Regjistrohu/Kyçu

LEXILIUM ®

Lexilium-i përmban barin e quajtur bromazepam. Ky i përket grupit të barnave të quajtura ‘benzodiazepina’

Lexilium-i përmban barin e quajtur bromazepam. Ky i përket grupit të barnave të quajtura ‘benzodiazepina’

Si të gjitha barnat tjera, edhe Lexilium-i mund të ketë efekte të padëshiruara, por nuk do të thotë se këto do ti ketë secili pacient. Nëse te ju shfaqen simptomat në vijim menjëherë ndërprejeni marrjen e mëtejme të Lexilium-it dhe kërkoni ndihmën mjekësore, sepse ju mund të keni nevojë për ndihmë emergjente: - Shqetësimi, agresiviteti, zemrimi, irritimi ose agjitimi. - Ankthet e natës dhe nëse shihni apo dëgjoni gjëra joreale (haluçinacione). - Probleme mentale si deluzione (besueshmëria në gjëra që nuk janë reale) ose humbja e kontaktit me realitetin. - Ndryshime në sjellje të cilat janë jasht karakterit tuaj. Me rastin e fillimit të marrjes së Lexilium-it ju mund të keni këto efekte: - Përgjumja dhe lodhja. - Humbja ose zvoglimi i emocioneve. - Rënia e vigjilencës. - Konfuzioni. - Kokëdhembja. - marramendja. - Dobësi muskulare. - Kordinim i dobët, duke e futur edhe dobësinë me rastin e hecjes. - Probleme me të parin (vizion i dyfishtë). Zakonisht këto efekte mënjanohen brenda një kohe të shkurtër. Nëse ju jeni të brengosur bisedoni me mjekun tuaj ose me farmacistin. Efektet e padëshiruara në vijim mund të shfaqen në çfardo kohe gjatë trajtimit - Vështirësi me të mbajturit mend, kjo mund të ndodhë në të njejten kohë me ndryshimet e sjelljes. - Depresion. - Ndjenja e sëmundjes (nauze dhe vjellje). - Kapsllëk ose diarrea. - Rash i lëkurës. - Interesim i lartë ose i ulët për seks. Simptomat e abstinencës Ju mund të bëheni të varur nga benzodiazepinat, si Lexilium-i. Kjo do të thotë se nëse ju e ndërpreni marrjen menjëherë, ose nëse e zvogloni dozën shumë shpejt, ju mund të keni simptomat e abstinencës. Këto simptoma mund të jenë: - Kokëdhembje. - Dhembje muskulare dhe ndjenja e shqetësimit. - Ndjenja e brengosjes së fuqishme, tensionim, konfuzion ose nervozitet. - Simptoma më pak të zakonshme mund të jenë: - Rritja e ndjeshmërisë në dritë, në zhurmë dhe në prekje. - Të parit dhe të dëgjuarit e gjërave joreale (haluçinacione). - Therje dhe mpirje në anësi. - Ndjenja e humbjes së kontaktit me realitetin. - Konvulzione. Pacientët e moshuar Pacientët e moshuar që marrin benzodiazepine kanë rrezik të lartë për rrëzuarje dhe për thyerjen e eshtrave. Nëse vëreni ndonjë nga efektet anësore të renditura më sipër ose ndonjë efekt anësor që nuk përmendet në këtë fletudhëzimin, ju lutemi informoni mjekun ose farmacistin.

Informoni mjekun ose farmacistin nëse jeni duke marrë ose keni marrë kohët e fundit barna të tjera, qoftë edhe ato pa përshkrimin e mjekut. Të keni parasysh se këto informacione mund ti përkasin barnave të cilat më nuk i pini, si dhe barnat të cilat planifikoni ti merrni në të ardhmen. Lexilium-i mund të ndikojë në mënyrën e veprimit të disa barnave. Gjithashtu disa barna tjera mund të ndikojnë në mënyrën e veprimit të Lexilium-it. Në veçanti duhet ta informoni mjekun tuaj ose farmacistin nëse në ndërkohë jeni duke i marrë barnat në vijim: - Alkool; - Antihistaminikë të caktuar (p.sh. difenhidraminë) ; - Barna antiepileptike (p.sh. karbamazepinë) ; - Barna për gjumë dhe kundër anksiozitetit (p.sh. alprazolam, diazepam, zolpidem); - Relaksues muskular; - Analgjetikë narkotikë (p.sh. kodeinë); - Barna psikiatrike (p.sh. klorpromazinë, risperidon, klozapinë, amitriptilinë, trazodon); - Anestetikë; - Cimetidin (bar për trajtimin e problemeve me stomak); - Propranolol (beta bllokues). Operacionet kirurgjike Nëse ju duhet ti nështroheni anestezionit për trajtim kirurgjik ose trajtim dental, është me rëndësi që ta informoni mjekun tuaj ose stomatologun se jeni duke marrur Lexilium

Këtë bar duhet ta merrni saktësisht sipas rekomandimeve të mjekut tuaj. Mos e ndryshoni dozën, ose ta ndërpreni marrjen e mëtejme pa konsultim paraprak me mjekun tuaj. Mjeku juaj do ta përcaktojë dozimin dhe kohëzgjatjen e mjekimit. Mjeku juaj do ta përshkruaj dozën më të ulët të mundshme për juve. Mjeku do ta përshkruaj Lexilium-in për kohën më të shkurtë të mundshme që ju duhet të trajtoheni. Tabletat Lexilium duhet të gëlltiten me pak ujë. Fëmijët Lexilium-i nuk rekomandohet të administrohet te fëmijët e moshës nën 12 vjeç. Të rriturit Dozimi i zakonshëm i Lexilium-it është mes 3 mg dhe 18 mg në ditë, e ndarë në disa doza. Ju normalisht nuk duhet ta merrni këtë bar më tepër se 12 javë. Personat e moshuar dhe ata me probleme të veshkave dhe të mëlçisë. Mjeku juaj do ta përcaktojë se sa tableta duhet të merrni dhe në çfarë intervalesh. Doza për juve duhet të jetë më e ulët sesa ajo për të rriturit. Nëse përdorni Lexilium më shumë sesa duhet. Në rast të marrjes të sasive më të mëdha të Lexilium-it sesa që preferohet, duhet të kontaktoni sa më parë me mjekun tuaj ose farmacistin. Me vete duhet të keni edhe barin ose paketimin e barit, në mënyrë që mjeku ta dijë sa çfarë keni marrë. Ai do ti përcaktojë masat që duhet të ndërmerren, në vartësi nga ashpërsia e intoksikimit/mbidozimit. Simptomat mund të jenë ndjenja e përgjumjes, vështirësi me kontrollin e lëvizjeve (humbja e kordinimit), të folur të ngadalshëm ose të pakuptuar. Nëse keni harruar ta merrni Lexilium-in Mos e dyfishoni dozën. Nëse keni harruar ta merrni këtë bar, ju duhet ta merrni këtë sa më parë që ju kujtohet. Nëse është koha për aplikimin e radhës, vazhdoni sipas orarit, ashtu si është përshkruar nga mjeku juaj. Nëse e ndërpreni marrjen e Lexilium-it Barin merreni sipas rekomandimeve të mjekut tuaj. Mos e ndërpreni marrjen e barit edhe nëse ndjeheni më mirë. Në rast të ndërprerjes mund të rikthehen simptomat e sëmundjes tuaj dhe mund të manifestohet sindromi i abstinencës, veçanërisht nëse ndërprehet shumë shpejt. Për simptomat që ju mund të keni shih seksionin 4 ‘simptomat e abstinencës’. Zvogëlimi i dozës ose ndërprerja e Lexiliumi-t duhet të bëhet ngadalë. Kjo e zvogëlon mundësinë e lajmërimit të simptomave të sindromit të abstinencës. Mjeku juaj do tu tregojë se si duhet të veprohet. Nëse keni ndonjë pyetje, ose nëse keni diçka të paqartë, pyeteni mjekun tuaj ose farmacistin.

Ky bar merret vetëm me recetë të mjekut.