Metronidazoli dhe klotrimazoli nuk absorbohen gjatë aplikimit lokal dhe për këtë, nuk janë vënë re efekte sistemike që mund të shfaqin kundërindikacione të ndryshme nga ato të raportuara më sipër apo të shkaktojnë efekte anësore të padëshiruara. Ndonjëherë mund të kenë fenomene irritimi lokal në rastet e një hipersensibiliteti individual. Nëse konstatohen dëmtime të lëkurës (erozione) atëhere duhet të ndërpritet mjekimi.
Nuk janë të njohura.
Skema mjekuese me rezultatet më të mira është si më poshtë : Tek gratë : 1 ovul vaginale Meclon në vaginë 1 herë në ditë. Ndërkaq 1-2 herë aplikoni kremin në ditë me një shtresë 2 cm të meclonit të përhapur në zonën vulvare dhe perivulvare(vulvite , perivulvite). Tek meshkujt:Vendosni 2 cm të kremit të meclonit mbi glans 1 herë në ditë ,preferohet në mbrëmje dhe sidoqoftë përpara çdo raporti seksual. Trajtimi duhet bërë në të dy partnerët në të njëjtën kohë. Mecloni krem është i indikuar edhe në trajtimin e balaniteve dhe balanopostiteve.