Regjistrohu/Kyçu

METADON ALKALOID ®

Metadoni përdoret për trajtimin e varësisë në opioide. Metadoni gjithashtu mund të përdoret edhe te rastet e dhembjeve të fuqishme ose te kollitja intensive.

Metadoni përdoret për trajtimin e varësisë në opioide. Metadoni gjithashtu mund të përdoret edhe te rastet e dhembjeve të fuqishme ose te kollitja intensive.

Si të gjitha barnat tjera, edhe Metadon Alkaloid mund të ketë efekte të padëshiruara, por nuk do të thotë se këto do ti ketë secili pacient. • Te të varurit nga narkotikët në fillim të trajtimit shfaqen: euforia, marramendja, përgjumja, nauzeja, vjelljet, kapsllëku, djersitja ekscesive, çrregullimi i urinimit, enjtjet; • te personat e varur nga opioidet gjatë fazës së terapisë mbajtëse: djersitje profuze, nauze, kapsllëk; • te persionat e pavarur në opioide: euforia, kokëdhembja, pagjumësia, agjitacioni, ndryshimi i perceptimit të të parit, tharja e gojës, anoreksia, hipotensioni, retencioni urinar (pamundësia e urinimit, rënia e libidos, varshmëria, toleranca. Tregoni mjekut tuaj, ose drejtohuni te spitali më i afërm nëse shfaqen: • Kruarje, skuqje, urtikarie. • Vështirësi në frymëmarrje dhe marramendje; • Ndryshime në ritmin e zemrës; Ju lutemi që të konsultoheni me mjekun tuaj ose me farmacistin nëse do të keni ndonjerin nga këto efekte të padëshiruara, ose ndonjë i cili nuk është shënuar në këtë fletëudhëzim

Informoni mjekun ose farmacistin nëse jeni duke marrë ose keni marrë kohët e fundit barna të tjera, qoftë edhe ato pa përshkrimin e mjekut. Të keni parasysh se këto informacione mund ti përkasin barnave të cilat më nuk i pini, si dhe barnat të cilat planifikoni ti merrni në të ardhmen. Është me rëndësi të veçantё nëse në të njejtën kohë merrni edhe këto barna: • Nalokson/naltrekson/buprenorfinë; • Antibakterial (rifampicinë, klaritromicinë, eritromicinë); • Barna kundër infeksioneve me kërpudha (flukonazol, itrakonazol, ketokonazol); • Antikonvulsiv (barbiturate, fenitoinë, karbamazepinë); • Antiviralë (ritonavir, nelfinavir, nevirapin, efavirenz, zidovudin); • Barnat që e acidifikojnë ose e alkalinizojnë urinën; • Inhibitorë të monoamino oksidazës (përdoren për trajtimin e depresionit); • Antidepresivë të tjerë (p.sh. fluvoksaminë, fluoksetinë); • Depresor të SNQ (p.sh. barna si sedativët, trankuilizantët, hipnotikët, anestetikët); • Analgjetikët e fuqishëm p.sh. morfinë, kodeinë, pentazocinë); • Cimetidinë – për zvoglimin e prodhimit të acidit në stomak); • Barna për probleme me zemër (verapamil, enalapril); • Barna diuretike (barna që rritin sasinë e urinës).

Stabilizimi (në mungesë të simptomave substanciale të abstinencës) shpeshëherë mund të arrihet me dozën ditore prej 40 deri në 60 mg. Pasi që pacienti të stabilizohet brenda disa ditëve, dozimi i metadonit mund të zvoglohet gradualisht në ditë ose në interval prej 2 ditësh derisa të arrihet gjendja pa bar. Programi mbajtës Përdoruesit e fortë të agonistëve të opiateve zakonisht në fillim marrin 30 mg metadon dhe 10 mg tjera në 3-8 orë nëse është e nevojshme. Doza totale ditën e parë nuk duhet të tejkalojë 40 mg. Stabilizimi i dozës mbajtëse zakonisht shfaqet te doza 40-120 mg në ditë. Trajtimi i dhembjes Për lirimin fillestar të dhembjeve të fuqishme, dozimi i zakonshëm i metadonit është 2.5-10 mg çdo 3-4 orë nëse është e nevojshme. Për lirimin e dhembjeve kronike të fuqishme, metadoni jepet në dozë orale 5-20 mg çdo 6-8 orë. Pacientët me dhembje kronike të kancerit metadonin duhet ta marrin jo më shpesh se çdo 4 orë gjatë 3 – 5 ditëve të para, të cilën e pason doza fikse çdo 8 deri në 12 orë në varësi nga nevojat e pacientit. Kollitja e padurueshme Për kontrollimin e kollitjes së padurueshme e përcjellur me dhembje, metadoni zakonisht jepet në dozë 1 deri në 2 mg çdo 4 deri në 6 orë, por te përdorimi i gjatë të zvoglohet në dy herë në ditë. Dozimi në pediatri: Detoksifikimi dhe terapia mbajtëse me metadon duhet të harmonizohet me protokolet e aprovuara klinike dhe rregullativat e aprovuara nga Ministria e Shëndetësisë. Dozimi duhet të harmonizohet me kujdes nga ana e mjekut në bazë të peshës trupore dhe moshës. Nëse përdorni Metadon Alkaloid më shumë sesa duhet: Në rast të marrjes të sasive më të mëdha të Metadon Alkaloid sesa që preferohet, duhet të kontaktoni sa më parë me mjekun tuaj ose farmacistin. Me vete duhet të keni edhe barin ose paketimin e barit, në mënyrë që mjeku ta dijë sa çfarë keni marrë. Ai do ti përcaktojë masat që duhet të ndërmerren, në vartësi nga ashpërsia e intoksikimit/mbidozimit. Simptomat e mbidozimit janë: vështirësitë me frymëmarrje, përgjumje e theksuar ose edhe stupor deri te koma, zvoglimi i bebzave të syve, lëkura e ftohtë dhe e njomë, ngadalsim i theksuar i frekuencës së zemrës, dobësi muskulare. Në raste ekstreme, frymëmarrja ose qarkullimi i gjakut mund të ndalen dhe të shfaqet ataku i zemrës. Nëse keni harruar ta merrni Metadon Alkaloid Mos e dyfishoni dozën. Nëse keni harruar ta merrni këtë bar, ju duhet ta merrni këtë sa më parë që ju kujtohet. Nëse është koha për aplikimin e radhës, vazhdoni sipas orarit, ashtu si është përshkruar nga mjeku juaj. Nëse e ndërpreni marrjen e Metadon Alkaloid Barin merreni sipas rekomandimeve të mjekut tuaj. Mjeku juaj do të ju tregojë për kohëzgjatjen e marrjes së barit. Në rast të ndërprerjes mund të rikthehen simptomat e sëmundjes tuaj. Simptomat e efekteve të abstinencës janë pagjumësia, dhembjet, shkuarje e hundëve, teshtimë, marramendje, humbje e oreksit, diarre). Mjeku juaj do ta zvoglojë dozën gradualisht. Pas sindromit të abstinencës zvoglohet edhe toleranca prandaj dozat që më parë kanë qenë të tolerueshme tani mund të jenë fatale. Nëse keni ndonjë pyetje, ose nëse keni diçka të paqartë, pyeteni mjekun tuaj ose farmacistin

Metadon Alakaloid tretësira orale merret vetëm me recetë të mjekut. Metadon Alakaloid tretësira orale përdoret në institucionet shëndetësore. Këtë bar duhet ta merrni saktësisht sipas rekomandimeve të mjekut tuaj. Mos e ndryshoni dozën, ose ta ndërpreni marrjen e mëtejme pa konsultim paraprak me mjekun tuaj. Mjeku juaj do ta përcaktojë dozimin dhe kohëzgjatjen e mjekimit në varësi nga natyra e sëmundjes. Dozimi është individual dhe mund të ndryshohet në harmoni me gjendjen e pacientit. Rekomandohet që çdo dozë të hollohet me ujë (ose me ndonjë lëng të përshtatshëm).