Regjistrohu/Kyçu

LEGOFER

Legofer është bar antianemik i cili përmban hekur trivalent, për trajtimin e anemisë me mungesë të hekurit duke e ndihmuar organizmin që të krijojë eritrocitet.

Legofer është bar antianemik i cili përmban hekur trivalent, për trajtimin e anemisë me mungesë të hekurit duke e ndihmuar organizmin që të krijojë eritrocitet.

Si të gjitha barnat tjera, edhe Legofer-i mund të ketë efekte të padëshiruara, por nuk do të thotë se këto do ti ketë secili pacient. Çrregullimet gastrointestinale, si diarre, kapsllëk, nauze dhe dhembje epigastrike, të cilat mund të shfaqen shumë rrallë, veçanërisht pas dozave të larta; këto efekte të padëshiruara qetësohen pas zvoglimit të dozës ose pas ndërprerjes së trajtimit. Produktet e hekurit mund ta ndryshojnë ngjyrën e fecesit në të zezë ose në të zezë hiri. Nëse vëreni ndonjë nga efektet anësore të renditura më sipër ose ndonjë efekt anësor që nuk përmendet në këtë fletëudhëzim, ju lutemi informoni mjekun ose farmacistin.

Është me rëndësi të veçantё nëse ju jeni duke i marrur barnat në vijim: Tetraciklina dhe kloramfenikol (antibiotikё), bifosfonate (pёr sёmundje tё eshtrave), ciprofloksacinё dhe ofloksacinё (fluorokinolone – antibiotikё), penicilaminё (bar qё pёrdoret te artriti reumatoid), tiroksinё (hormon i tireoidesё), levodopa, karbidopa (pёr sёmundjen e Parkinsonit), alfa-metildopa (pёr hipertension) acid askorbik (vitamina C), antiacide (pёr neutralizimin e aciditetit në stomak). Informacione të rëndësishme lidhur me disa përbërës të Legofer-it Legofer-i përmban sorbitol E420, prandaj pacientët që kanë intolerancë të trashëguar në fruktozë nuk duhet ta marrin këtë bar. Legofer-i përmban parabens (metil-parahidroksibenzoat kripëra të natriumit, propil-parahidroksibenzoat kripëra të natriumit), të cilat mund të shkaktojnë reaksione alergjike të vonuara. Ky bar pёrmban 1.9mmol (43.83mg)natrium nё 15ml tretёsirё orale.Prandaj duhet kujdes i shtuar te pacientёt qё ju kufizohet futja e natriumit(kripёs)

Këtë bar duhet ta merrni saktësisht sipas rekomandimeve të mjekut tuaj. Mos e ndryshoni dozën, ose ta ndërpreni marrjen e mëtejme pa konsultim paraprak me mjekun tuaj. Mjeku juaj do ta përcaktojë dozimin dhe kohëzgjatjen e mjekimit. Mjeku juaj do të përcaktojë dozën e përshtatshme dhe kohëzgjatjen e trajtimit për juve. Është më së miri që të merret në stomak të zbrazët. Dozat e rekomanduara janë: Të rriturit: 15 – 30 ml në ditë (ekuivalent me 40 – 80 mg Fe3+ ), ose në harmoni me rekomandimet e mjekut, në dy doza, pra ushqimit. Fëmijët: 1.5 ml/ kg peshë trupore (ekuivalent me 4 mg/kg tё peshës trupore) në ditë, ose në harmoni me rekomandimet e mjekut, në dy doza, para ushqimit. Nëse përdorni Legofer më shumë sesa duhet: Në rast të marrjes të sasive më të mëdha të Legofer-it sesa që preferohet, duhet të kontaktoni sa më parë me mjekun tuaj ose farmacistin. Me vete duhet të keni edhe barin ose paketimin e barit, në mënyrë që mjeku ta dijë sa çfarë keni marrë. Ai do ti përcaktojë masat që duhet të ndërmerren, në vartësi nga ashpërsia e intoksikimit/mbidozimit. Ky bar përmban hekur. Duhet të ruhet larg fëmijëve sepse mund të jetë fatal. Simptomat e mbidozimit janë dhembjet e barkut, nauze, diarre, vjellje dhe hematemezë, shpesh herë e përcjellur me përgjumje, zbehje, cianozë (mavijosje e fytyrës), shok deri në komë. Nëse keni harruar tё merrni Legofer Mos e dyfishoni dozën. Nëse keni harruar ta merrni këtë bar, ju duhet ta merrni këtë sa më parë që ju kujtohet. Nëse është koha për aplikimin e radhës, vazhdoni sipas orarit, ashtu si është përshkruar nga mjeku juaj. Nëse e ndërpreni marrjen e Legofer-it Barin merreni sipas rekomandimeve të mjekut tuaj. Mos e ndërpreni marrjen e barit edhe nëse ndjeheni më mirë. Në rast të ndërprerjes mund të rikthehen simptomat e sëmundjes tuaj. Nëse keni ndonjë pyetje, ose nëse keni diçka të paqartë, pyeteni mjekun tuaj ose farmacistin.

Ky bar mund të merret vetëm me recetë të mjekut.