Berlipril 10 (tableta)
Berlipril® 10 zakonisht tolerohet mirë nga të sëmurët. Rastësisht, mund të vërehet një ulje e tepërt e presionit arterial, e shoqeruar me simptoma të tilla si: marrje mendsh, dobësi trupore, shqetësime të pamjes dhe, rralle, çrregullime të ndërgjegjes. Kjo ndodh zakonisht gjatë fillimit të trajtimit me Berlipril® 10, kur rritet doza, kur kemi humbje të ujit dhe kripës nga organizmi (psh nga trajtimi i mëparshëm me medikamente që rrisin shpeshtësinë e urinimit), në të sëmurët insufiçiencë kardiake, hipertension të formës së rëndë ose hipertension të shkaktuar nga patologjite renale. Mund të vërehet gjithashtu kolle e thatë, joproduktive, dhe shqetësime të tjera të traktit respirator, dhimbje koke, lodhje, crregullime gastrointestinale, apo reaksione alergjike të lëkurës (rash ose te kruajtura). Në raste të veçanta është vënë rë enjtja e indeve (edeme angioneurotike) të tilla si laringsi, fyti, gjuha dhe anesitë. Në këto raste, si dhe kur shfaqen simptoma të tilla si: ethe, zmadhim i limfonodulave, dhe/ose inflamacion i grykës, duhet të paraqiteni menjëherë tek mjeku. Informoni gjithashtu mjekun tuaj në qoftë se vini re fenomene dhe shqetësime që nuk janë përmendur më sipër. Efektet mbi aftesinë për të drejtuar automjetin Veçanërisht në fillim të trajtimit, kur rritet doza, kur bëhet zëvendesimi i preparatit, si dhe kur njëkohësisht konsumohet alkool, mund të ndryshojë koha e kundërveprimit (reagimit). Në këto raste, në individë të caktuar, mund të ulet aftesia për të manovruar në trafikun rrugor, si dhe për të përdorur makineritë.
Nga përdorimi i barnave të tjerë njekohesisht me Berlipril® 10 mund te ndryshojne si efektet terapeutike, ashtu dhe ato anësore. Tashmë njihen ndërveprimet ndërmjet enalaprilit dhe barnave të tjerë si: antihipertensivet, barnat kunder dhimbjes dhe reumatizmës, barnat që rrisin shpështësine e urinimit, anestezikët (informoni anestezistin në qoftë se trajtoheni me Berlipril® 10), barnat antidepresive, barnat antikanceroze dhe antidiabetikët. Pirja e alkoolit, në te njëjtën kohë kur përdoret Berlipril® 10 mund të shoqërohet me theksim të efekteve të alkoolit. Ushqimet e pasura me kripë ulin efektin e barit dhe për këtë arsye duhet të mënjanohen. Informoni mjekun tuaj nëse ndërkohë jeni duke përdorur medikamente të tjera.
Doza e Berlipril 10, për secilin pacient, përcaktohet nga mjeku, duke u bazuar në vlerat e presionit arterial. Për sa kohe nuk përshkruhet ndryshe, dozimi mund të bëhet si vijon: Presion arterial i lartë (hipertension) Doza e fillimit është 1 tablete Berlipril® 10, zakonisht në mëngjes. Në qoftë se nuk arrihet normalizimi i vlerave të presionit arterial, doza mund të rritet në 1 tabletë në ditë. Rritja e mëtejshme e dozës nuk duhet bërë përpara se të kenë kaluar 3 javë mjekim. Doza mbajtese zakonisht është 1 tabletë në ditë. Doza maksimale nuk duhet të kalojë 2 tableta Berlipril® 10, dy herë në ditë. Insufiçiencë kardiake ose disfunksion i ventrikulit të majtë Doza e fillimit është 1 tablete Berlipril® 10 në mëngjes. Rritja e dozës duhet të bëhet gradualisht, duke u bazuar në përgjigjen individuale të të sëmurit ndaj terapisë. Doza mbajtëse zakonisht është .-1 tabletë në ditë. Doza maximale nuk duhet të kalojë 2 tableta Berlipril® 10 në ditë. Doza në terren të insufiçiencës renale të moderuar (klirensi i kreatinines 30-60mL/min) dhe në moshat e vjetra(mbi 65 vjec). Doza e fillimit zakonisht është 1 tablete Berlipril® 10 në mëngjes. Doza mbajtëse zakonisht është .-1 tabletë në ditë. Doza maximale nuk duhet të kalojë 2 tableta Berlipril® 10 në ditë. Doza në çrregullimet e rënda të funksionit renal (klirensi i kreatinines më pak se 30mL/min) dhe në dializë. Doza e fillimit zakonisht është 1 tablete Berlipril® 10 në mëngjes. Të sëmuret që dializohen duhet ta marrin barin pas dializes. Doza mbajtese zakonisht është 1 tablete në ditë. Doza maximale nuk duhet të kalojë 1 tablete Berlipril® 10 në ditë. Në çdo rast, kohëzgjatjen e mjekimit e vendos mjeku kurues.
Berlipril® 10 mund të përdoret, vetem pas konsultimit me mjekun, në rastet e: dëmtimeve të rënda të funksionit renal, ekskretimit të proteinave në urinë (proteinurise), dëmtimeve të rënda të ekuilibrit hidro-elektrolitik, të sëmurëve në dializë, dëmtimeve të sistemit imunitar, patologjive inflamatore sistemike të indit lidhor (kolagjenozat), si dhe në rastet e trajtimit të njëkohshem me barna që frenojnë përgjigjen imunitare, ose me allopurinol, prokainamid ose litium. Përdorimi gjate shtatzanise dhe gjatë ushqyerjes me gji Berlipril® 10 nuk duhet përdorur tek gratë shtatzëna. Gjatë trajtimit me Berlipril® 10, grate duhet të marrin masat e duhura kontraceptive. Në qoftë se gjatë trajtimit ndodh shtatzënia, duhet të bëhet zëvendesimi me një klasë tjetër terapeutike (jo ACE-inhibitor). ACE-inhibitorët kalojnë në qumështin e gjirit dhe, duke qenë se nuk ka eksperiencë me përdorimin e ketij bari gjatë gjidhënies, Berlipril® 10 nuk duhet të përdoret gjatë periudhës së ushqyërjes me gji.