Regjistrohu/Kyçu

MIGRANERTON

Bar antimigrenoz.Medikamenti është një produkt që ndikon në shëndetin tuaj dhe konsumi jo sipas indikacioneve ju dëmton. Ndiqni rreptësisht përshkrimin e mjekut, mënyrën e përdorimit dhe instruksionet e farmacistit që ju ka shitur preparatin.

Bar antimigrenoz.Medikamenti është një produkt që ndikon në shëndetin tuaj dhe konsumi jo sipas indikacioneve ju dëmton. Ndiqni rreptësisht përshkrimin e mjekut, mënyrën e përdorimit dhe instruksionet e farmacistit që ju ka shitur preparatin.

Marrja e Migranertonit mund të shkaktojë diarre, lodhje, dhimbje koke, marrje mendsh, ankth, dhe paqëndrueshmëri. Shfaqja e depresioneve u vu re në mënyrë sporadike. Në mënyrë sporadike u vu re një sindromë diskinetike (lëvizje konvulsive te pavullnetshme, veçanërisht në kokë, qafë dhe shpatulla) u vu re (antidot: biperidon i.v.; emri i barit: Akineton, shih indikacionet e prodhuesit). Në raste individuale parkinsonizmi (shenjat karakteristike: tremor, rigidet muskular, dëmtime motore) dhe diskinezia tardive (çrregullimet motore) janë përshkruar në pacientët e moshuar pas trajtimit kohëgjatë. Spordikisht një sindrom malinj neuroleptik (shenjat tipike: ethe, rigiditet muskular, ndryshime të vetëdijes dhe presionit të gjakut) shfaqet gjatë marrjes së metoclopramidit. Në këtë rast duhet informuar menjëherë mjeku. Masat e rekomanduara: Ndërprerje e Migranertonit, freskim, dantrolen dhe ose bromokriptinë, dhe marrje e mjafueshme e lëngjeve. Në rast administrimi mbi një kohë të gjatë, mund të shfaqet rritja e prolaktinës, gjinekomasti, galaktorre (sekretim spontan i qumështit nga gjendrat mamare) ose çrregullime menstruale; në këtë rast marrja e barit duhet ndërprerë. Në të rinjtë dhe pacientët me insufiçencë të rëndë renale (funksion renal i dëmtuar) me nië eleminim të reduktuar të metoclopramidit, duhet pasur shumë kujdes me efektet anësore dhe bari duhet ndërprerë menjëherë nëse ato shfaqen. Skuqjet e rralla të lëkurës, reaksione shumë të rralla alergjike mund të shfaqen. Dishematopoeza jashtëzakonisht të rralla (trombocitopenia alergjike ose leukopenia, në raste të veçanta agranulocitoza ose pancitopenia) mund të shfaqen. Bronkospazma individuale (astma analgjezike) nxitet në pacientët e predispozuar. Në raste veçanta të janë përshkruar efektet e hipersensibilitetit nga paracetamoli (enjtje e fytyrës, dispne, djersitje, nauze, ulje e presionit të gjakut, madje dhe shok). Nëse efektet anësore të sipërpërmendura shfaqen, Migranertoni nuk duhet marrë përsëri. Mjeku duhet të informohet që të përcaktojë gradën e ashpërsisë dhe masa të mëvonshme nëse është e nevojshme. Në rast se shenjat e para të reaksioneve të hipersensibilitetit shfaqen,Migranertoni duhet të ndërpritet dhe duhet kontaktuar menjëherë me mjekun.

Migranertoni mund të modifikojë përthithjen e substancave të tjera (psh, absorbimi i digoksinës dhe cimetidinës mund të reduktohet, ndërsa absorbimi i levo dopës, paracetamolit, antibiotikëve të ndryshëm (e provuar për tetraciklinën dhe pivampicilinën), litiumit dhe alkolit mund të shpejtohet ose të rritet ). Migranertoni mund të fuqizojë funksionin e barnave qetësues. Agjentët antikolinergjikë mund të reduktojnë efektin e Migranertonit. Në rast të administrimeve simultane të Migranertonit dhe agjentëve neuroleptikë (psh, fenotiazinat, derivatet e ksantenit, butirofenonet), çrregullimet ekstrapiramidale (psh, lëvizje të ngjashme me krampet në kokë, qafë dhe shpatulla) mund të shfaqen më shpesh. Efekti i antidepresivëve triciklikë (barnat psikostimuluese të rritjes së humorit), inhibitorët e monoamino oksidazës (MAO inhibitorët) dhe agjente simpatomimetikë mund të ndikohen në rast të administrimit simultan të Migranertonit. Efekti i suksinilkolinës mund të zgjatet nga përdorimi i Migranertonit. Marrja e preparateve që shkaktojnë rritjen e reduktimit të barnave në mëlçi (induksioni i enzimave) të tilla si disa agjentë gjumësjellës dhe antiepileptikë (barna kundër atakeve të krampeve të trurit [fenobarbital, fenitoin, karbamazepinë] po ashtu dhe rifampicina (agjent antituberkular) mund të çojë në dëmtime hepatike edhe në doza jo të dëmshme të paracetamolit. E njëjta gjë aplikohet për abuzimin me alkol. Ndërveprimet midis paracetamolit dhe derivateve të kumarinës (bar për reduktimin e koagulimit të gjakut) duke u bazuar në lidhjen e tyre klinike, nuk mund të vlerësohen akoma. Përdorimi kohëgjatë i Migranertonit në pacientë që trajtohen me antikoagulantë oralë rrjedhimisht duhet të jetë subjekt i kontrollit mjekësor. Në rast të administrimit të njëkohshëm të paracetamolit dhe kloramfenikolit, eleminimi i këtij të fundit mund të zgjatet mjaft, duke rrezikuar për toksicitet. Në rast të administrimit të njëkohshëm të paracetamolit dhe AZT (zidovudinë) rritet tendenca e reduktimit të qelizave të bardha (neutropenia). Migranertoni duhet të merret me AZT vetëm në kontroll mjekësor. Në rast të përdorimit simultan të barnave që çojnë në një zbrazje të vonuar të stomakut, të tilla si propantelina, absorbimi dhe fillimi i veprimit të paracetamolit mund të vonohet.

Të rriturit : 1×2 kapsula menjëherë pas simptomave të para të migrenës, të rinjtë: 1-2 kapsula dhe mund të ndryshojë vetëm nëse përshkruhet nga mjeku. Nëse ka nevojë kjo dozë mund të përsëritet në intervale 4 orëshe. Dozimi ditor (24 orë) nuk duhet ti kalojë 6 kapsula, vetëm nëse përshkruhet nga mjeku. Në rast të dëmtimit renal, dozimi duhet përshtatur sipas çrregullimit funksional. (indikacionet e mëposhtme aplikohen tek të rriturit) Klirensi i kreatininës deri në 10ml/min: 10 mg metoclopramide një herë në ditë: Klirensi i kreatininës 11-60ml/min: 10 mg metoclopramid 1 herë në ditë dhe 5 mg metoclopramide 1 herë në ditë. Për pacientët me insufiçencë të rëndë hepatike me ascit (edemë abdominale) dozimi duhet të reduktohet në gjysëm, në varësi të gjysëmjetës së zgjatur të eleminimit. Në rast të rritjes kongenitale të përmbajtjes së bilirubinës në gjak (sindroma Gilbert ose sëmundja Meulen-gracht) nevojitet një reduktim i dozës ose i intervaleve të zgjatura. Mënyra dhe zgjatja e trajtimit Kapsulat duhet të gëlltiten me ujë, pa i përtypur, menjëherë në simptomat e para të atakut migrenoz. Migranertoni indikohet vetëm për trajtim të dhimbjes akute dhe nuk duhet të përdoret si një terapi kohëgjatë. Nuk duhet të përdoret për më shumë se 3-4 ditë pa u konsultuar me mjekun. Masat e emergjencës, simptomat dhe antidotet. a. Simptomat e intoksikimit Simptomat pas marrjes së metoclopramidit ose paracetamolit të renditura më poshtë i referohen simptomave pas administrimit të dozave të ekzagjeruara të metoclopramidit ose paracetamolit ( mbidozim). Metoclopramidi simptomat: përgjumje, konfuzion, irritabilitet, paqëndrueshmëri e rritur, krampe, çregullime motore ekstrapiramidale, çregullime kardiovaskulare me bradikardi dhe rritje ose ulje të presionit të gjakut. Pas ndërprerjes së barit simptomat zhduken në rastet më të lehta brenda 24 orëve. Në varsëi të rëndësisë së intoksikimit, rekomandohet lavazhi gastrik dhe kontrolli i funksioneve vitale deri në zhdukjen e simptomave. Simptomat ekstrapiramidale zhduken pas administrimit të ngadaltë intravenoz të biperidenit. Paracetamoli Në rast të mbidozimit me paracetamol në fillim (dita 1) nauzeja, të vjellët, djersitja, përgjumësia dhe një ndjenjë e përgjithshme e të qenurit i sëmurë mund të shfaqet. Pavarësisht nga përmirësimi i ndjenjës së përgjithshme subjektive në ditën e dytë mund të shfaqet një dëmtim në rritje i mëlçisë i cili mund të çojë në koma në dite e tretë. Mjeku duhet të marrë masat e mëposhtme duke u bazuar në marrjen e fundit: Brenda 6 orëve një detoksifikim duke nxitur vjelljen ose lavazhin gastrik mund të jetë mjaft i dobishëm. Administrimi intravenoz i antidotëve si psh, cisteamina ose N-acetilcisteinë duhet bërë brenda 8 orëve nga intoksikimi në mënyrë që të neutralizojë metabolitet e dëmtimit të qelizës nga paracetamoli. Një lavazh i gjakut (dializa) mund të zvogëlojë përqëndrimin e paracetamolit në gjak. Mundësitë e tjera për trajtimin e intoksikimit me Migranerton® varen nga faza, shtrirja dhe simptomat klinike. Në rast se sasia e Migranertonit nuk ishte e mjaftueshme ose është harruar të merret, mos merrni sasinë dyfishe herën tjetër por vazhdoni marrjen si është përshkruar në instruksionet e dozimit. Në rast të ndërprerjes së menjëhershme pas abuzimit kohëgjatë me doza të larta të analgjezikëve mundtë shfaqen dhimbja e kokës, lodhja, dhimbja muskulare, nervoziteti, dhe simptomat vegjetative. Simptomat e zverdhjes do të zhduken brenda disa ditëve. Deri atëherë nuk duhen përdorur agjentë analgjezikë. Mund të përdoren përsëri pas konsultës me mjekun.