Regjistrohu/Kyçu

MAGALOX

Magalox është antiacid puferik i cili zvogëlon hiperaciditetin e lëngut të stomakut dhe largon dhembjet në stomak, të shkaktuara nga hiperaciditeti.

Magalox është antiacid puferik i cili zvogëlon hiperaciditetin e lëngut të stomakut dhe largon dhembjet në stomak, të shkaktuara nga hiperaciditeti.

Si të gjitha barnat e tjera, edhe MAGALOX® mund të shkaktojë efekte anësore. Antiacidet të cilat përmbajnë alumin në përgjithësi nuk japin efekte të padëshiruara te pacientët me funksion normal renal, por ndonjëherë mund të paraqitet hipofosfatemia. Te pacientët me veshka të dëmtuara, pranimi afatgjatë i bashkëdyzimeve të aluminiumit mund ta keqësojë ose edhe të fillojë paraqitjen e osteodistrofisë, miopatisë proksimale dhe encefalopatisë. Nëse vëreni ndonjë nga efektet anësore të renditura më sipër ose ndonjë efekt anësor që nuk përmendet në këtë fletëudhëzim, ju lutemi informoni mjekun ose farmacistin

Informoni mjekun ose farmacistin nëse jeni duke marrë ose keni marrë kohët e fundit barna të tjera, qoftë edhe ato pa përshkrimin e mjekut. Bashkëdyzimi i aluminit mund të zvogëlojë biodisponibilitetin e antikolinergjikëve, fenotiazinave, diflunisalit, digoksinës, fluorideve, indometacinit, izoniazidit, fosfateve, glukokortikoideve, sulfadiazinës, tetraciklinave, vitaminave liposolubile, kinidines, propranololit, preparateve të hekurit. Këto barna duhet të merren ndaras, më së paku dy orë pas marrjes së Magaloxit ose një orë para ushqimit.

Nëse mjeku nuk e përcakton ndryshe rekomandohet dozimi në vijim: Gastriti hiperacidik: 4 -8 tableta ose 3-6 lugë suspension në ditë, e ndarë në 4 doza. Ulçera e stomakut: 3-6 tableta ose 2-4 lugë suspension në ditë, e ndarë në 4 doza, në kohëzgjatje prej 6 -12 javësh. Ulçera duodenale: 8 tableta ose 6 lugë suspension në ditë, e ndarë në 4 doza në kohëzgjatje prej 4 – 6 javësh. Ulçera e shkaktuar nga marrja e antireumatikëve: 8-12 tableta ose 8-12 lugë suspension në ditë, e ndarë në 4 doza në kohëzgjatje prej 12 javësh. Refluksi gastroezofageal: 6-12 tableta ose 4-8 lugë të dozuara suspension në ditë, e ndarë në 4 doza. Sindroma Zollinger-Ellison: merren doza mesatarisht të larta, por të kombinuara me antisekretor. Magalox merret 1 orë pas ushqimit, kurse doza e 4 duhet të merret para gjumit. Tabletat duhet përtypur ngadalë. Pas gëlltitjes së tabletës së përtypur rekomandohet të pihet një gotë e plotë me ujë. Nëse përdorni MAGALOX® më shumë sesa duhet Nëse keni marrë një mbidozë, këshillohuni menjëherë me mjekun ose farmacistin! Nëse haroni të merrni MAGALOX® Kurrë mos merrni dozë të dyfishuar për të zëvendësuar dozën e harruar

Kur përdoret MAGALOX® hiperaciditeti (me djegësimë stomaku ose pa të); ulçera peptike e stomakut dhe duodenit; ulçera e shkaktuar nga marrja e antireumatikëve; refluks ezofagiti; gastriti kronik hiperacidik dhe ai akut; sindromi Zollinger-Ellison; irritim i mukozës së stomakut i shkaktuar nga alkooli, kafeja dhe duhani etj.