Regjistrohu/Kyçu

MENARTAN

menartan® 10, 20, 40mg tableta bën pjesë në grupin e barnave të quajtur antagonistë të receptorëve të angiotenzines II. Angiotenzina II është një substancë natyrale e organizmit të njeriut me veprim ngushtues mbi enët e gjakut. Ngushtimi i enëve vështirëson kalimin e gjakut dhe rrit presionin e tij. Menartan® pengon veprimin e angiotenzines II dhe për rrjedhojë, enët e gjakut zgjerohen dhe presioni i gjakut ulet.

menartan® 10, 20, 40mg tableta bën pjesë në grupin e barnave të quajtur antagonistë të receptorëve të angiotenzines II. Angiotenzina II është një substancë natyrale e organizmit të njeriut me veprim ngushtues mbi enët e gjakut. Ngushtimi i enëve vështirëson kalimin e gjakut dhe rrit presionin e tij. Menartan® pengon veprimin e angiotenzines II dhe për rrjedhojë, enët e gjakut zgjerohen dhe presioni i gjakut ulet.

Si të gjithë barnat Menartan® tableta 10, 20, 40 mg mund të shfaqë efekte të padëshiruara. Vleresimi i efekteve të padëshiruara është bërë sipas shpeshtësisë së më poshtme: Shumë të zakonshme: Më shumë se 1 ne 10 pacientë të trajtuar. Të zakonshme: Më pak se 1 ne 10, por më shumë se 1 ne 100 pacientë të trajtuar. Jo të zakonshme: Më pak se 1 ne 100, por më shumë se 1 ne 1,000 pacientë të trajtuar. Të rralla: Më pak se 1 ne 1,000, por më shumë se 1 ne 10,000 pacientë të trajtuar. Shumë të rralla: Më pak se 1 në 10,000 pacientë të trajtuar, përfshi edhe rastet e veçuara Të zakonshme: Marrje mendsh, bronkit, kollë, inflamacion i fytit (faringit), simptoma të ngjashme me të ftohurën e zakonshme, dhimbje barku, heqje barku (diarre), çrregullime të tretjes, të përziera, inflamacion gastrointestinal, inflamacion i kyçeve, dhimbje mesi, dhimbje kockash, gjak në urinë (hematuri), infeksione të rrugëve urinare, dhimbje gjoksi, lodhje, simptoma të ngjashme me gripin, edema periferike, dhimbje. Jo të zakonshme: Marrje mendsh (vertigo), angina pektoris, shpërthime në lëkurë (rash) Të rralla: Rënie të presionit të gjakut. Në pacientët e moshuar shpeshtësia e hipotensionit është më e rritur. Ashtu si edhe në rastin e barnave të tjerë antagoniste të angiotenzinës II, gjatë përdorimit të olmesartanit, shumë rrallë, mund të shfaqet angioedemë enjtje e indeve të fytyrës, gojës dhe/ose laringut). Të dhënat laboratorike: Çrregullimi i vlerave laboratorike, të raportuara nga të gjithë studimet klinike të Menartan® përkundrejt placebos, pavarësisht nga shkaku apo shpeshtësia përkundrejt placebos është si më poshtë: Të zakonshme: Rritje të kreatinine fosfokinazës, rritje të triglicerideve (hypertrigliceridemi), rritje të përqëndrimit të acidit urik në gjak (hiperuricemi), rritje të enzimave hepatike. Të rralla: Rritje të niveleve të kaliumit në gjak (hiperkalemi).

Përdorimi i njëkohshëm Menartan® tableta 10, 20, 40 mg me barna që përmbajnë kalium, apo zëvendësues të kripës së gjellës që përmbajnë kalium, barna të cilët mbajnë kaliumin në organizëm (disa lloj diuretikësh) apo barna të tjerë, të cilët rritin përqëndrimin e kaliumit në gjak (p.sh heparina) nuk këshillohet. - Efektet e Menartan® tableta 10, 20, 40 mg mund të fuqizohen nga përdorimi i njëkohshëm i barnave të tjerë që shërbejnë për uljen e presionit arterial. - Efektet e Menartan® tableta 10, 20, 40 mg mbi presionin e gjakut, ashtu siç ndodh edhe me barna të tjerë që përdoren për këtë qëllim, mund të pakësohen nga marrja e njëkohshme e barnave antiinflamatore ose analgjezike (kundër dhimbjes). - Efektet e Menartan® tableta 10, 20, 40 mg mund të pakësohen (jo ndjeshëm) kur ai merret njëkohësisht me barna që përmbajne hidroksid alumini ose magnezi (barna antiacide). - Nuk këshillohet përdorimi i njëkohshëm i litiumit dhe Menartan® tableta 10, 20, 40 mg. Kur një gjë e tillë është e nevojshme, mjeku mund të kërkojë matjen e përqëndrimit të litiumit në gjak.

Nuk ka rëndësi nëse Menartan® tableta 10, 20, 40 mg merret gjatë ushqimit ose jo. Tableta duhet të gëlltitet e ndihmuar nga një sasi e vogël uji. Këshillohet që tableta të merret në të njëjtën kohë të ditës, p.sh në mëngjes. - Doza fillestare e këshilluar, në rast se mjeku nuk e përshkruan ndryshe, është 1 tabletë Menartan® 10 mg në ditë, ose 1/2 tabletë Menartan® 20 mg në ditë. - Në rast se nga përdorimi i vetëm një tabletë Menartan® 10 mg në ditë ose 1/2 tabletë Menartan® 20 mg në ditë nuk arrihet kontrolli i dëshiruar i presionit të gjakut, mjeku mund ta shtojë dozën, duke këshilluar 1 tabletë Menartan® 20 mg në ditë, që është edhe doza më e përshtatshme (optimale). - Në rastet kur nevojitet një ulje e mëtejshme e presionit të gjakut mjeku mund të këshillojë përdorimin e një doze më të madhe, p.sh 2X1 tabletë Menartan® 20 mg ose 1 tabletë Menartan® 40 mg në ditë, ose përdorimin e një bari tjetër kundër presionit të shtuar të gjakut, siç është Torasemidi apo Hidroklortiazidi, të cilët rrisin vëllimin e urinës. - Tek pacientët e moshuar nuk është e nevojshme që doza maksimale ditore të jetë më e vogël. Sidoqoftë, kur mjeku vendos të shtojë dozën e olmesartanit deri në kufirin maksimal prej 40 mg në ditë në pacientët mbi 65 vjeç, presioni i gjakut duhet të kontrollohet rregullisht me qëllim që të shmanget rreziku i uljes së theksuar të tij. - Tek pacientët me demtim të lehtë deri mesatar të funksionit të veshkave doza maksimale e olmesartan medoksomil është 20 mg në ditë.