Regjistrohu/Kyçu

LISINOPRIL

Lisinopril Axapharm është një ilaç për trajtimin e tensionit të lartë dhe të insufiçiencës kardiake (Dobësimi i muskulit të zemrës, pamjaftueshmëria e funksionimit të zemrës), si dhe për pacientët, që kanë pasur (pësuar) infarkt.

Lisinopril Axapharm është një ilaç për trajtimin e tensionit të lartë dhe të insufiçiencës kardiake (Dobësimi i muskulit të zemrës, pamjaftueshmëria e funksionimit të zemrës), si dhe për pacientët, që kanë pasur (pësuar) infarkt.

Gjatë marrjes së Lisinopril Axapharm mund të shfaqën këto efekte anësore: Shpesh janë: Marramendja, Dhimbjet e kokës, Tensioni i ulët i gjakut (para së gjithash gjatë ngritjes së shpejtë në këmbë), Çrregullime të ritmit kardiak, Kollitja, Vjellja, Diarreja. Të rastit janë: Humbja e oreksit, Çrregullime të disponimit, Therja e duarve dhe e pjesëve të poshtme të këmbëve, Depresionet, Çrregullime të shijes, Çrregullime të gjumit, Aritmia, Pulsi i shpejtuar, Riniti, Dispnea, Ndezja e fytit, Gargarisja, Bronkiti, Nausea, Dhimbje të stomakut, Çrregullime të tretjes, Ekzema, Pruriti (kruarja), Impotenca, Lodhja, Rraskapitja, Dhimbja në gjoks. Rrallë vërehen: Cerma artikulare, Çrregullime të ndjenjave, Pneumonia, Tharja e gojës, Obstipacioni (kapsllëku), Urtikaria, Rënia e flokëve, Psoriaza (sëmundja kronike e lëkurës) , dëmtimet renale. Në raste shumë të rralla mund të vërehen: Hipoglikemia (sheqeri i ulët në gjak), Rinitisi dhe Stomatiti, Dhimbje të shpeshta në pjesën e sipërme të stomakut (Ndezje pankreatite), Verdhëza (ikteri), Djersitja e shpeshtë dhe ndryshime serioze të lëkurës (me simptome të Skuqjes, Formimit të flluskave, Rrjepja e lëkurës dhe Gungëzimi). Gjatë mjekimit me Lisinopril Axapharm shumë rrallë mund të arrijë deri tek toksiciteti. Prandaj është e mundur që për këtë arsye mjeku juaj herë pas here të ju bëje analiza gjaku, për të vërtetuar se mos Lisinopril Axapharm ka ndonjë ndikim në hemogramin e juaj. Një influencë e këtillë mund të vërehet me anë të lodhjes apo fytit të irrituar. Në qoftë se nga Lisinopril Axapharm vërehen edemet në fytyrë, në buzë, gjuhë apo në fyt (vështirësi në frymëmarrje apo gëlltitje),ndërpriteni menjëherë marrjen a barnave dhe lajmëroni pa hezitim mjekun tuaj. Ju duhet ta ndërpritni trajtimin edhe nëse keni shenja të edemeve në lëkurë si dhe kruarje të lëkurës. Edhe pse këto reaksione mund të jenë vetëm kalimtare, është e nevojshme që ju të jeni nën përkujdesje mjekësore, me apo pa masa kundërvepruese mjekuese deri në zhdukjen e këtyre shenjave. Nëse vëreni efekte anësore që nuk janë të përshkruara këtu, do duhej menjëherë ta njoftoni mjekun apo farmacistin tuaj.

Lisinopril Axapharm mund të merret para,gjatë apo pas ushqimit. Dozimi i zakonshëm është një tabletë në ditë, nëse është e mundur gjithmonë në të njëjtën kohë. Mjeku juaj ua përcakton dozimin me Lisinopril Axapharm. Është shumë më rëndësi që gjatë marrjes së Lisinopril Axapharm ti përmbaheni orarit për vizita kontrolluese tek mjeku juaj, në mënyrë që terapia e juaj individuale ti përshtatët sëmundjes suaj. a) Gjatë tensionit të lartë të gjakut Mjeku juaj ua përcakton dozimin varësisht nga gjendja e juaj shëndetësore. Dozimi i zakonshëm është një tabletë Lisinopril Axapharm 10 mg çdo ditë. Dozimi terapeutik është zakonisht nga një tabletë Lisinopril Axapharm 20 mg çdo ditë. Do merren në konsideratë edhe barnat tjera që ju jeni duke i marrë. Nëse para fillimit të terapisë jeni trajtuar me barna diuretike apo mbani një dietë me pak kripë, atëherë mjeku juaj ose do ta ndërpresi marrjen e diuretikëve 2-3 ditë para mjekimit apo do ta reduktojë dozën fillestare të Lisinopril Axapharm. b) Gjatë insufiçiencës kardiake Në rast se Diuretiket dhe/apo Digitalet nuk do shfaqin efekt të mjaftueshëm,atëherë mund të jepet si shtesë Lisinopril Axapharm. Mjekimi i insufiçiencës kardiake do duhej të pasonte vetëm nën kontrollim të caktuar mjekësor. Dozimi do të përcaktohet nga mjeku dhe shërben si shtesë i një mjekimi që është në vazhdim e sipër (kryesisht me Digitalet apo/dhe Diuretikët). Dozimi i zakonshëm terapeutik është 1-herë në ditë nga 5 mg – 20 mg Lisinopril Axapharm. c) Pas infarktit Pacienti zakonisht merr në ditën e parë dhe të dytë nga 5 mg Lisinopril Axapharm, dhe pastaj nga 10 mg Lisinopril Axapharm 1-herë në ditë. d) Tek pacientët me Diabetes-mellitus- me ca çrregullime funksionale renale Dozimi i zakonshëm është nga 10 mg apo 20 mg Lisinopril Axapharm, 1-herë në ditë. Mos e ndryshoni vetvetiu dozën e përcaktuar. Nëse mendoni se barnat po ndikojnë tepër dobët apo tepër fortë,atëherë flisni me mjekun apo farmacistin tua