Regjistrohu/Kyçu

LIOTON ® 1000

Lioton® gel është një preparat farmaceutik, në trajtën e xhelit, për përdorim të jashtëm, që përmban heparinë. Ai është i vlefshëm, kur përdoret i vetëm ose së bashku me trajtimin sistemik, në ato gjendje të sëmura, me natyrë inflamatore ose traumatike, të cilat përfitojnë nga veprimi lokal antieksudativ, antiedematoz, antikoagulant dhe disinfiltrant i tij. Lioton® gel falë vetive të tij ka një fushë të gjerë përdorimi, kryesisht në trajtimin lokal të patologjive inflamatore të venave, në kushtet e mjekësisë së brendshme, kirurgjisë vaskulare, traumatologjisë apo ortopedisë. Toleranca, si lokale ashtu edhe e përgjithshme, është shumë e mirë

Reaksionet alergjike të heparinës kur aplikohet në lëkurë janë shumë të rralla. Megjithatë, në raste të veçuara, mund të shfaqen reaksione mbindjeshmërie, në trajtën e skuqjeve të lëkurës dhe të kruarave, të cilat me ndërprerjen e trajtimit zhduken, zakonisht, shpejt.

Lioton® gel nuk duhet të përdoret në rastet me mbindjeshmëri të njohur ndaj heparinës apo lëndëve të tjera përbërëse të xhelit.Përdorimi i heparinës mund të zgjasë më tej kohën e protrombinës në pacientët e trajtuar me antikoagulantë oralë.

Xheli përdoret (aplikohet) 1–3 herë në ditë, duke vendosur 3 – 10 cm xhel në lëkurën mbi zonën e prekur dhe duke e shpërndarë atë nëpërmjet fërkimit të lehtë. Për shkak të përvojës dhe të dhënave të kufizuara ky bar nuk duhet të përdoret tek fëmijët.