrni dozën në vazhdim kur të jetë koha për marrjen e zakonshme të saj. Mos merrni një dozë të dyfishtë për të plotësuar dozën e harruar. Në qoftë se keni pyetje të mëtejshme mbi përdorimin e këtij produkti, pyesni mjekun ose farmacistin tuaj.

Gjithmonë merreni Nifedipine vetëm sipas këshillës së mjekut. Në qoftë se ndonjë nga efektet e Nifedipine janë shumë të forta ose shumë të dobëta, flisni me mjekun ose farmacistin tuaj. Drazhetë zakonisht përdoren gjatë ose pas ushqimit dhe merren me ujë ose qumësht. Drazhetë Nifedipine disponohen në formëdozën 10 mg.