Regjistrohu/Kyçu

ALBENDAZOL ALKALOID ®

Lexoni me kujdes këtë fletëudhëzim para se të përdorni këtë bar. Ruajeni fletëudhëzimin. Ndoshta do t’ju duhet ta lexoni përsëri. Nëse keni pyetje të tjera, ju lutemi drejtohuni tek mjeku ose farmacisti. Ky bar është përshkuar për ju personalisht prandaj nuk duhet t’ua jepni të tjerëve. Ai mund të jetë i dëmshëm për ta edhe nëse simptomat e tyre janë të njëjta me tuajat.

Lexoni me kujdes këtë fletëudhëzim para se të përdorni këtë bar. Ruajeni fletëudhëzimin. Ndoshta do t’ju duhet ta lexoni përsëri. Nëse keni pyetje të tjera, ju lutemi drejtohuni tek mjeku ose farmacisti. Ky bar është përshkuar për ju personalisht prandaj nuk duhet t’ua jepni të tjerëve. Ai mund të jetë i dëmshëm për ta edhe nëse simptomat e tyre janë të njëjta me tuajat.

Si të gjitha barnat tjera, edhe Albendazol Alkaloid mund të ketë efekte të padëshiruara, por nuk do të thotë se këto do ti ketë secili pacient. Nëse shfaqet ndonjeri nga efektet në vijim, menjëherë duhet ta ndërpreni marrjen e mëtejshme të barit. Albendazol Alkaloid dhe ta informoni mjekun tuaj ose menjëherë të shkoni në qendrën më të afërme të emergjencës, ose në spitalin më të afërm: Enjtja e duarve, këmbëve, fytyrës, gojës dhe fytit e cila mund të shkaktojë probleme me frymëmarrje ose me gëlltitje; skuqje të lëkurës ose kruarje; zverdhje e lëkurës ose e syve, verdhzë. Të gjitha këto, janë efekte të padëshiruara serioze dhe indikojnë një reaksion mjaft serioz alergjik. Për këtë arsye ju do të keni nevojë për ndihmën emergjente mjekësore. Të gjitha këto efekte të padëshiruara janë mjaft të rralla. Te rastet e trajtimit të prolonguar(zgjatur) me albendazol, duhet të monitorohet pasqyra e gjakut për shkak të rrezikut nga depresioni i palcës ashtërore. Gjithashtu, për shkak të rrezikut nga insuficienca e mëlçisë, janë të domosdoshme testet e funksioneve të mëlçisë. Menjëherë thirreni mjekun tuaj ose shkoni drejt në qendrën më të afërme mjekësore nëse ju do të keni: - ethe të pashpjegueshme, ose pezmatim të fytit; - gjakosje ose mavijosje të pashpjegueshme. Të gjitha këto efekte të padëshiruara kërkojnë kujdes emergjent mjekësor. Këto efekte të padëshiruara janë të rralla. Tregoni mjekut tuaj nëse ju do të keni këto efekte të padëshiruara të mundshme: dhembje barku, nauze dhe vjellje, kokëdhembje ose marramendje. Këto janë efektet të padëshiruara të lehta. Nëse vëreni ndonjë nga efektet anësore të renditura më sipër ose ndonjë efekt anësor që nuk përmendet në këtë fletudhëzimin, ju lutemi informoni mjekun ose farmacistin.

Informoni mjekun ose farmacistin nëse jeni duke marrë ose keni marrë kohët e fundit barna të tjera, qoftë edhe ato pa përshkrimin e mjekut. Të keni parasysh se këto informacione mund ti përkasin barnave të cilat më nuk i pini, si dhe barnat të cilat planifikoni ti merrni në të ardhmen. Deksametasoni, prazikuanteli ose cimetidina mund ta rritin nivelin e albendazolit në organizëm. Mjeku i juaj duhet të monitorojë mundësinë e ndërveprimeve me barnat e tjera dhe nëse ka nevojë të përshtatë dozën.

Këtë bar duhet ta merrni saktësisht sipas rekomandimeve të mjekut tuaj. Mos e ndryshoni dozën, ose ta ndërpreni marrjen e mëtejme pa konsultim paraprak me mjekun tuaj. Mjeku i juaj do ta përcaktojë dozimin dhe kohëzgjatjen e mjekimit. Tabletat Albendazol Alkaloid merren me rrugë orale dhe është shumë më e përshtatshme nëse ky merret së bashku me ushqim. Dozimi varet nga shkaktari i infeksionit. Te pacientët me cistat hidatide të Echinococcus granulosus dhe Echinococcus multilocularis, dozat e larta të albendazolit duhet të merren si në vijim: pacientët me peshë trupore më të madhe se 60 kg: 400 mg dy herë në ditë së bashku me ushqim, brenda një periudhe prej 28 ditësh. Pas kësaj, duhet të bëhet një ndërprerje dyjavore. Duhet të bëhen tri cikle 28 ditëshe me terapi me albendazol me ndërprerje dyjavore mes cikleve. pacientët me peshë trupore më të vogël se 60 kg: 15 mg/kg/në ditë, e ndarë në dy doza të vetme, së bashku me ushqim, brenda një periudhe prej 28 ditësh. Doza ditore nuk duhet të tejkalojë 800 mg. Pas kësaj, duhet të bëhet një ndërprerje dyjavore. Duhet të bëhen tri cikle 28 ditëshe me terapi me albendazol me ndërprerje dyjavore mes cikleve. Te pacientët me neurocisticerkozë, dozat e larta të albendazolit duhet të merren si në vijim: pacientët me peshë trupore më të madhe se 60 kg: 400 mg dy herë në ditë së bashku me ushqim, brenda një periudhe prej 8 deri në 30 ditësh; pacientët me peshë trupore më të vogël se 60 kg: 15 deri në 30 mg/kg/në ditë, e ndarë në dy doza të vetme, së bashku me ushqim, brenda një periudhe prej 8 deri në 30 ditësh. Doza ditore nuk duhet të tejkalojë 800 mg. Nëse infeksioni është i shkaktuar nga nematodet (Ascaris lumbricoides, Ancylostoma duodenalis, Necator americanus, Enterobius vermicularis, Trichuris trichiura) duhet të merret doza e vetme prej 400 mg albendazol te të rriturit dhe te fëmijët më të moshuar se 2 vjeç. Te askariaza dhe nekatoriaza e rëndë, trajtimi duhet të bëhet me dozën 400 mg/në ditë brenda një periudhe prej 2 deri në 3 ditë. Te rastet me enterobiazë, dhe nëse shërimi nuk është kompletuar, duhet të përsëritet doza e albendazolit prej 400 mg dy javë pas trajtimit të mëparm. Te fëmijët mbi 2 vjeç dhe të cilët vuajnë nga enterobiaza, duhet të jepet doza prej 100 mg, e cila mund të përsëritet pas 7 ditëve. Te pacientët me raste të enterobiazës, duhet të trajtohen të gjithë anëtarët e familjes. Te kapilariaza: të merren 200 mg albendazol dy herë në ditë për 10 ditë. Te rastet e infektuara me Strongyloides stercoralis dhe te infeksioni me tenia, doza prej 400 mg, duhet të merret një deri në dy herë në ditë për 3 ditë. Nëse edhe pas 3 ditëve përsëri në feces gjenden vezët ose larvat, trajtimi duhet të përsëritet edhe një herë. Te rastet me infeksion me Opisthorcis viverrini: duhet të merret doza prej 800 mg/në ditë e ndarë në dy doza të vetme brenda një periudhe prej 3 deri në 7 ditë. Te rastet me larva migrans cutaneous: duhet të merret doza prej 400 mg/në ditë brenda një periudhe prej 3 deri në 5 ditë. Gjithashtu, mund të merret edhe doza e vetme prej 400 mg.

Nëse vëreni se efekti i barit është shumë i fortë ose shumë i dobët këshillohuni me mjekun ose farmacistin. Dozimi dhe mënyra e përdorimit. Këtë bar duhet ta merrni saktësisht sipas rekomandimeve të mjekut tuaj. Mos e ndryshoni dozën, ose ta ndërpreni marrjen e mëtejme pa konsultim paraprak me mjekun tuaj. Mjeku i juaj do ta përcaktojë dozimin dhe kohëzgjatjen e mjekimit. Tabletat Albendazol Alkaloid merren me rrugë orale dhe është shumë më e përshtatshme nëse ky merret së bashku me ushqim. Dozimi varet nga shkaktari i infeksionit. Te pacientët me cistat hidatide të Echinococcus granulosus dhe Echinococcus multilocularis, dozat e larta të albendazolit duhet të merren si në vijim: pacientët me peshë trupore më të madhe se 60 kg: 400 mg dy herë në ditë së bashku me ushqim, brenda një periudhe prej 28 ditësh. Pas kësaj, duhet të bëhet një ndërprerje dyjavore. Duhet të bëhen tri cikle 28 ditëshe me terapi me albendazol me ndërprerje dyjavore mes cikleve. pacientët me peshë trupore më të vogël se 60 kg: 15 mg/kg/në ditë, e ndarë në dy doza të vetme, së bashku me ushqim, brenda një periudhe prej 28 ditësh. Doza ditore nuk duhet të tejkalojë 800 mg. Pas kësaj, duhet të bëhet një ndërprerje dyjavore. Duhet të bëhen tri cikle 28 ditëshe me terapi me albendazol me ndërprerje dyjavore mes cikleve. Te pacientët me neurocisticerkozë, dozat e larta të albendazolit duhet të merren si në vijim: pacientët me peshë trupore më të madhe se 60 kg: 400 mg dy herë në ditë së bashku me ushqim, brenda një periudhe prej 8 deri në 30 ditësh; pacientët me peshë trupore më të vogël se 60 kg: 15 deri në 30 mg/kg/në ditë, e ndarë në dy doza të vetme, së bashku me ushqim, brenda një periudhe prej 8 deri në 30 ditësh. Doza ditore nuk duhet të tejkalojë 800 mg. Nëse infeksioni është i shkaktuar nga nematodet (Ascaris lumbricoides, Ancylostoma duodenalis, Necator americanus, Enterobius vermicularis, Trichuris trichiura) duhet të merret doza e vetme prej 400 mg albendazol te të rriturit dhe te fëmijët më të moshuar se 2 vjeç. Te askariaza dhe nekatoriaza e rëndë, trajtimi duhet të bëhet me dozën 400 mg/në ditë brenda një periudhe prej 2 deri në 3 ditë. Te rastet me enterobiazë, dhe nëse shërimi nuk është kompletuar, duhet të përsëritet doza e albendazolit prej 400 mg dy javë pas trajtimit të mëparm. Te fëmijët mbi 2 vjeç dhe të cilët vuajnë nga enterobiaza, duhet të jepet doza prej 100 mg, e cila mund të përsëritet pas 7 ditëve. Te pacientët me raste të enterobiazës, duhet të trajtohen të gjithë anëtarët e familjes. Te kapilariaza: të merren 200 mg albendazol dy herë në ditë për 10 ditë. Te rastet e infektuara me Strongyloides stercoralis dhe te infeksioni me tenia, doza prej 400 mg, duhet të merret një deri në dy herë në ditë për 3 ditë. Nëse edhe pas 3 ditëve përsëri në feces gjenden vezët ose larvat, trajtimi duhet të përsëritet edhe një herë. Te rastet me infeksion me Opisthorcis viverrini: duhet të merret doza prej 800 mg/në ditë e ndarë në dy doza të vetme brenda një periudhe prej 3 deri në 7 ditë. Te rastet me larva migrans cutaneous: duhet të merret doza prej 400 mg/në ditë brenda një periudhe prej 3 deri në 5 ditë. Gjithashtu, mund të merret edhe doza e vetme prej 400 mg.