Regjistrohu/Kyçu

MERESA® 50

Meresa ® 50 është bari nga grupi i neuroleptikëve për mjekimin e sëmundjeve mendore të caktuara (depresioni) dhe në rast të marramendjes

Meresa ® 50 është bari nga grupi i neuroleptikëve për mjekimin e sëmundjeve mendore të caktuara (depresioni) dhe në rast të marramendjes

Si gjithë preparatet e tjera, Meresa® 50 mund të shkaktojë efekte anësore, megjithëse jo çdokujt i ndodhin. Incidencat e mëposhtme përdoren për vlerësimin e efekteve anësore: Shumë e zakonshme (≥ 1/10) E zakoshme (≥ 1/100 deri < 1/10) E pazakontë (≥ 1/1,000 deri < 1/100) E rrallë (≥ 1/10,000 deri < 1/1,000) Shumë e rrallë (≤ 1/10,000) Jo të njohura Jo të njohura (nuk mund të vlerësohen nga të dhënat e mundshme) Çrregullimet e sistemit nervor qëndror: Nauzeja, tharja e gojës ose sasia e rritur e pështymës, transpirim, dhimbje koke, marrje mendsh, lodhje, aktivitet fizik i reduktuar (hipokinezi) mund të ndodhin zakonisht. I pazakontë shtimi i oreksit me rritje në peshë. Të pazakonta, por mjaft të rënda dhe të padëshirueshme janë efektete dozë-vartëse dhe manifestohen, veçanërisht në rast të dozimit të lartë, në formën e çrregullimeve ekstrapiramidale motore (sindromi parkinsonian bar-vartës, diskinezia e hershme) si tensioni muskulor dhe drejtimi i çrregullt i lëvizjeve (psh, qafë-fytyrë, okulogyrik-, spazma të muskulit masseter, qafë e shtrembëruar, ngurtësim i muskulit të shpinës), tremor, gjendje axhitimi me ndjenjën e lëvizshmërisë dhe pamundësinë për të qëndruar ulur (akatizia), nervozitet, çrregullimet e gjumit dhe mungesa e përqëndrimit. Në rast të trajtimit afatgjatë dhe kryesisht me doza të mëdha, një diskinezi ireversibile tardive (çrregullime motore ekstrapiramidale veçanërisht në gojë dhe fytyrë, po ashtu në krahë dhe në këmbë) mund të shfaqet, ku gratë dhe pacientët e moshuar preken më tepër. Janë raportuar raste të veçanta. Pacienti duhet të ekzaminohet rregullisht për zhvillimin e simptomave, të cilat ndonjëherë bëhen të dukshme jo më herët se pas mbarimit të trajtimit. Çrregullime të syrit. Dëmtimi i shikimit mund të ndodhë por jo normalisht. Çrregullime kardiake: Zakonisht takikardi, jo e zakonshme ulja e presionit të gjakut ose – veçanërisht në rast të presionit të lartë të gjakut – presion i rritur i gjakut. Janë raportuar raste të veçanta të zgjatjes së QT po ashtu dhe Torsada e majës. Një rënie e presionit të gjakut mund të ndodhë në rast të ndryshimit të pozicionit nga shtrirë ose ulur në këmbë. Çrregullimet endokrine: Meresa® 50 ushtron një veprim të dallueshëm në ekuilibrin hormonal. Kjo manifestohet si dhimbje dhe ndjenjë tensioni në gjoks, zmadhim të gjendrave të qumështit dhe inkontinencë e qumështit (mastopati, gjinekomasti, galaktorea). Në gra çrregullimet menstruale (dimenorre, amenorre), në burra libido dhe potencë e ulur. Këto çrregullime zakonisht zhduken pas një kohe të shkurtër pas ndërprerjes së sulpiridit. Çrregullimet gastrointestinale: Zakonisht kapsllëk, çrregullime gastrointestinale me nauze dhe të vjella. Çrregullime renale dhe urinare: Vështirësi urinimi jo të zakonshme. Çrregullime të indit subkutan dhe lëkurës: Meresa® 50 mund të shkaktojë reaksione alergjike të lëkurës në formë pruriti dhe ekzanteme. Deri tani nuk janë raportuar çrregullime në tablonë e gjakut gjatë terapisë me sulpirid. Nëse ndonjë nga efektet anësore bëhet serioz, ose nëse vini re ndonjë efekt që nuk është përmendur në këtë fletëpalosje, ju lutem informoni mjekun ose farmacistin tuaj.

Informoni mjekun ose farmacistin nëse jeni duke marrë ose keni marrë kohët e fundit barna të tjera, qoftë edhe ato pa përshkrimin e mjekut. Mjeku juaj do të konsideroj këto informacione gjatë përcaktimit të dozës. Meresa® 50 rrit efektin sedativ të barnave depresivë qëndrorë (psh, barna psikotropikë e preparate për trajtimin e çrregullimeve psiko mendore barbituratet, pjesërisht analgjezikët, anestetikët ose gjithashtu dhe agjentët antihistaminikë ,produkte farmaceutike psh, për trajtimin e alergjive ose të të ftohtit). Meresa® 50 mund të shkaktojë rritje të lëvizshmërisë, nervozitetit, ankthit, dhe axhitimit e kombinuar me barna që kanë efekt nxitës në sistemin nervor qëndror (barnat anoreksike dhe antiastmatike). Meresa® 50 mund të dobësojë efektin e antihipertensivëve ose mund të shkaktojë rritje kritike të presionit të gjakut. Marrja e njëkohshme e levodopës dhe sulpiridit është e kundraindikuar sepse këto produkte farmaceutike kanë efekt antagonist të lidhur me njëri tjetrin. Një kombinim me produkte farmaceutike të cilat ndikojnë në përçimin kardiak dhe të cilat mund të çojnë në aritmi të rëndë (torsada e majës) nuk rekomandohet: – produktet farmaceutike që shkaktojnë bradikardi si betabllokuesit, disa kalçibllokues (dilitiazem, verapamil), klonidina, guanfacina, glikozidet digitalike. – Produktet farmaceutike që shkaktojnë hipokalemi si diuretikët, laksativët, administrimi intravenoz i amfotericinës B, glukokortikoidet, tetrakosaktidet. Hipokalemia duhet trajtuar. – Barnat antiaritmike të klasës Ia (kinidina, disopiramidi) dhe të klasës III (amiodaron, sotalol) – Produkte të tjera farmaceutike si pimozidi, sultopridi, haloperidoli, antidepresivët triciklikë, litiumi, bepridili, cisapridi, tioridazina, administrimi intravenoz i vincaminës, halofantrinës, pentamidinës ose sparfloksacinës. Në rast të marrjes së njëkohshme të produkteve farmaceutike të cilat përmbajnë alumin dhe përthithin acidin gastrik (antacidet ose sukralfati) përthithja e sulpiridit ulet. Rrjedhimisht sulpiridi duhet të merret të paktën 2 orë përpara këtyre barnave.

Në rast se nuk është e përshkruar ndryshe, doza e zakonshme është si vijon: Trajtimi i çrregullimeve depresive: Trajtimi fillon me doza të vogla nga 1 deri në 3 kapsula të Meresa® 50 (i korrespondon 50–150mg sulpirid/ditë). Zakonisht doza mbajtëse për të rritur e Meresa® 50 për të rritur është 1–2 kapsula 3 herë në ditë (që i korrespondon 150–300 mg sulpirid në ditë). Doza më të larta nuk janë të nevojshme dhe përshkruhen nga mjeku në raste të veçanta. Trajtimi i marramendjes: Trajtimi fillon me doza të vogla nga 1 deri 3 kapsula Meresa® 50 (që i korrespondojnë 50–150 mg sulpirid/në ditë) në të rritur. Në përgjithësi doza mbajtëse për të rriturit është 1–2 kapsula Meresa® 50 në ditë (që i korrespondon 15–300 mg sulpirid në ditë) Në rast se nuk përshkruhet ndryshe nga mjeku, Meresa® 50 duhet të përdoret si vijon: në rast Depresioni në rast Marramendjeje Në mëngjes 1 deri 2 kapsula 1 deri 2 kapsula Në mesditë 1 deri 2 kapsula 1 deri 2 kapsula Deri në orën 4 pasdite 1 deri 2 kapsula 1 deri 2 kapsula Vërejtje: Pacientët e moshuar marrin gjysmën e dozës për të rritur të indikuar më lart. Pacientët me funksion renal të dëmtuar marrin në varësi të nivelit të dëmtimit doza ditore më të ulëta. Vëreni shifrat vijuese: – Klirensi i kreatininës midis 30 dhe 60 ml/min: 50% të dozës ditore. – Klirensi i kreatininës midis 10 dhe 30 ml/min: 30% të dozës ditore. – Klirensi i kreatininës nën 10 ml/min: 20 % të dozës ditore. Mënyra e administrimit Meresa® 50 duhet të merret pa u përtypur me një sasi të vogël lëngjesh. Marrja e kapsulave është e pavarur nga vaktet. Meqë Meresa® 50 ka efekte qëndrore nxitëse ajo nuk duhet të merret më vonë se ora 4 pasdite për të shmangur çrregullimet e gjumit. Zgjatja e administrimit Mjeku ndjekës përcakton sasinë e marrjes ditore dhe zgjatjen e trajtimit, në varësi të tablosë klinike të pacientit. Doza ditore mund të ulet ose rritet nga mjeku në varësi të tablosë klinike pas afërsisht 1–3 javësh. Në rast të terapisë kohëgjatë, mjeku duhet të kontrollojë çdo 3–6 muaj nëse është e nevojshme që terapia të vazhdojë. Ju lutem kontaktoni me mjekun ose farmacistin tuaj nëse keni përshtypjen që efekti i Meresa® 50 është shumë i fortë ose shumë i dobët. Nëse përdorni MERESA® 50më shumë sesa duhet Pyesni mjekun për këshilla në rast mbidozimi. Përveç kësaj ju mund të përpiqeni të boshatisni stomakun me anë të nxitjes së të vjellave. Në rast se mendohet për intoksikim duhet marrë parasysh dhe intoksikimi i shumëfishtë nga marrja e tepërt ose përdorimi i disa barnave. Simptomat e një mbidozimi të lehtë mund të jenë psh, lëvizje e vazhdueshme, mjegullim i vetëdijes ose çrregullime motore (çrregullime motore ekstrapiramidale). Axhitim, konfuzion dhe çrregullime të rritura ekstrapiramidale mund të ndodhin në rast të një intoksikimi më të rëndë. Në rast se shfaqen simptoma të tilla, duhet informuar menjëherë mjeku, i cili vendos për nivelin e intoksikimit dhe nëse ka nevojë për masa të mëtejshme. Nëse harroni të merrni MERESA® 50 Asnjëherë mos dyfishoni dozën e barit për të kompenzuar dozën e harruar të barit! Nëse keni keni harruar të merrni një herë dozën e barit, merreni sa më shpejt që ju kujtohet. Nëse ju ndërprisni marrjen e Meresa® 50 Ju lutem konsultohuni me mjekun tuaj nëse do të donit të ndërprisnit trajtimin. Mos e ndërprisni trajtimin mjekësor pa u këshilluar me mjekun. Mund të rrezikojë suksesin e terapisë.

Meresa® 50 përdoret në rast të: – Çrregullimeve depresive, nëse trajtimi me një agjent tjetër antidepresiv ka qenë i pasuksesshëm. – Gjendjet perifero-labirintine të marramendjes në rast të sëmundjes së Meniere (vertigo paroksizmale rotatore me nauze dhe të vjella, shurdhësi të veshit të brendshëm dhe tinitus). Si dhe sa shpeshë duhet marrë MERESA® 50? Gjithmonë barin duhet marrur ashtu siç ju ka rekomanduar mjeku juaj dhe mos e ndërpreni marrjen e barit, përderisa mjeku juaj nuk vendos ta ndërpreni. Për çdo paqartësi kontaktoni mjekun tuaj ose farmacistin. Përdorni Meresa® 50 gjithmonë sipas ka përshkrimit të mjekut. Pyeteni mjekun ose farmacistin në rast se nuk jeni të sigurt. Dozimi dhe kohëzgjatja e trajtimit përshtaten sipas gjendjes individuale të pacientit, po ashtu sipas mënyrës dhe nivelit të sëmundjes.