Batixima 1gr pluhur dhe tretës për solucionin injektabel për përdorim intramuskular. Batixima 1gr pluhur dhe tretës për solucionin injektabël për përdorim intramuskular dhe intravenoz.
Cefalosporinat si efektë anësore janë kryesisht të përmbledhura në shqetësime gastrointëstinale si : anoreksi, glositë, të vjella, të përziera, diarre, piroza gastrike dhe dhimbje abdominale. Çregullime alergjike: urtikarie, rash i lëkurës, prurit. Çregullime hematologjike: cregullime i disa parametrave laboratorike, neutropeni kalimtare, leukocitopeni,granulocitopenia, trombocitopeni,agranulocitoze. Çregullime hepatike: Rritje kalimtare e transaminazave si SGOT, SGPT , të fosfatazes alkaline. Çregullime renale: rritje kalimtare e azotit ureik, dhe e përqëndrimit të kreatininës.
Rekomandohet që të mos përziehet cefotaxima me solucion bikarbonat natriumi,me antibiotikë dhe preparatë të tjera. Përdorimi i njëkohshëm i aminoglukozideve,shoqërimi që “in vitro” shkakton efekte sinergjike ose përforcuese,mund të indikohet në infeksione shumë të rënda: të dy antibiotikët sidoqoftë përdoren në shiringa të ndara; në këtë rast është i rekomandueshëm kontrolli periodik i funksionit renal. Në rast të infeksionëve nga pseudomonas auriginosa është i rekomandueshëm përdorimi i batiximës me të tjerë antibiotikë edhe këta aktivë kundra këtyre agjentëve patogenë. Marrja e dozave të larta të batiximes njëkohësisht me diuretiket e fuqishëm nuk ka ndonjë veprim mbi funksionin renal. Një dëmtim i mundshem i funksionit renal mund të shkaktohet nge aplikimi i njëkohshem i dozave të larta të cefalosporinave dhe diuretikëve me veprim të fuqishëm
Te të rriturit: Doza e bazes është 2 gr në ditë (1 gr në çdo 12 orë) në rrugë intramuskulare ose endovenoze. Doza mund të rritët deri në 3-4 gr në ditë, në rastët e rënda deri në 12 gr në rrugë intravenoze, duke zvogëluar intevalet nga nje marrje në tjetren nga 8-6 orë. Përsa i përket bërjes në rrugë intravenoze të dozave të vogla , kryhen me injeksione direkte në intervalet 3-5 minuta. Dozat më të larta të cefotaximes mund të shoqërohen në rrugë intravenoze në kohë të shkurtër 20 minuta pasi ta keni tretur 2gr në 40ml ujë për përgatitjen e injeksioneve,solucion fiziologjik isotonik,apo solucionit të glukozuar ose për infunzion intravenose të vazhdueshëm (50-60 minuta) pasi ta keni tretur 2 gr në 100 ml tretës. Rekomandohet të mos përziehet cefotaxima me solucione të bikarbonatit. Pacientët me sensibilitët të shtuar mund të ankojnë dhimbje pas injeksionit intramuskular,ndaj për trajtimin e këtyre subjekteve këshillohet të shoqërojnë injeksionin me shkrirës lidokainë 1%. Ky solucion duhet të administrohet vetëm në rruge intramuskulare dhe duhet në mënyre absolutë të evitohet përdorimi intravenose. Te fëmijët: Tek fëmijët me pak se 12 vjeç mund të merren 50-100 mg/kg e ndarë në ndarje ditore 2-4. Në rastë të vështira mund të arrihet ,deri në dozen 200mg/kg peshë në ditë. Tek prematurët doza nuk duhet të kalojë 50 mg/kg/ditë ,meqë funksioni renal eshtë akoma jo plotësisht i zhvilluar. Shkrirësi përmban lidokainë kloridrat i cili nuk këshillohet të përdoret tek fëmijët nën 12 vjec , tek të cilët injeksioni intramuskular përdoret me solucion ujë të distiluar
Batixima duhet të përshkruhet me kujdes tek individet me anamnezë pozitive për sëmundje gastrointestinale, veçanërisht për kolitet. Meqënëse ulja e funksionit renal influencon në mënyre të pakët mbi farmakokinetikën e cefotaximave, reduktimi i dozave është i nevojshme vetëm në rast të insufiçencës renale të rëndë. Në pacientët me klirenc të kreatininës më të vogel se 5 ml/min doza majtëse përgjysmohet. Përdorimi i njëkohshem i preparateve nefrotoksike kërkon kontroll të rregullt të funksionit renal. Përdorimi i zgjatur të antibiotikeve favorizon zhvillimin e mikroorganizmave jo të ndjeshëm. Në rast se ndodh një gjë e tillë përdorni terapi të përshtatshme. Në fëmijëri të hershme batixima merret vetëm në rastët domosdoshmerisht të nevojshme dhe nën kontrollin e rreptë të mjekut,po e njëjta edhe gjatë shtatzanisë. Duke kaluar në qumështin matern nuk rekomandohet dhënia e saj gjatë gjidhënies. Irritimi i indit në vendin e aplikimit në im. është i rrallë. Kjo evitohet duke e bërë injektimin ngadalë 3-5 min. Në pacientëtë me një dietë hiposodike është e përshtatshme të saktësohet që përmbajtja sodike e medikamentit është 2.09mmol/gr. Mbajeni preparatin larg duarve të fëmijëve tuaj.