LOPRILI është bar nga grupi i inhibuesve të enzimit konvertues (ACE inhibues). Është i destinuar për zvogëlim të shtypjes së lartë të gjakut. Bari jepet vetëm me recetë të mjekut.
Si të gjitha barnat e tjera, edhe LOPRILI® 10mg mund të shkaktojë efekte anësore. Ndërprejeni përdorimin e LOPRILIT dhe menjëherë lajmërohuni te mjeku në qendrën urgjente më të afërt nëse vëreni ndonjërin nga simptomet që vijojnë: të ënjturit e duarve, shputave, fytyrës, buzëve, gjuhës, gurmazit, përbirje dhe frymëmarje të vështirësuar. LOPRILI tolerohet mire dhe në shumicën e rasteve efektet e padëshiruara janë kalimtare dhe nuk kërkojnë ndërprerjen e terapisë. Efekti anësor më i shpeshtë është marramendja , kryesisht kalimtare pas zvogëlimit të dozës dhe zakonisht nuk kërkon ndërprerjen e terapisë. Efektet tjera të padëshiruara janë:kokëdhembja, lodhja, plogështia, kolli i thatë, tensioni i ulur i gjakut duke përfshirë edhe zvogëlimin e tensionit të gjakut në pozitë të ngritur. Efektet anësore më të rralla janë : diarrea, mundimi, vjellja, pankreatiti, tharja e gojës, të skuqurit, uricemi, rrahja e zemrës, puna e shpejtuar e zemrës, dhembjet në gjoks, ngërçet në muskuj dhe plogështia e muskujve, therjet, pagjumësia, nervozizmi, përgjumësia jonormale, plogështia e përgjithshme, impotenca. Nëse i vëreni ndonjërin nga këto simptome, informoni mjekun tuaj mbi këtë. Këto janë reaksione të dobëta të padëshiruara në bar dhe nuk kërkojnë ndërprerjen e shërimit. Ndonjëherë mund të paraqiten ethet, vaskuliti, dhembja në muskuj, dhembja në nyje, sedimentacioni i shpejtuar, eozinofilija, rritja e numrit të rruzave të bardha të gjakut , agranulocitoza, anemija aplastike. Mund të vijë deri te tejndieshmëria në dritë dhe deri te reaksionet e tjera të lëkurës. Ndryshimet e testimeve laboratorike me rëndësi klinike janë të rralla. Nëse vëreni çfarëdo simptome të cilat do të mund të jenë reaksion i padëshiruar nga LOPRILI® , e nuk janë përmendur në këtë fletëudhëzim, informojeni mjekun tuaj ose farmacistin! Këto mund të jenë efekte të padëshiruara shume serioze. Në atë rast patjetër duhet të paraqiteni në spital urgjentisht! Të gjitha këto reaksione të padëshiruara serioze janë shume të rralla.
Informoni mjekun ose farmacistin nëse jeni duke marrë ose keni marrë kohët e fundit barna të tjera, qoftë edhe ato pa përshkrimin e mjekut. Është me rëndësi që mjeku Juaj të dijë se ju merrni këto barëra: diuretikët (tableta për urinim); antihipertenzivë tjerë ( barërat për shtypjen e lartë të gjakut); barërat kundër artritit ose dhembjes ( p.sh. aspirina ose ibuprofeni); barërat që përmbajnë litium ( për shërim të tipeve të ndryshme të depresionit); barërat që përmbajnë kalium ose kursejnë largimin e kaliumit (spirinolaktoni,amiloridi,triamtereni dhe diuretikët tjerë kalium-kursyes); nikardipina; ciklosporina; bllokuesit e receptorëve angiotenzinë.
doza fillestare është 2,5-5 mg në ditë doza mbajtëse është 10-20 mg në ditë doza më e lartë është 40 mg në ditë. Tabletën pijeni me gotë uji. Kujdesuni që tabletën ta merrin gjithnjë në kohë të njëjtë të ditës p.sh. në mëngjes ose në mbrëmje, se në atë mënyrë do të arritni efektin më të mire në shtypjen tuaj të gjakut. Barin mund ta merrin pavarësisht nga ushqimi. Mos merrin më tepër tableta se sa ju është përshkruar. Barin merreni sipas këtij udhëzimi përveç në rastet kur mjeku juaj ju këshillon ndryshe. Te pacientët me hipertension të cilët janë shëruar vetëm me diuretikë, pas hyrjes së lizinoprilit mund të arrijë deri te hipotensioni i shprehur. Për shkak të këtyre rasteve duhet ndërprerë terapinë diuretike 2-3 ditë para futjes së LOPRILIT, e dozën e lizinoprilit duhet adaptuar me vlerat e shtypjes së gjakut. Në rast që të mos vendoset rregullimi i shtypjes së gjakut me aplikim të LOPRILIT , mund të aplikohen doza të vogla të diuretikut, e dozën e LOPRILIT duhet përshtatur shtypjes së gjakut. Shërimi i insufiçiencës së zemrës-dekompensimi doza fillestare është 2,5 mg në ditë doza mbajtëse është 5-20 mg në ditë Gjendja pas infartit të miokardit. Doza fillestare është 5 mg në ditë, gjatë dy ditëve të para pas atakut në zemër. Pastaj 10 mg në ditë si dozë mbajtëse në zgjatje prej 6 javë ose më gjatë varësisht nga gjendja klinike e pacientit ( me monitorim të përhershëm të shtypjes së gjakut dhe përshtatjes së dozës së LOPRILIT) Vërejtje: Bari nuk duhet të aplikohet te pacientët me shtypje sistolike të gjakut nën 100 mmHg. Nëse gjatë terapisë shtypja sistolike e gjakut bie nën 100 mmHg, dozën mbajtëse duhet përkohësisht zvogëluar prej 5 mg në 2,5 mg në ditë. Në rast të hipotensionit të shprehur duhet ndërprerë terapinë me LOPRIL ( shtypja sistolike nën 90 mmHg në zgjatje më të gjatë se 1 orë). Dëmtimet e paraqitura si pasojë e sëmundjes së sheqerit doza fillestare është 2,5 mg në ditë doza mbajtëse është 10-20 mg në ditë Pacientët me funksion të zvogëluar të veshkave Skema e dozimit Klirensi i kreatininës (ml/min) Doza fillestare (mg/ditë) < 70>30 5-10 < 30 > 10 2,5-5 < 10 2,5 Nëse përdorni LOPRIL® 10mg më shumë sesa duhet Nëse keni marrë një mbidozë, këshillohuni menjëherë me mjekun ose farmacistin! Simptomet e mbi dozimit janë zverdhja ose marramendja për shkak të uljes së shpejtë dhe të tepërt të gjakut. Kriza hipotensive e paraqitur në atë mënyrë më së shpeshti rregullohet me infuzione të solucioneve fiziologjike, uljen e kokës dhe ngritjen e ekstremiteteve të poshtme lartë. Në rast të mbidozimit menjëherë lajmëroni mjekut tuaj në mënyrë që të mund që tu japë ndihmë. Nëse harroni të merrni LOPRIL® 10mg Kurrë mos merrni dozë të dyfishuar për të zëvendësuar dozën e harruar.
LOPRIL® 10mg tabletat janë të dedikuara për: për shërimin e shtypjes së rritur të gjakut ( Hipertensioni ) shërimin e insuficiencës kardiake-dekompenzimi. Ajo është gjëndje në të cilën muskuli i zemrës nuk është në gjendje që ta shtyjë gjakun në pjesët tjera të trupit, në mënyrë siç e bën muskuli i shëndoshë i zemrës. Pacientët të cilët rishtas kanë pasur infarkt të miokardit, i cili mund të shkaktojë dobësim të zemrës. LOPRILI zvogëlon dobësimin e mëtejshëm të zemrës. Pacientët të cilët si pasojë të sëmundjes së sheqerit kanë dëmtime të enëve të gjakut të syve dhe veshkave dhe si pasojë e asaj edhe shtypjen e lartë të gjakut.