Regjistrohu/Kyçu

LANTIGEN B

Profilaksia dhe terapia e infeksioneve bakteriale të traktit respirator superior (rinite,rinofaringite,sinusite,tonsillite,bronkite)

Profilaksia dhe terapia e infeksioneve bakteriale të traktit respirator superior (rinite,rinofaringite,sinusite,tonsillite,bronkite)

Gjatë marrjes së dozave të para mund të shfaqet ndonjë ndjenjë konstipacioni. Por këto shenja shikohen rrallë. Ky specialitet përmban konservant ,kështu që është e mundur që të verifikohet ndonjë reaksion alergjik i shkaktuar prej tij.

fëmijët mbi 3 muaj dhe moshe nën 10 vjeç:gjysëm doze (prej 7-8 pikash ) në mëngjes dhe në darkë, ose një doze të plotë prej 15 pikash në një marrje të vetme në mëngjes. Fëmijët mbi 10 vjeç dhe të rriturit: Një dozë të plotë prej 15 pikash në mëngjes dhe një në darkë përpara se të flenë. Kohëzgjatja e trajtimit: Një cikël trajtimi përfshin: -Merren një flakon në fëmijë nën 10 vjeç dhe 2 flakone në ata mbi 10 vjeç dhe të rriturit,me posologjinë e përshkruar më lart. -Pezullohet tratimi për 2-3 javë. -Merren përsëri 1 flakon në të rriturit dhe fëmijët mbi 10 vjeç dhe gjysëm flakoni në ata të vegjël dhe nën 10 vjeç.,me posologjinë e përshkruar më lart.

Nuk kundërindikohet në shtatëzëni dhe gjidhënie. Këshilla për përdorimin: Pikat duhen marrë mundësisht nën gjuhë, duke i mbajtur për disa minuta në gojë ,pa e përtypur duke lejuar kështu vaksinën të shpërndahet në sekrecionet e pështymës dhe mukozës orofaringeale duke lehtësuar absorbimin e preparatit. Në fëmijë shumë të vegjël ,Lantigeni këshillohet të jepet gjatë gjumit,duke i hedhur pikat mes buzës dhe gingivave inferior. Gjithashtu këshilohet që përveç dozës orale ,me qëllim që të zmadhojmë sipërfaqen e kontaktit të mukozës me vaksinën ,të hidhen 1 ose 2 pika Lantigen B në secilën vrimë hunde kur pacienti është në pozicion shtrirë. Një dozë e Lantigen B për të rritur merret duke e kthyer flakonin me kokë poshtë dhe duke shtypur dozatorin derisa të bien 15 pika. Gjysëm doze përfitohet për fëmijët duke hedhur 7-8 pika.