Regjistrohu/Kyçu

METFORMIN LEK

Metformine është një antidiabetik që merret nga goja dhe që nuk ka lidhje nga ana kimike ose farmakologjike me rrjedhësit e sulfaniluresë. Metformina përmirëson tolerancën e glukozës në të sëmurët me diabet joinsulinovartës duke ulur nivelin plazmatik të glukozes, si atë bazal, ashtu edhe atë pas ngrënies. Metformine zvogëlon prodhimin hepatik të glukozës, ul përthithjen intestinale të glukozës dhe përmirëson ndjeshmërinë e insulinës ( rrit rikapjen periferike të glukozës ).

Metformine është një antidiabetik që merret nga goja dhe që nuk ka lidhje nga ana kimike ose farmakologjike me rrjedhësit e sulfaniluresë. Metformina përmirëson tolerancën e glukozës në të sëmurët me diabet joinsulinovartës duke ulur nivelin plazmatik të glukozes, si atë bazal, ashtu edhe atë pas ngrënies. Metformine zvogëlon prodhimin hepatik të glukozës, ul përthithjen intestinale të glukozës dhe përmirëson ndjeshmërinë e insulinës ( rrit rikapjen periferike të glukozës ).

Si të gjitha barnat e tjera, Metformine mund të shkaktojë efekte anësore, megjithëse jo çdokush i manifeston. Ndonjëherë ato janë serioze, ndonjëherë jo. Mos u alarmoni nga kjo listë e efekteve të mundshme anësore. Mund të mos ju shfaqet asnjë prej tyre. Efektet e padëshirueshme më të shpeshta janë: çrregullime gastrointestinale ( anoreksi, të përziera e të vjella, shqetësime abdominale, dispepsi, diarre dhe shije metalike ). Këto çrregullime zakonisht janë të lehta dhe mund të mënjanohen duke e marrë barin gjatë ngrënies ose pas saj. Ndonjëherë mund të jetë e nevojshme ulja e përkohshme e dozës së metforminës. Ka rëndësi të theksohet që mjekimi me Metformine të mos ndërpritet që në shenjat e para të intolerancës, sepse ato mund të zhduken vetvetiu; acidozë laktike, e cila mund të shoqërohet me simptoma jokarakteristike, si: mialgji, gjendje dobësie, çrregullim i frymëmarrjes, përgjumje, dhe çrregullim psikik; në raste të rralla janë vërejtur edhe reaksione në lëkurë, si: skuqje, të kruajtura ose reaksione të vërteta urtikarioide; Në qoftë se ndonjë prej efekteve anësore përkeqësohet, ose në qoftë se vëreni efekte anësore që nuk përmenden në këtë fletëudhëzues, ju lutemi të lajmëroni mjekun ose farmacistin tuaj.

Trajtimi i njëkohshëm me barna të tjera mund të ndikojë ose të ndikohet nga Metformine. Ju lutemi të kontaktoni me mjekun ose farmacistin tuaj në qoftë se jeni duke marrë ose keni marrë kohët e fundit barna të tjera, përfshirë ato të marra pa recetë. Mos harroni të informoni mjekun tuaj për trajtimin me Metformine në qoftë se ju jepet ndonjë bar tjetër gjatë trajtimit. Ështe veçanërisht e rëndësishme që mjeku juaj të jetë në dijeni të faktit që ju jeni duke u trajtuar me: barna kationike, cimetidinë, furosemid, lëndë kontrasti të joduara dhe nifedipinë, pasi janë barna që mund të ndikojnë te metformina; furosemidi ndikohet nga metformina ; diuretikët tiazidikë dhe diuretikëft e tjerë, kortikosteroidet, fenotiazinat, produktet e tiroides, estrogjenet, kontraceptivët që merren nga goja, fenitoina, acidi nikotinik, simpatomimetikët, kalçibllokuesit dhe izoniazidi kanë prirje që të shkaktojnë hipoglicemi dhe mund të shpien në humbjen e kontrollit të glicemisë. Kur këto barna përdoren nga të sëmurët që marrin Metformine, ata duhen mbikqyrur me kujdes me qëllim që të mbahet një kontroll i përshtatshëm i glicemisë

Për të rriturit : Doza e zakonshme fillestare është 500 mg, 2 herë në dite ose 850 mg, 2 herë në ditë që jepen në mëngjes dhe në mbrëmje gjatë ngrënies. Doza rritet me 500 mg çdo javë, që jepen në doza të ndara, deri në një maksimum prej 3000 mg në ditë. Metformina mund të përdoret 2 herë në ditë, deri në 1700 – 2000 mg në ditë ( psh. 1000 mg, 2 herë në ditë, në mëngjes e në mbrëmje gjatë ngrënies ). Në qoftë se nevojitet një dozë prej 2500 mg – 2550 mg ajo mund të tolerohet më mirë, po të jepet 3 herë në ditë gjatë ngrënies. Për të moshuarit : Metformine duhet përdorur me kujdes tek të moshuarit meqënëse me kalimin e moshës kemi uje të funksionit të veshkave si pasojë e grumbullimit të barit në organizëm , çka mund të rezultojë me acidozë laktike . Kjo është arsyeja pse funksioni i veshkave duhet monitoruar rregullisht tek kjo kategori pacientësh me qëllim përcaktimin e saktë të dozës. Për fëmijët : në fëmijët 10 vjeç e sipër , doza e zakonshme fillestare është 500 mg , 2 herë në ditë. Doza mund të rritet me nga 500 mg në ditë në intervale javore derisa të arrihet rezultati i dëshiruar dhe një maksimum doze prej 2 g . Në qoftë se keni marrë më shumë Metformine Në qoftë se keni marrë më shumë Metformine se sasia që duhet të merrnit ose në qoftë se fëmijët e kanë marrë gabimisht këtë bar, ju lutemi të kontaktoni mjekun tuaj, spitalin ose të telefononi urgjencën për të marrë një mendim për rrezikun dhe këshillë për veprimet që duhet të ndërmerren. Në qoftë se keni harruar të merrni Metformine Në qoftë se harroni një dozë ( ose më shumë doza ), mermi dozën në vazhdim kur të jetë koha për marrjen e zakonshme të saj. Mos merrni një dozë të dyfishtë ( ose më të lartë ) për të plotësuar dozën ( dozat ) e harruar ( a ). Në qoftë se keni pyetje të mëtejshme mbi përdorimin e këtij produkti, pyesni mjekun ose farmacistin tuaj.

Gjithmonë merrini Metformine vetëm sipas këshillës së mjekut. Në qoftë se ndjeni që efektet e Metformine janë shumë të forta ose shumë të dobëta, flisni me mjekun ose farmacistin tuaj. Tabletat Metformine disponohen në formëdozën 500 mg ose 850 mg . Tabletat e veshura me film Metformine disponohen ne formëdozën 1000 mg. Nuk ekziston një dozë fikse e metforminës për mjekimin e diabetit. Doza duhet individualizuar në bazë të efektshmërisë dhe të tolerancës, por pa e tejkaluar dozën maksimale ditore prej 3 g. Fillohet me një dozë të vogël, e cila rritet gradualisht, me qëllim që të pakësohen efektet e padëshirueshme gastrointestinale dhe të përcaktohet doza minimale e nevojshme për kontrollin e duhur të glicemisë.