Metronidazoli, një rrjedhës sintetik i nitroimidazolit, vepron kundër mikroorganizmave anaerobe gram pozitive dhe gram negative (lloje të Bacteroides, përfshirë grupin bakteror të B. Fragilis, lloje të Clostridium, Iloje të Eubacterium, Iloje të Peptococcus, Iloje te Peptostreptococcus dhe kundër protozoareve (Trichomonas vaginalis, Entamoeba histolytica dhe Giardia lamblia).
Si të gjithë barnat e tjera Metronidazol mund të shkaktojë efekte anësore, megjithëse jo çdokush i manifeston. Metronidazol tolerohet mirë në dozat e rekomanduara. Njoftoni mjekun tuaj për efektet anësore të mëposhtme që mund t’ju shfaqen: çrregullime të lehta gastrointestinale (të pëziera, dhimbje abdominale, shije metalike); reaksione të mbindjeshmërisë (ekzema, urtikarie) janë të rralla; reaksione të padëshirueshme neurologjike (dhimbje koke, marrje mendsh, ataksi, konvulsione, encefalopati, neuropati periferike); neutropeni kalimtare: pankreatit i cili mund të shfaqet në raste shumë të rralla. Në qoftë se ndonjë prej efekteve anësore përkeqësohet, ose në qoftë se vëreni efekte anësore që nuk përmenden në këte fletëudhëzues, ju lutemi të lajmeroni mjekun ose farmacistin tuaj. Kur shfaqet ndonjë nga efektet anësore të mësipërme mjekimi me Metronldazol duhet ndërprerë dhe ju duhet të këshilloheni me mjekun ose me farmacistin tuaj.
Trajtimi i njëkohshëm me barna të tjera mund të ndikojë ose të ndikohet nga Metronidazol. Ju lutemi të kontaktoni me mjekun ose farmacistin tuaj në qoftë se jeni duke marrë ose keni marrë kohët e fundit barna të tjera, përfshirë ato të marra pa recetë. Mos harroni të informoni mjekun tuaj për trajtimin me Metronidazol në qoftë se Ju jepet ndonjë bar tjetër gjatë trajtimit. Kur jepet me alkoolin, metronidazoli mund të provokojë një reaksion të ngjashëm me disulfiramin tek disa pacientë. Janë vërejtur psikoza akute ose konfuzion të lidhura me përdorimin e njëkohshëm të disulfiramit me metronidazolin. Është raportuar një dëmtim i metabolizmit ose ekskretimit të shumë barnave duke përfshirë varfarinën, fenitoinën, litiumin dhe fluorouracilin duke shkaktuar një rritje të incidences së efekteve anësore. Mendohet se fenitoina mund të përshpejtojë metabolizmin e metronidazolit. Përqëdrimet plazmatike të metronidazolit zvogëlohen nga fenobarbitali duke sjellë një reduktim të efektivitetit të metronidazolit. Cimetidina rrit përqëndrimet plazmafike të metronidazolit dhe mund te rrisë edhe riskun për efekte anësore neurologjike si rezultat i trajtimit me metronidazol. Omeprazoli mund të zvogëlojë përqëndrimet plazmatike në lëngun gastrik të metronidazolit si rezultat i reduktimit gjatë transferimit në plazmë. Kjo karakteristikë mund të jetë sinjifikative gjatë trajtimit të infeksioneve të Helicobacter pylori.
Gjithmonë merreni Metronidazol sipas këshillës se mjekut. Në qoftë se nuk jeni i sigurt kontaktoni me mjekun ose farmacistin. Në qoftë se ndjeni që efektet e Metronidazolit janë shumë të fortë ose shumë të dobëta, flisni me mjekun ose farmacistin tuaj. Tabletat duhet të gëlltiten me një gotë ujë (200-250 ml ujë). Tabletat e Metronldazol disponohen në formëdozën : 250 mg Tretësira për perfuzion e Metronidazol disponohen në formëdozën : 0.5%- 100 ml Ovula e Metronidazol disponohen në formëdozën 500 mg. Dozimi jepet si më poshtë: Në infeksionet anaerobe (zakonisht mjekimi zgjat 7 ditë), nga goja: Në fillim 750 mg, pastaj 500 mg, çdo 8 orë. me perfuzionim në venë: 500 mg, çdo 8 orë. Fëmijët, me çdo rrugë ( përveç ovulave): 7,5 mg/ kg peshë. çdo 8 orë. Në ulcus cruris dhe decubitus: Nga goja, 500 mg, çdo 8 orë, për 7 ditë. Në vaginozë bakterore: Nga goja. 500 mg, 2 herë në dite, për 7 ditë ose 2 g. si dozë e vetme. Në gingivit ulçeroz akut: Nga goja, 250 mg, çdo 8 orë, për 3 ditë. Fëmijët 1 – 3 vjeç: 50 mg, çdo 8 orë, për 3 ditë; Fëmijët 3 – 7 vjeç:1 00mg, çdo 12 orë: Fëmijët 7 -10 vjeç: 125 mg, çdo 8 orë. Në infeksionet akute denture: Nga goja: 250 mg, çdo 8 orë për 3 – 7 ditë. Në profilaksinë kirurgjike: Nga goja. 500 mg, çdo 8 orë, që fillohet para ndërhyrjes kirurgjike dhe pastaj në periudhën postoperatore vazhdohet me perfuzionim në venë derisa të fillohet sërish mjekimi nga goja. Fëmijët: 7,5 mg/ kg peshë, çdo 8 orë. Me perfuzionim në venë: 500 mg, para ndërhyrjes kirurgjike dhe pastaj vazhdohet çdo 8 orë derisa të fillohet me mjekim nga goja. Fëmijët 7, 5 mg/ kg peshë, çdo 8 orë. Në trikomoniazë: Nga goja, 250 mg, çdo 8 orë, për 7 ditë ose 500 mg, çdo 12 orë për 7 ditë ose 750 mg në mëngjes dhe 1,25 g në darkë, para gjumit, për 2 dite ose 2g, si dozë e vetme. Kur rishfaqet infeksioni, duhet mjekuar të njëjtën kohë edhe partneri tjetër me të njëjtin regjim dozimi. Fëmijët 1 -3 vjeç: 50 mg, çdo 8 orë, për 7 ditë; Fëmijët 3 – 7 vjeç; 100 mg, çdo 12 orë. Në amebiazë intestinale invazive, nga goja: 750 mg, çdo 8 orë, për 5 ditë: Fëmijët 1 – 3 vjeç: 250 mg, çdo 8 orë; Fëmijët 3 – 7 vjeç: 250 mg, çdo 6 orë; Fëmijët 7-10 vjeç: 500 mg. çdo 8 orë. Në amebiazë ekstraintestinale (pëfshirë dhe absceset e mëlçisë) dhe bartësit josimptomatikë të cisteve amebike: 500 – 750 mg, çdo 8 orë, për 5- 10 ditë. Fëmijët 1 -3 vjeç: 125 – 250 mg, çdo 8 orë: Fëmijët 3 – 7 vjeç: 125 – 250 mg, çdo 6 orë; Fëmijët 7 – 10 vjeç: 250 – 500 mg, çdo 8 orë. Në xhiardiazë: 2 g në ditë për 3 ditë. Fëmijët 1 – 3 vjeç: 500 mg në ditë; Fëmijët 3 – 7 vjeç: 500 – 750 mg në ditë. Fëmijët 7-10 vjeç: 1 g në ditë. Ovulat: Në vaginitet jospecifike dhe trikomoniazë vaginale, 1 ose 2 ovula në ditë dhe 5 tableta nga goja. Në qoftë se keni marrë më shumë Metronidazol Në qoftë se keni marrë më shumë Metronidazol se sasia që duhet të merrnit, ose në qoftë se fëmijët e kanë marrë gabimisht këtë bar, ju lutemi të kontaktoni mjekun tuaj, spitalin ose të telefononi urgjencën për të marrë një mendim për rrezikun dhe këshillë për veprimet që duhet të ndërmerren. Simptomat e përshkruara nga mbidozimi nga një dozë e vetme deri në 12 g metronidazol janë: të vjella, ataksi dhe disorientim i lehtë. Trajtimi: nuk ekziston një antidot specifik për metronidazolin. Në rastet e një mbidozimi akut duhet të vazhdohet me një trajtim simptomatik (lavazh gastrik, karbon aktiv, hemodializë). Në qoftë se keni harruar ta merrni Metronidazol Në qoftë se harroni një dozë (ose më shurnë doza), merrni dozën në vazhdim kur të jetë koha për marrjen e zakonshme të saj. Mos merrni një dozë te dyfishtë (ose më të lartë) për të plotesuar dozën (dozat) e harruar(a). Në qoftë se keni pyetje të mëtejshme mbi përdorimin e këtij produkti, pyesni mjekun ose farmacistin tuaj.
Metronidazol përdoret në: mjekimin e infeksioneve të shkaktuara nga mikroorganizma anaerobe dhe të infeksioneve nga protozoarët; parandalimin e infeksioneve postoperatore, të shkaktuara nga bakteret anaerobe, sidomos speciet e bakteroideve dhe të streptokokeve anaerobe, mjekimin e septicemisë, bakteremisë, peritonitit, absceseve të trurit, pneumonisë nekrotizuese, osteomielitit, sepsis puerperal, absceseve pelvike, celulitit pelvik dhe infeksioneve të plagëve postoperatore, kur prej tyre janë izoluar mikoorganizma patogjene anaerobe, të ndjeshme; trikomoniazë urogjenitale në femra (vaginit trikomonal) dhe meshkuj; vaginozë bakterore (e njohur edhe si vaginit jospecifik), vaginozë anaerobe ose vaginit nga Gardnerella; gingivit ulçeroz akut; ulçera të kërcirit, të infektuara nga mikroorganizma anaerobe; infeksione dentare akute (p.sh. perikoronit akut dhe infeksione apikale skate); të gjitha format e amebiazës (sëmundje intestinale dhe ekstraintestinale) dhe ato të bartësve josimptomatike të cisteve: xhiardiazë. Mjeku juaj mund ta ketë dhënë Metronidazol për një qëllim tjetër. Pyesni mjekun tuaj në qoftë se doni të dini pse ju është dhënë Metronldazol.