Regjistrohu/Kyçu

MENDILEX ®

Biperideni i përket grupit të barnave të quajtura antikolinergjik të cilët veprojnë duke e bllokuar efektin e substancave të caktuara natyrore (acetilkolinën). Kjo ndihmon në rënien e shtrëngimit muskular, të djersitjes dhe në prodhimin e pështymës, si dhe përmirëson aftësinë për të ecur te njerëzit me sëmundje të Parkinson-it. Barnat antikolinergjike mund ti ndërpresin spazmat e rënda të muskulaturës së shpinës, qafës dhe syve të cilat nganjëherë shkaktohen nga marrja e barnave psikiatrike. Këto gjithashtu mund ti zvoglojnë edhe efektet e tjera të padëshiruara si rigjiditeti/shtrëngimi muskular (shenjat ekstrapiramidale). Këto nuk janë të dobishme për trajtimin e problemeve me lëvizje të shkaktuara nga diskinezia tardive dhe mund ti përkeqësojë ato.

Biperideni i përket grupit të barnave të quajtura antikolinergjik të cilët veprojnë duke e bllokuar efektin e substancave të caktuara natyrore (acetilkolinën). Kjo ndihmon në rënien e shtrëngimit muskular, të djersitjes dhe në prodhimin e pështymës, si dhe përmirëson aftësinë për të ecur te njerëzit me sëmundje të Parkinson-it. Barnat antikolinergjike mund ti ndërpresin spazmat e rënda të muskulaturës së shpinës, qafës dhe syve të cilat nganjëherë shkaktohen nga marrja e barnave psikiatrike. Këto gjithashtu mund ti zvoglojnë edhe efektet e tjera të padëshiruara si rigjiditeti/shtrëngimi muskular (shenjat ekstrapiramidale). Këto nuk janë të dobishme për trajtimin e problemeve me lëvizje të shkaktuara nga diskinezia tardive dhe mund ti përkeqësojë ato.

Si të gjitha barnat tjera, edhe Mendilex mund të ketë efekte të padëshiruara, por nuk do të thotë se këto do ti ketë secili pacient. Nëse ju do të keni ndonjerën nga efektet e padëshiruara ju lutemi ndëprejeni marrjen e mëtejme dhe menjëherë kërkoni ndihmën mejkësore: - Reaksione të rënda alergjike (skuqje, urtikatrie, kruarje, vështirësi me frymëmarrje, shtërngime në gjoks; enjtje të gojës, buzëve, fytyrës dhe të gjuhës); - Rritje të temperatures trupore; - Shpejtim, ngadalsim ose ritëm të çrregullt të zemrës; - Anksiozitet, haluçinacione, konfuzion, shqetësim, hiperaktivitet, ose humbje të vetëdijes; - Konvulsione; - Skuqje të lëkurës. Efektet e tjera të padëshiruara më pak serioze kanë gjasa që të shfaqen më shpesh. Nëse do të keni këto efekte vazhdoni ta merrni barin dhe bisedoni me mjekun tuaj: - Tharje e gojës, fryrje e stomakut; - Zgjërim i bebzave të syve dhe turbullim i të parit; - Lodhje, përgjumje, marramendje; - Ataksi, (humbje e kordinimit të lëvizjeve muskulare); - Ju mund të keni lëvizje të cilat nuk mund ti kontrolloni, sidomos të gjuhës, gojës, nofullës, duarve dhe këmbëve; - Pamundësi e memorizimit; - Vështirësi me urinim, kapsllëk; - Nervozitet ose anksiozitet; - Rënie e djersitjes. Mund të shfaqen edhe efekte tjera të padëshiruara që nuk janë përmendur në këtë fletëudhëzim. Nëse vëreni ndonjë nga efektet anësore të renditura më sipër ose ndonjë efekt anësor që nuk përmendet në këtë fletëudhëzimin, ju lutemi informoni mjekun ose farmacistin.

Informoni mjekun ose farmacistin nëse jeni duke marrë ose keni marrë kohët e fundit barna të tjera, qoftë edhe ato pa përshkrimin e mjekut. Të keni parasysh se këto informacione mund ti përkasin barnave të cilat më nuk i pini, si dhe barnat të cilat planifikoni ti merrni në të ardhmen. Nuk rekomandohet marrja e Mendilex-it në të njejtën kohë me barnat e poshtëshënuara: • Analgjetikët e caktuar narkotik si meperidina; • Fenotiazinat dhe antipsikotikët e tjerë; • Antidepresivët triciklik; • Antiaritmikët e caktuar si kripërat e kinidinës; • Antihistaminikët. Informacione të rëndësishme lidhur me disa përbërës të Mendilex Mendilex-i përmban laktozë. Nëse mjeku juaj ju ka thenë se ju nuk i toleroni disa sheqerna, para se ta merrni këtë bar duhet të kontaktoni me mjekun tu

Mjeku juaj do ta përcaktojë dozimin dhe kohëzgjatjen e mjekimit. Doza duhet të ngritet gradualisht derisa të arrihet doza optimale. Doza e zakonshme fillestare në trajtimin e parkinsonizmit është 2 mg në ditë, e ndarë në 2 doza. Dozimi duhet të titrohet duke e rritur derisa të arrihet doza optimale ditore (zakonisht për shumicën e pacientëve 3-12 mg), e ndarë në 3-4 doza. Doza maksimale ditore është 16 mg. Doza e zakonshme te të rriturit për kontrollin e çrregullimeve ekstrapiramidale sekondare nga terapia me barna (neuroleptikët) është 2 mg, një deri në tri here në ditë. Te rastet e spasticitetit, dozimi i rekomanduar është 2 mg, 2-3 herë në ditë. Nëse përdorni Mendilex më shumë sesa duhet Në rast të marrjes të sasive më të mëdha të Mendilex sesa që preferohet, duhet të kontaktoni sa më parë me mjekun tuaj ose farmacistin. Me vete duhet të keni edhe barin ose paketimin e barit, në mënyrë që mjeku ta dijë sa çfarë keni marrë. Ai do ti përcaktojë masat që duhet të ndërmerren, në vartësi nga ashpërsia e intoksikimit/mbidozimit. Mbidozimi me biperiden jep simptoma të ngjashme me intoksikimin me atropine si zgjërimi i bebzave të syve dhe reagim i ngadalshëm i bebzave, lëkura e nxehtë dhe e thatë, skuqje e fytyrës, rënie e sekretimeve nga goja dhe nga rrugët e sipërme respiratore, ngritja e temperatures, takikardia, aritmi të zemrës, zvoglimi i zhurmave të zorrëve dhe retencioni urinar, si edhe deliriumi, dezorientimi, anksioziteti, halucinacionet, konfuzioni, hiperaktiviteti, ataksia dhe konvulsionet. Nëse keni harruar ta merrni Mendilex Mos e dyfishoni dozën. Nëse keni harruar ta merrni këtë bar, ju duhet ta merrni këtë sa më parë që ju kujtohet. Nëse është koha për aplikimin e radhës, vazhdoni sipas orarit, ashtu si është përshkruar nga mjeku juaj. Nëse e ndërpreni marrjen e Mendilex Barin merreni sipas rekomandimeve të mjekut tuaj. Mjeku juaj do të ju tregojë për kohëzgjatjen e marrjes së barit. Nëse keni ndonjë pyetje, ose nëse keni diçka të paqartë, pyeteni mjekun tuaj ose farmacistin.

Këtë bar duhet ta merrni saktësisht sipas rekomandimeve të mjekut tuaj. Mos e ndryshoni dozën, ose ta ndërpreni marrjen e mëtejme pa konsultim paraprak me mjekun tua Ky bar mund të merret vetëm me recetë të mjekut.