Ai vepron në uljen e tensionit psikik dhe vështirësisë për gjumë. Lorazepami rregullon në mënyrë efikase probleme të ndryshme mjekësore që lidhen me çrregullime të gjendjes mendore.
Loram tolerohet përgjithësisht mirë. Si të gjithë barnat, edhe Loram mund të shkaktojë shfaqjen e efekteve të padëshiruara. Këto efekte zakonisht nuk janë serioze dhe nuk zgjasin për një kohë të gjatë. Megjithatë, ju duhet të informoni mjekun nëse ndonjë efekt i padëshiruar bëhet shqetësues. Efektet e padëshiruara më të shpeshta janë: sedacioni, përgjumja, marramendja, vertigo dhe ataksia (Iëvizje të paqëndrueshme). Efekte të tjera që mund të shfaqen janë edhe: konfuzioni i shoqëruar me disorientim, dhimbja e kokës, deliriumi, depresioni dhe çrregullimet e gjumit. Të mundshme janë reaksionet paradoksale si p.sh. ankthi, tensionimi dhe nervoziteti, çrregullimet e sjelljes, konstipacioni, ulja e libidos, vartësia dhe toleranca. Lorazepami ndikon në funksionet konjitive (të mbajturit mend, vëmendja, përqëndrimi) dhe mund të shkaktojë amnezi anterograde. Gjithashtu, ekziston mundësia që ai të ulë tensionin e gjakut (në vlera të vogla). Rrallëherë, kur janë përdorur doza të larta, janë raportuar të përziera, të vjella, tharje e gojës, shikim i dyfishuar ose i mjegulluar, depresion i respiracionit (i formës së lehtë). Disa efekte të padëshirueshme, të rënda, që vërehen më shpesh tek fëmijët e tek të moshuarit janë: nervozizëm, axhitim, irritim, agresivitet, haluçinacione, ndryshime të personalitetit, sjellje jonormale. Informoni menjëherë mjekun në rast se shfaqet ndonjë nga këto shenja. Ndërprisni mjekimin me Loram dhe flisni me mjekun nëse shfaqen reaksione mbindjeshmërie ndaj barit si: urtikarie, të kruajtura, rash dhe edemë e fytyrës, buzëve, gjuhës apo fytit . Në rast se ndjeni vështirësi në frymëmarrje ose në përtypje, njoftoni menjëherë mjekun ose drejtohuni në spital për të marrë ndihmën mjekësore të nevojshme. Nëse virë re shfaqjen e ndonjë efekti të padëshiruar që nuk është përshkruar në këtë fletë udhëzuese, njoftoni mjekun ose farmacistin.
Lorami ndikon mbi efektin e disa produkteve mjekësorë dhe disa produkte mjekësorë ndikojnë mbi efektin e Loram. Informoni mjekun nëse jeni duke përdorur Loram njëkohësisht me antidepresivë, neuroleptikë, preparate të litiumit, analgjezikë narkotikë, qetësues apo gjumëdhënës, cimetidinë, kolestiraminë, neomicinë, antihistaminikë dhe deprimues të tjerë të sistemit nervor, perfshirë alkoolin. Ndërveprimet e tjera nuk paraqiten klinikisht të rëndësishme, megjithatë është e rëndësishme që ju të informoni mjekun mbi medikamentet e tjera që jeni duke përdorur, të marra me ose pa recetë. Mjeku dhe farmacisti juaj duhet të kenë një listë të të gjitha medikamenteve që ju duhet të shmangni gjatë mjekimit me Loram. Informoni mjekun mbi medikamentet e tjera që përdorni ose doni të përdorni njëkohësisht me Loram. Drejtimi i automjeteve dhe puna me makineri Gjatë përdorimit të lorazepamit veçanërisht kur kombinohet me alkool, mund të zgjatet koha e reagimit, prandaj duhet patur kujdes gjatë drejtimit të automjeteve ose përdorirnit të makinerive që kërkojnë vëmendje. Të dhëna të rëndësishme mbi përbërësit e tjerë të Loram Tabletat Loram përmbajnë poliakrilik natriumi. Ai është dëmshëm për pacientët me dietë të varfër me natrium. Hiperkalemi. Pas administrimit oral mund të shfaqen çrregullime gastrointestinale.
Mjeku do të përcaktojë dozën dhe kohëzgjatjen e mjekimit. Ndiqni udhëzimet e mjekut dhe mos e rrisni dozën e përshkruar të Loram pa u këshilluar më parë me të. Me qëllim që rezultati të jetë optimal, dozimi i Loramit duhet t’i përshtatet të sëmurit, reagimit të tij ndaj trajtimit dhe sëmundjes bazë. Loram, zakonisht përshkruhet për një kohë të shkurtër që zgjat nga disa ditë në 4 javë. Doza rritet dhe ulet gradualisht. Kjo gjë pakëson mundësinë e krijimit të vartësisë ose shfaqjes së efekteve anësore, kur mjekimi ndërpritet menjëherë. Tableta mund të ndahet përgjysëm, nëse përshkruhet nga mjeku. Përpara se të merrni ndonjë medikament apo para shtrimit në spital, duhet të informoni mjekun që jeni duke marrë mjekim me Loram. Doza e fillimit për të rriturit është 1 deri 3 mg në ditë. Rekomandohet që mjekimi të fillohet me 1/2 tablete 2.5 mg në mëngjes dhe në drekë dhe një tabletë 2.5 mg në darkë (5 mg në ditë). Në pagjumësi merret 1/2 tablete 2.5 mg përpara gjumit. Për shumicën e të sëmurëve psikikë, doza efikase luhatet nga 3 deri 7.5 mg në ditë. Mos ndërprisni menjëherë mjekimin me Loram, pa rekomandimin e mjekut. Nëse keni marrë më shumë Loram se ç’duhet Nëse aksidentalisht keni marrë më shumë tableta Loram, pra dozë më të lartë se doza e përshkruar, duhet të këshilloheni menjëherë me mjekun. Shenjat e mbidozimit janë përgjumja, konfuzioni mendor dhe koma. Në rast mbidozimi duhet të bëhet lavazhi gastrik dhe të merren masa mbështetëse të përshtatshme. Nëse keni harruar të merrni tabletën e Loram Ju duhet ta merrni mjekimin me Loram sipas rekomandimit ta mjekut. Në rast se harroni të merrni një dozë të barit, merreni atë porsa të kujtoheni. Nëse është pothuajse koha për të marrë dozën e rradhës, prisni dhe merrni vetërn dozën përkatëse. Në asnjë rast nuk duhet bërë dyfishimi i dozës për të kompensuar dozën e harruar. Efekte që shfaqen kur ndërpritet mjekimi me Loram Mos ndërprisni mjekimin dhe mos zvogëloni dozën pa rekomandimin e mjekut. Në rast se marrja e Loram ndërpritet menjëherë, mund të shfaqen simptoma të tilla si humbje e sensit të realitetit dhe pamundësi për të ndier emocione. Në disa pacientë është vënë re mpirje ose një ndjenjë shpimi e krahëve ose këmbëve, zhurmë në veshë, dridhje, haluçinacione, konvulsion, të vjella ose mbindjeshmëri ndaj dritës, zhurmave dhe prekjeve. Kontaktoni menjëherë me mjekun nëse ju shfaqet ndonjë nga efektet e mësipërme.