Regjistrohu/Kyçu

NEOCEF

Neocef 400 mg është një antibiotik,i cili i përket gjeneratës së tretë të cefalosporinave.

Neocef 400 mg është një antibiotik,i cili i përket gjeneratës së tretë të cefalosporinave.

Në efektet më të zakonshme janë: nausea,te vjella dhimbje barku,diarre,dispepsi,dhimbje barku.dhimbje koke,lodhje. Mund të japi: rash,urtikarie,prurit,arthralgji. Gjithashtu dhe: trombocitopeni,leukopeni,eozinofili,gjithashtu dhe ndryshime në testin hepatik dhe atë renal.

Duhet treguar kujdes në ata pacientë të cilët kanë alergji ndaj gjjeneratës së penicilinave,dhe atyre alergjike ndaj përbërësve të tjerë të neocef-it. Duhet treguar kujdes në pacientet me problem gastrointestinal, veçanerisht me kolit. Aspartame është një eksipient i cili gjendet në pudren për suspension oral Neocef 100mg/5ml nuk duhet të përdoret në pacientët me fenilketonuri. Neocef 100mg/5ml përmban saharoze dhe mund të japë shfaqje të kariesit dentar dhe është i dëmshëm në pacientët që vuajnë nga keq absorbimi i glukozë-galaktozë. Në shtatzani dhe gjatë gjidhënies Neocef (Cefixime) 400mg mund të përdoret vetëm në rastet domosdoshmërisht të nevojshme.

Fëmijë dhe të rritur mbi 12 vjeç, ose me peshë më shumë se 50 kg; 400 mg në ditë si dozë e vetme ,ose 200 mg e administruar dy herë në ditë. Fëmijë nën moshën dy vjeç; 8mg/kg/në ditë Kur marrim suspensionin; Nga 2-4 vjeç:5ml/ditë Nga 5-8 vjeç:10ml/ditë Nga 9-12 vjeç:15ml/ditë Mund të jepet si dozë e vetme ose dy administrime në ditë.

Absorbimi i Neocef-it nuk modifikohet nga prania e ushqimit ,kështu që ai mund të merret në prani të ushqimit.