Regjistrohu/Kyçu

LOPERAMID

Loperamidl është një antidiarreik i fuqishëm sintelik.

Loperamidl është një antidiarreik i fuqishëm sintelik.

Si të gjithë barnat e tjera Loperamid mund të shkaktojë efekte anësore, megjithëse jo çdokush i manifeston. Ndonjëherë ato janë serioze ndonjëherë jo . Mos u alarmoni nga kjo listë e efekteve të mundshme anësore . Mund të mos ju shfaqet asnjë prej tyre. Në dozat e rekomanduara dhe kur kihen parasysh kundërindikimet, nuk janë vërejtur efekte të padëshirueshme të rëndësishme, madje edhe pas përdorimit afatgjatë. Efektet e padëshirueshme të raportuara nga përdorimi i Loperamid është e vështire që të dallohen nga simptomat që shoqërojne sindromin diarreik. Efektet anësore që mund të shfaqen janë : reaksione mbindjeshmërie ( përfshirë edhe ekzantemat ), fryrje dhe shqetësime, të përziera, të vjella, dhembje barku, konstipacion, përgjumje, marrje mendsh, tharje goje. Në qoftë se ndonjë prej efekteve anësore përkeqësohet, ose në qoftë se vëreni efekte anësore që nuk përmenden në këtë fletëudhëzues, ju lutemi të lajmëroni mjekun ose farmacistin tuaj.

Trajtimi i njekohshem me barna të tjera mund të ndikojë ose të ndikohet nga Loperamid . Ju lutemi te kontaktoni me mjekun ose farmacistin tuaj në qoftë se jeni duke marrë ose keni marrë kohët e fundit bara të tjera, përfshirë ato të marra pa recetë. Mos harroni të informoni mjekun tuaj për trajtimin me Loperamid në qoftë se ju jepet ndonjë bar tjeter gjatë trajtimit. Është veçanërisht e rëndësishme që mjeku juaj të jetë në dijeni të faktit që ju jeni trajtuar me: Analgjezike opiatë sepse përdorimi i kombinuar i loperamidit /në analgjeziket opiatë mund të shkaktojë konstipacion të rëndë. Loperamidi mund te përdoret së bashku edhe me barna të tjera (psh. kimioterapeutikë, kortikosteroide, antihelmintikë). Marrja e Loperamid me ushqim dhe pije Mund të meret me gjysëm gote ujë.

Mjekimi i diarresë zakonisht fillohet me zëvendësimin e lëngjeve të humbura ( rehidrimi nga goja ). Bazuar në konsideratat e mjekut mund të fillohet mjekimi i njëkohshem me loperamid. Në qoftë se pas 48 orësh nuk arrihet një efekt terapeutik i përshtatshem, atëherë mjekimi me lopramid duhet ndërprerë. Më poshte jepet një pasqyrë praktike për dozimin e loperamidit. Mosha Dozimi ditor 1 tabletë 2mg Mjekimi fillestar Mjekimi i mëvonshëm Të rriturit dhe fëmijët mbi 12 vjeç 2 tableta e pastaj vazhdohet me 1 tabletë pas çdo defekimi 1 tabletë pas çdo defekimi, maksimumi 8 tableta Fëmjët 8 – 12 vjeç 1 tableta e pastaj vazhdohet me 1 tabletë pas çdo defekimi Maksimumi 6 tableta Fëmijët 5 – 8 vjeç Maksimumi 4 tableta Fëmijët 2 – 5 vjeç Maksimumi 1.5 tableta Megjithatë doza mund të këtë nevojë për tu rritur ose për tu ulur. Mjeku juaj do tju këshillojë në përputhje me rrethanat. Në qoftë se keni marrë më shumë Loperamid : Në qoftë se keni marrë më shumë Loperamid se sasia që duhet të merrnit, ose në qoftë se fëmijët e kanë marrë gabimisht këte bar ju lutemi të kontaktoni mjekun tuaj, spitalin ose te telefononi urgjencën per të marrë një mendim për rrezikun dhe këshillë për veprimet që duhet të ndërmerren. Në qoftë se keni harruar te merrni Loperamid Në qoftë se harroni një dozë ( ose më shumë doza ), merrni dozën në vazhdim kur të jetë koha për marrjen e zakonshme të saj. Mos merrni një dozë të dyfishtë ( ose më të lartë ) për të plotësuar dozën ( dozat ) e harruar ( a ). Në qoftë se keni pyetje të mëtejshme mbi përdorimin e këtij produkti, pyesni mjekun ose farmacistin tuaj.

Gjithmonë merreni Loperamid sipas këshillës së mjekut. Në qoftë se nuk jeni i sigurt kontaktoni me mjekun ose farmacistin. Në qoftë se ndjeni që efektet e Loperamid janë shumë të forta ose shume të dobëta, flisni me mjekun ose farmacistin tuaj. Tabletat duhet të gëlltiten me të paktën gjysëm gote ujë. Tabletat e Loperamld disponohen në formdozen : 2 mg