Lansoprazoli frenon enzimën e pompës protonike në membranën mukoze të stomakut që mundësojnë sekretimin e acidit gastrik. Kështu që ai redukton sasinë dhe aciditetin e lëngut gastrik, duke parandaluar kështu efektet e tij të dëmshme në membranën mukoze të ekspozuar. Fillimi i veprimit ndodh një deri dy orë pas marrjes së tij dhe efektet qëndrojnë për më shumë se 24 orë. Dhimbja ndalon jo më vonë se në pak ditësh; membrana mukoze e prekur shërohet në pak javë. Marrja për një kohë të gjatë e lansoprazolit mund të parandalojë përsëritjen e sëmundjes.
Si të gjithë ilaçet, Lanzul dhe Lanzul S mund të shkaktojnë efekte anësore, megjithëse ato shfaqen rrallë. Efektet anësore më të zakonshme që ndodhin gjatë trajtimit janë çrregullimet gastrointestinale (konstipacioni, diarrea, të përzierat, fryrje apo dhimbje barku ) dhe dhimbje koke. Skuqje, marrje mendsh, tharje goje dhe lodhje ndodhin më rrallë. Nëse ndonjë prej efekteve anësore bëhet serioz, ose nëse vini re ndonjë efekt anësor që nuk është përmendur në këtë fletëpalosje, ju lutemi të njoftoni mjekun apo farmacistin tuaj.
Ju lutemi informoni mjekun ose farmacistin nëse jeni duke marrë ose keni marrë kohët e fundit ndonjë bar tjetër, përfshirë edhe ato barna që merren pa përshkrimin e mjekut. Lansoprazoli redukton aciditetin e lëngut gastrik, si rrjedhojë absorbimi i disa agjentëve, të tillë si ketokonazoli, ampicilina, kripërat e hekurit ose digoksina, mund të ndryshojë. Lansoprazoli mund të shpejtojë në mënyrë të veçantë ekskretimin e teofilinës. Nëse jeni duke marrë njëkohësisht sukralfat me lansoprazol, merreni atë të paktën 30 minuta pas dozës së Lanzulit ose Lanzul S. Marrja e Lanzul dhe Lanzul S me ushqim dhe pije Merreni dozën në mëngjez, para se të hani. Nëse duhet ta merrni barin dy herë në ditë, merreni një dozë para mëngjezit dhe një dozë para darkës. Shtatzënia dhe ushqyerja me gji Pyesni mjekun dhe farmacistin për këshilla para se të merrni çdo bar. Lansoprazoli nuk njihet të jetë i dëmshëm për fetusin. Gratë shtatzëna mund ta merrni atë kur përfitimet e pritura justifikojnë riskun potencial për fëmijën. Ushqyerja me gji nuk rekomandohet gjatë trajtimit. Drejtimi i automjetit dhe përdorimi i makinerive Lansoprazoli nuk është raportuar të prekë aftësinë për të drejtuar automjetet dhe për të përdorur makineritë. Informacion i rëndësishëm rreth disa përbërësve të Lanzulit dhe Lanzul S Lanzul dhe Lanzul S përmbajnë sukrozë. Nëse ju i keni thënë mjekut tuaj se keni intolerancë ndaj disa sheqernave, kontaktoni mjekun përpara se të merrni secilin nga dy barnat.
Doza e zakonshme ditore është 1 kapsulë Lanzul ( 30 mg ) ose 1 kapsulë Lanzul S ( 15 mg ), në varësi të tipit dhe rëndesës së sëmundjes. Doza e zakonshme për çrrënjosjen e Helicobacter pylori është 1 kapsul Lanzul ( 30 mg ) dy herë në ditë për 1 deri 2 javë, në kombinim me barna të tjerë. Doza më e lartë e rekomanduar e Lanzulit është 60 mg në ditë. Për pacientët me prekje të mëlçisë, doza më e lartë e rekomanduar është 30 mg në ditë. Në pacientët me sindromin Zollinger-Ellison, dozat mund të jenë në mënyrë të konsiderueshme më të larta. Trajtimi zakonisht zgjat prej 4 javësh deri 8 javësh; trajtimi për parandalimin e rikthimit të sëmundjes është afatgjatë.
Gjithmonë merrni Lanzul dhe Lanzul S ekzaktësisht siç ju ka thënë mjeku juaj. Ju duhet të kontrolloheni me mjekun ose farmacistin tuaj nëse nuk jeni i sigurt . Doza e zakonshme ditore është 1 kapsulë Lanzul ( 30 mg ) ose 1 kapsulë Lanzul S ( 15 mg ), në varësi të tipit dhe rëndesës së sëmundjes. Doza e zakonshme për çrrënjosjen e Helicobacter pylori është 1 kapsul Lanzul ( 30 mg ) dy herë në ditë për 1 deri 2 javë, në kombinim me barna të tjerë. Doza më e lartë e rekomanduar e Lanzulit është 60 mg në ditë. Për pacientët me prekje të mëlçisë, doza më e lartë e rekomanduar është 30 mg në ditë. Në pacientët me sindromin Zollinger-Ellison, dozat mund të jenë në mënyrë të konsiderueshme më të larta. Trajtimi zakonisht zgjat prej 4 javësh deri 8 javësh; trajtimi për parandalimin e rikthimit të sëmundjes është afatgjatë. Gëlltiteni të gjithë kapsulën. Nëse ju nuk mund ta gëlltisni të gjithë kapsulën, hapeni atë dhe përzijeni përmbajtjen me pak lëng molle ( afërsisht një lugë ) dhe gëlltiteni menjëherë pa u përtypur. Nëse keni përshtypjen se efekti i Lanzul ose Lanzul S është shumë i fortë ose shumë i dobët, njoftoni mjekun ose farmacistin. Nëse merrrni më shumë se duhet Lanzul dhe Lanzul S Konsultohuni me mjekun ose farmacistin. Nëse harroni të merrni Lanzul dhe Lanzul S Mos merrni doze të dyfishtë për të zëvendësuar dozën e humbur. Nëse keni pyetje tjetër mbi përdorimin e këtij bari, pyesni mjekun ose farmacistin.