Regjistrohu/Kyçu

LORATADIN

Tabletat Loratadin i përkasin grupit të barnave të njohura si antihistaminik. Antihistaminikët ndihmojnë në zvoglimin e simptomave alergjike për të parandaluar efektin e substances së njohur si histaminë, e cila prodhohet në organizëm.

Tabletat Loratadin i përkasin grupit të barnave të njohura si antihistaminik. Antihistaminikët ndihmojnë në zvoglimin e simptomave alergjike për të parandaluar efektin e substances së njohur si histaminë, e cila prodhohet në organizëm.

Si të gjitha barnat tjera, edhe Loratadin Alkaloid-i mund të ketë efekte të padëshiruara, por nuk do të thotë se këto do ti ketë secili pacient. Shume rrallё janё shfaqur reaksione hipersensitiviteti, siç jane vёshtirёsi ne frymёmarrje, enjtje e fytyrёs, qafёs, gjuhёs ose fytit pas pёrdorimit tё kёtij bari. Nёse ju shfaqet ndonjё nga kёto efekte ndёrprejeni marrjen e barit dhe informoni mjekun ose farmacistin. Efektet e padёshiruara mё tё shpeshta te fёmijёt mes moshёs 2 dhe 12 vjeçare janё kokёdhembja, nervozizёm dhe lodhje. Efektet e padёshiruara mё tё shpeshta te rriturit dhe adolescentёt pёrfshijnё:pёrgjumje, kokёdhembje, apetit tё shtuar dhe vёshtirёsi gjatё fjetjes. Loratadina normalisht nuk shkakton pёrgjumje. Sidoqoftё, sikur te tё gjita barnat mund tё ketё pёrjashtim. Efekte të tjera tё padёshiruara janё:marrёmendja, rrahje tё zemrёs te çrregulluara ose tё pёrshpejtuara, nauze,tharje e gojёs,dhimbje stomaku, problem me mёlçi, rёnie e flokёve dhe lodhje. Ju lutemi që të konsultoheni me mjekun tuaj ose me farmacistin nëse do të keni ndonjerin nga këto efekte të padëshiruara, ose ndonjë i cili nuk është shënuar në këtë fletëudhëzim.

Informoni mjekun ose farmacistin nëse jeni duke marrë ose keni marrë kohët e fundit barna të tjera, qoftë edhe ato pa përshkrimin e mjekut. Të keni parasysh se këto informacione mund ti përkasin barnave të cilat më nuk i pini, si dhe barnat të cilat planifikoni ti merrni në të ardhmen. Testimet labaratorike Nëse duhe ti bëni testimet e lëkurës për alergji nuk duhet ti merrni tabletat Loratadin dy ditë para se ti bëni testimet, sepse ky bar mund të ndikojë në rezultatin e këtyre testimeve.

Këtë bar duhet ta merrni saktësisht sipas rekomandimeve të mjekut tuaj. Mos e ndryshoni dozën, ose ta ndërpreni marrjen e mëtejme pa konsultim paraprak me mjekun tuaj. Mjeku juaj do ta përcaktojë dozimin dhe kohëzgjatjen e mjekimit. Të rriturit dhe fëmijët e moshës mbi 12 vjeç • Të merret një tabletë në ditë me një gotë ujë, me ose pa ushqim. Fëmijët e moshës 2 deri në 12 vjeç doza përcaktohet në bazë të peshës trupore. • Pesha trupore mbi 30 kg: të merret një tabletë në ditë. • Pesha trupore nën 30 kg: nuk rekomandohet. Efikasiteti dhe siguria e loratadines nuk janë të stabilizuara te fëmijët e moshës nën 2 vjeç. Pacientët me pamjaftueshmëri të rëndë të mëlçisë. Pacientët me pamjaftueshmëri të rëndë të mëlçisё duhet të marrin dozë fillestare më të ulët për shkak se e kanë të zvogluar eliminimin e loratadines. Te fëmijët me peshë mbi 30 kg dhe te tё rriturit rekomandohet doza fillestare prej 10 mg çdo të dytën ditë.Nuk ka nevojë për përshtatjen e dozës te të moshuarit dhe te pacientët me pamjaftueshmëri të veshkave. Nëse përdorni Loratadin Alkaloid më shumë sesa duhet. Në rast të marrjes të sasive më të mëdha të Loratadin Alkaloid-it sesa që preferohet, duhet të kontaktoni sa më parë me mjekun tuaj ose farmacistin. Me vete duhet të keni edhe barin ose paketimin e barit, në mënyrë që mjeku ta dijë sa çfarë keni marrë. Ai do ti përcaktojë masat që duhet të ndërmerren, në vartësi nga ashpërsia e intoksikimit/mbidozimit. Te mbidozimi me tableta Loratadin janë raportuar përgjumja, shpejtimi i ritimit të zemrës dhe kokëdhembja. Te mbidozimi aksidental nuk priten probleme serioze. Nëse keni harruar ta merrni Loratadin Alkaloid -in Mos e dyfishoni dozën. Nëse keni harruar ta merrni këtë bar, ju duhet ta merrni këtë sa më parë që ju kujtohet. Nëse është koha për aplikimin e radhës, vazhdoni sipas orarit, ashtu si është përshkruar nga mjeku juaj. Nëse e ndërpreni marrjen e Loratadin Alkaloid -it Barin merreni sipas rekomandimeve të mjekut tuaj. Mos e ndërpreni marrjen e barit edhe nëse ndjeheni më mirë. Në rast të ndërprerjes mund të rikthehen simptomat e sëmundjes tuaj.