Naflox tretёsirё pikash pёr sy rekomandohet pёr mjekimin e infeksioneve tё jashtme tё syrit dhe tё komplikacioneve tё shkaktuara nga bakteriet e ndjeshme ndaj norfloxacinës.
Kundёrefekti mё i shpeshtё i paraqitur ёshtё ndjenja e djegies apo dhimbjet therёse. Efektet e tjera anёsore tё ilaçit tё paraqitura mё rrallё pёrfshijnё hipereminё konjuktive, kemo osmozёn, fotofobinё dhe shijen e hidhur nё gojё pas marrjes sё ilaçit. Duke ndjekur me kujdes udhёzimet e paraqitura nё kёtё fletёpalosje, pakёsohet rreziku nga pasojat e padёshirueshme. Njoftoni mjekun tuaj nё rast se ndjeni ndonjё efekt tё padёshirueshёm i cili nuk ёshtё paraqitur nё kёtё fletёpalosje.
Njoftoni mjekun tuaj nё se pёrdorni apo dёshironi tё pёrdorni ndonjё ilaç duke pёrfshirё pikat pёr sy dhe barnat e pёgatitura nga ju.
Doza e zakonshme ёshtё 1-2 pika Naflox nё sy, nga katёr herё nё ditё. Varёsisht nga gjendja e infeksionit, doza e terapisё nё ditёn e parё mund tё jetё 1-2 pika nё çdo 2 orё gjatё orёve tё zgjimit. Me rastin e pёrdorimit tё pikave Naflox duhet pёrcjellur me kujdes reagimi ndaj terapisё bakteriale lokale. Mbidoza Nё rastin e marrjes sё tepёrt tё pikave pёr sy, apo tё hedhjes aksidentale tё pёrmbajtjes sё shishes, njoftoni menjёherё mjekun tuaj.
Pёr ta hapur shtypeni kapakun duke e rrotulluar. Shtypni me kujdes shishen dhe hidheni lёngun nё sy. Pas pёrdorimit mbylleni mirё kapakun.