Regjistrohu/Kyçu

LUMINAL

Luminal (Fenobarbitali) që bën pjesë në grupin e barbiturateve mund të shkaktojë një përndryshim të gjendjes shpirtërore në të gjitha nivelet e sistemit nervor, qendror, duke filluar nga nxitja, qetësimi i lehtë, hipnoza e deri në koma. Në doza terapeutike relativisht të larta barbituratet mund ta nxisin anestezinë. Dozat e larta mund të shkaktojnë vdekje. Luminali (fenobarbitali) deprimon koren ndijimore, ul veprimtarinë motore, përndryshon funksionin e trurit të vogël dhe shkakton përgjumje, qetësim dhe hipnozë. Barbituratet kanë veprim të dobët analgjezik në doza nënanestezike dhe mund ta rrisin reaksionin ndaj stimujve me dhembje. Të gjitha barbituratet ushtrojnë veprim antikonvulsiv në doza anestezike. Megjithatë vetëm fenobarbitali dhe mefobarbitali janë të efektshëm, si antikonvulsivë që merren nga goja në doza nënhipnotike. Barbituratet janë deprimues të frymëmarrjes; shkalla e deprimimit të frymëmarrjes varet nga doza. Barbituratet përthithen në shkallë të ndryshme pas përdorimit nga goja ose me rrugë parenterale. Kripërat përthithen më shpejt se acidet. Shpejtësia e përthithjes rritet në qoftë se kripërat e natriumit merren në trajtë të një tretësire të holluar ose merren me stomak bosh. Fillimi i veprimit pas marrjes nga goja luhatet nga 20 deri ne 60 minuta. Fillimi i veprimit pas injektimit ne muskul është disi me i shpejtë se ne rastin kur fenobarbitali përdoret nga goja, kurse pas injektimit në venë veprimi mund të fillojë pas 5 minutash. Deprimimi maksimal i sistemit nervor qendror mund të mos shfacjet edhe rreth 15 minuta pas injektimit në venë. Barbituratet janë acide të dobëta dhe shpëmdahen shpejt në të gjitha indet dhe lëngjet e organizmit, por përqëndrimet më të larta gjenden në tru, mëlçi dhe veshka. Ato lidhen me proteinat plazmatike dhe indore; shkalla e lidhjes rritet drejtpërdrejt si nië varësi e tretshmërisë në lipide. Barbituratet metabolohen kryesisht në mëlçi me anën e sistemit enzimatik mikrozomal, kurse produktet e metabolizmit jashtëqiten në urinë dhe pak në feçe. Afërsisht 25 deri në 50% e dozës së fenobarbitalit jashtëqitet e pandryshuar përmes urinës.

Të gjitha barnat mund të shkaktojnë efekte anësore. Ndonjëherë ato janë serioze, shumicën e herëve jo. Mos u alarmoni nga kjo listë e efekteve të mundshme anësore. Mund të mos ju shfaqet asnjë prej tyre. Njoftoni mjekun tuaj në qoftë se ndonjë prej efekteve anësore të mëposhtme ju shqetëson: Si efekte të padëshirueshme gjatë përdorimit të Luminal (fenobarbitalit) mund të përmenden: përgjumje, agjitim, konfuzion, hiperkinezi, ataksi, deprimim i sistemit nervor, ëndrra të këqia, nervozizëm, çrregullime psikiatrike, haluçinacione, pagjumësi, ankth, marrje mendsh, dhembje koke, ethe (sidomos nga përdorimi për kohë të gjatë të fenobabitalit), hipoventilim, apne, bardikardi, hipotension, sinkop, të përziera, të vjella, konstipacion, dëmtim të mëlçisë ( sidomos kur fenobarbitali përdoret për kohë të gjatë), ekzantema, angioedema (sidomos nga përdorimi për kohë të gjatë të fenobarbitalit).

Trajtimi i njëkohshëm me barna të tjerra mund të ndikojë ose të ndikohet nga Luminal. Ju lutemi të kontaktoni me mjekun ose farmacistin tuaj në qoftë se jeni duke marrë ose keni marrë kohët e fundit barna të tjera duke përfshirë edhe ato të marra pa recetë. Mos harroni të informoni mjekun tuaj nëse u jepet ndonjë bar tjetër gjatë trajtimit. Eshtë veçanërisht e rëndësishme që mjeku juaj të jetë në dijeni që ju jeni trajtuar me: antifungal si: flukonazol,griseofulvin, itraconazole,ketoconazole, kafeinë; mjekim kundër kancerit; kloramfenikoli; ciklosfamid; ciklosporinë, digoxinë; alkool; doksiciklinë; hormone femërore, duke përfshirë edhe kontraceptivët; hormone si prednizoni ose kortisoni; paracetamol; medikamente për shqetësimet e gjumit; medikamente për depresion; ankth ose probleme të tjera të sjelljes.

Tabletat e Luminal disponohen në formëdozat e mëposhtme: Tableta 15mg Tableta 60 mg (Fenobarbital) Tretësirë për injeksion -200mg/2ml (Fenobarbital natriumi) Dozimi i tabletave është si më poshtë: Nga goja, si antikovulsiv: Në foshnjet dhe fëmijët një dozë ngopjeje prej 15 deri 20 mg/kg peshë jep nivele në gjak prej afërsisht 20 mcg/mL pak pas përdorimit. Të rriturit: si qetësues: 30 deri 120 mg në ditë, në 2 deri 3 doza të ndara; si gjumësjellës: 100 deri 200 mg; si antikonvulsiv: 60 deri 100 mg në ditë. Fëmijët: si antikonvulsiv: 3 deri 6 mg/kg peshë në ditë; si qetësues: 8 deri 32 mg; si hipnotik përcaktohet nga mosha dhe pesha. Dozimi i tretësirës është si më poshtë: Me rrugë parenterale: të rriturit: si qetësues: 30 deri 120 mg në ditë me injektim në muskul ose në venë në 2 deri 3 doza të ndara; për qetësim paraoperator: 100 deri 200 mg, vetëm me injektim në muskul, 60 deri 90 minuta para ndërhyrjes kirurgjike; si gjumësjellës: 100 deri 320 mg që injektohen në muskul ose në venë; si antikonvulsiv: në raste akute 200 deri 320 mg që injektohen në muskul ose në venë; në rast nevoje përsëritet pas 6 orësh. Fëmijët : për qetësim paraoperator: 1 deri 3 mg/kg peshë, që injektohen në muskul ose në venë; si antikovulsiv: 4 deri 6 mg/kg peshë në ditë, për 7 deri 10 ditë derisa të arrihen nivele në gjak prej 10 deri 15 mcg/mL ose 10 deri 15 mg/kg peshë në ditë, me injektim në venë ose në muskul; në status epilepticus: 15 deri 20 mg/kg peshë me injektim në venë brenda 10 deri 15 minutash. Eshtë e rëndësishme të arrihen nivele terapeutike sa më shpejt që të jetë e mundur. Kur injektohet në venë mund të nevojiten edhe 15 minuta që të arrihen nivelet maksimale në tru. Në qoftë se keni marrë më shumë Luminal: Në qoftë se keni marrë me shumë Luminal se sasia që duhet të merrnit, ose në qoftë se fëmijet e kanë marrë gabimisht këtë bar, ju lutemi të kontaktoni mjekun tuaj, spitalin ose të telefononi urgjencën të marrë një mendim per rrezikun dhe këshillë për veprimet që duhet të ndërmerren. Në qoftë se keni harruar të merrni Luminal. Në qoftë se harroni një dozë, merrni dozën në vazhdim kur të jetë koha për marrjen e zakonshme të saj. Mos merrni një dozë të dyfishtë për të plotësuar dozën e harruar. Në qoftë se keni pyetje të mëtejshme mbi përdorimin e këtij produkti pyesni mjekun ose farmacistin tuaj.

Gjithmonë merreni Luminal sipas këshillës së mjekut. Në qoftë se nuk jeni i sigurtë kontaktoni me mjekun apo farmacistin tuaj. Në qoftë se ndjeni se efektet e Luminal janë shumë të forta ose shumë të dobëta, flisni me mjekun apo farmacistin. Tabletat të gëlltiten me të paktën gjysëm gote ujë.