Regjistrohu/Kyçu

LAMAL ®

Lamal (lamotrigina) i përket grupit të barnave të quajtura antiepileptik. Këto përdoren për trajtimin e epilepsisë dhe sëmundjes bipolare (maniako-depresive).

Lamal (lamotrigina) i përket grupit të barnave të quajtura antiepileptik. Këto përdoren për trajtimin e epilepsisë dhe sëmundjes bipolare (maniako-depresive).

Si të gjitha barnat tjera, edhe Lamal-i mund të ketë efekte të padëshiruara, por nuk do të thotë se këto do ti ketë secili pacient. Në rast të reaksioineve alergjike ose reaksioneve serioze në lëkurë: duhet që menjëherë të kërkoni ndihmën e mjekut. Një numër i vogël i njerëzve që marrin Lamal mund të kenë reaksione alergjike ose reaksione serioze në lëkurë, të cilat mund të zhvillohen në reaksione shumë më serioze, dhe ndoshta të rrezikshme për jetën nëse nuk trajtohen. Simptomat e këtyre reaksioneve janë:Skuqje e lëkurës;Enjtje e gojës ose e syve;Ngritje e temperaturës (ethe), simptoma të ngjashme me ftohjet ose përgjumje;Enjtje për rreth fytyrës, ose enjtje e gjëndrrave në qafë, nën sqetull ose në ingvinum (fundi i barkut);Gjakosje ose mavijosje të pazakonshme, ose nëse gishtat tuaj marrin ngjyrë blu;Infeksion të fytit, ose më tepër infeksione (si ftohje) sesa zakonisht.Në shumë raste, këto simptoma mund të jenë shenja të efekteve anësore më pak serioze. Por ju duhet të jeni të vetëdijshëm se ato mund të jenë potencialisht serioze – prandaj, nëse ju do të keni këto simptoma duhet që menjëherë të shkoni te mjeku juaj. Mjeku juaj mund të kërkojë që ju ti bëni testimet e mëlçisë, veshkave ose të gjakut, dhe mund të ju urdhërojë që ta ndërpreni marrjen e mëtejme të Lamal-it. Efektet e padëshiruara shumë të zakonshme – shfaqen te më tepër se 1 në 10 pacientë të trajtuar:Kokëdhembja;Ndjenja e marramendjes;Ndjenja e gjumit ose përgjumje;Mungesa e kordinimitt ose ngathtësi (ataxia);Turbullim i të pamurit ose pamje e dyfisht;Ndjenja e sëmundjes (nauze) ose vjellje;Skuqje e lëkurës. Efektet e padëshiruara të zakonshme – shfaqen 1 deri në 10 pacientë të trajtuar:Agresivitet dhe shqetësim;Lëvizjet e shpejta të pakontrolluara të syve (nystagmus);Dridhje;Vështirësi me gjumë;Dijarreja;Tharje e gojës;Ndjenja e lodhjes;Dhembje të shpinës dhe të nyjeve, ose edhe në vende tjera. Efektet e padëshiruara të rralla – shfaqen 1 në 1000 pacientë të trajtuar:Kruarje e syve, me lotim dhe formim të krustave në kapakët e syve (conjunctivitis);Gjendje e rëndë e lëkurës, me fluska, dhe me gjakosje nga buzët, sytë, goja, hunda dhe nga gjenitalett (Sindromi Stevens–Johnson). Efektet e padëshiruara shumë të rralla – shfaqen 1 në 10.000 pacientë të trajtuar:Haluçinacione (të pamurit ose të dëgjuarit e gjërave joreale);Konfuzion ose agjitacion Ndjenja e marramendjes me rastin e lëvizjes;Lëvizje të pavullnetshme në trup (tik), spazma të pakontrolluara muskulare të cilat përfshijnë sytë, kokën (choreoathetosis), ose lëvizje të pazakonshme të trupit si dridhje dhe shtangime;Reaksione të rënda të lëkurës duke filluar me fusha të skuqura të dhembshme, me ushla fluska dhe qerim të shtresave të lëkurës (toxic epidermal necrolysis);Te personat të cilët edhe më parë kanë pasur epilepsi, konvulsione të cilat mund të shpeshtohen;Ndryshime në funksionet e mëlçisë, të cilat pasqyrohen me teset e gjakut, ose me insufiçiencë të mëlçisë;Ndryshime të cilat mund të pasqyrohen me testimet e gjakut — duke e futur numrin e eritrociteve (anemia), zvoglimin e numrit të leukociteve (leukopenia, neutropenia, agranulocitoza), zvoglimin e numrit të trombociteve (trombocitopenia), zvoglimin e numrit të të gjitha qelizave të gjakut (pancitopenia), dhe çrregullimi i palcës kurrizore anemia aplastik;Çrregullimi i koagulimit të gjakut, e cila mund të shkaktojë gjakosje ose mavijosje të papritura (koagulimi i diseminuar intravaskular);Temperaurë e lartë (ethe);Enjtje për rreth fytyrës (edema) ose enjtje e gjëndrrave të qafës, nën sqetulla dhe në fundin e barkut (limfadenopati);Te personat që vuajnë edhe nga sëmundja e Parkinson-it, mund të përkeqësohen simptomat. Ju lutemi që të konsultoheni me mjekun tuaj ose me farmacistin nëse do të keni ndonjerin nga këto efekte të padëshiruara, ose ndonjë i cili nuk është shënuar në këtë fletëudhëzim.

Informoni mjekun ose farmacistin nëse jeni duke marrë ose keni marrë kohët e fundit barna të tjera, qoftë edhe ato pa përshkrimin e mjekut. Të keni parasysh se këto informacione mund ti përkasin barnave të cilat më nuk i pini, si dhe barnat të cilat planifikoni ti merrni në të ardhmen. Lamal mund të ndryshojë efektin e disa barnave tjera dhe e kundërta. Nëse ju merrni barna të caktuara, mjeku juaj mund të ketë nevojë ta rishikojë dozimin e Lamal-it. Këtu hyjnë: okskarbazepina, felbamati, gabapentina, levetiracetami, pregabalina, topiramati ose zonisamidi, për trajtimin e epilepsies; litium, për trajtimin e problemeve mentale; bupropioni, për trajtimin e problemeve mentale ose për ndërprerjen e pirjes së duhanit. Disa barna mund të intereagojnë me Lamal-in ose të shkaktojë që ju të keni më tepër efekte të padëshiruara. Këtu hyjnë: valproati, për trajtimin e epilepsisë ose të problemeve mentale; karbamazepina, për trajtimin e epilepsisë ose të problemeve mentale; fenitoina, primidoni ose fenobarbitoni, për rajtimin e epilepsies; olanzapina, për trajtimin e problemeve shëndetësore mentale; risperidoni, për trajtimin e problemeve shëndetësore mentale; rifampicina, i cili është një antibiotik; kombinimi i lopinavirit dhe ritonavirit, për trajtimin e infeksionit me virusin e imunodefiçiencës humane (HIV); kontraceptivët hormonalë (shih më poshtë). Kontraceptivët hormonal (siç është Pill) mund të ndikojë në mënyrën e veprimit të Lamal-it. Mjeku juaj mund të ju rekomandojë që të shfryëzoni tipin e veçantë të kontraceptivëve hormonal, ose ndonjë metodë tjetër të kontracepcionit, si kondoma ose spirale. Nëse ju përdorni kontraceptiv hormonal si pilula, mjeku juaj do të bëjë analizat e gjakut për përcaktimin e nivelit të Lamal-it. Nëse ju planifikoni të përdorni kontraceptiv hormonal: bisedoni me mjekun tuaj, i cili do të ju preferojë metodën e përshtatshme për kontracepcion. Lamal mund të ndikojë në veprimin e kontraceptivëve hormonal, ndonëse ka pak gjasa që të zvoglojë efektivitetin e tyre. Nëse ju përdorni kontraceptivë hormonal dhe nëse diktoni ndonjë ndryshim në ciklin menstrual, si gjakosje ose mes periodave: tregoni mjekut tuaj. Kjo mund të jetë shenjë se Lamal-i ka ndikuar në efektivitetin e kontraceptivëve.

Këtë bar duhet ta merrni saktësisht sipas rekomandimeve të mjekut tuaj. Mos e ndryshoni dozën, ose ta ndërpreni marrjen e mëtejme pa konsultim paraprak me mjekun tuaj. Mjeku juaj do ta përcaktojë dozimin dhe kohëzgjatjen e mjekimit. Mjeku juaj mund të jap instruksione të tjera krahasuar me këto që shkruhen këtu. Doza që do ta përshkruajë mjeku juaj varet nga ajo se a merrni edhe ndonjë bar tjetër dhe nëse po cilin nga ata. Kjo ka rëndësi të veçant nëse merrni edhe barna që përmbajnë valproat. Epilepsia:Lamal-i administrohet si monoterapi ose si shtesë e terapisë tjetër antiepileptike. Terapia fillon me doza të ulta dhe e cila rritet gradualisht deri te ajo me të cilën arrihet efekti optimal antiepileptik. Të rriturit dhe fëmijët mbi 12 vjeç:Doza e zakonshme për kontrollin e epilepsisë është mes 100 mg dhe 400 mg, e cila merret një herë në ditë ose në doza të ndara. Në fillim të trajtimit me Lamal, mjeku juaj do të përshkruaj dozë shumë të ulët sesa kjo dhe ate do ta rrisëj brenda disa javëve. Fëmijët e moshës mes 2 dhe 12 vjeç:Për dozimin pediatrik ju duhet që patjetër ta konsultoni mjekun tuaj.Lamal-i nuk rekomandohet te fëmijët nën moshën 2 vjeçare. Nëse Lamal-i nuk mund ti kontrollojë konvulsionet ose nëse keni konvulsione edhe më tepër sesa para fillimit të terapisë, bisedoni me mjekun tuaj. Sëmundja bipolare Të rriturit (mbi 18 vjeç):Doza e zakonshme për sëmundjen bipolare është mes 100 mg dhe 400 mg, e cila merret një herë në ditë ose e ndarë në dy doza. Me rastin e fillimi të terapisë me Lamal, mjeku juaj do të përshkruaj dozë shumë të ulët sesa kjo dhe ate do ta ngritë gradualisht në periudhën brenda 6 javëve. Fëmijë (nën moshën 18 vjeçare):Lamali nuk rekomandohet për trajtimin e sëmundjes bipolare te pacientët nën moshën 18 vjeçare. Nëse përdorni Lamal më shumë sesa duhet Në rast të marrjes të sasive më të mëdha të Lamal-it sesa që preferohet, duhet të kontaktoni sa më parë me mjekun tuaj ose farmacistin. Me vete duhet të keni edhe barin ose paketimin e barit, në mënyrë që mjeku ta dijë sa çfarë keni marrë. Ai do ti përcaktojë masat që duhet të ndërmerren, në vartësi nga ashpërsia e intoksikimit/mbidozimit. Simptomat e mbidozimit mund të jenë: marramendje e pazakonshme, kokëdhembje e rëndë, përgjumësi e pazakonshme dhe humbje e vetëdijes. Nëse keni harruar ta merrni Lamal-in Mos e dyfishoni dozën. Nëse keni harruar ta merrni këtë bar, ju duhet ta merrni këtë sa më parë që ju kujtohet. Nëse është koha për aplikimin e radhës, vazhdoni sipas orarit, ashtu si është përshkruar nga mjeku juaj. Nëse e ndërpreni marrjen e Lamal-it Barin merreni sipas rekomandimeve të mjekut tuaj. Në rast të ndërprerjes mund të rritet incidenca e konvulsioneve. Me përjashtim nëse është e domosdoshme ndërprerja e menjëhershme, doza e lamotriginës duhet të zvoglohet së paku brenda 2 javësh. Nëse keni ndonjë pyetje, ose nëse keni diçka të paqartë, pyeteni mjekun tuaj ose farmacistin.

Lamal për trajtimin e epilepsisë duke i bllokuar sinjalet në tru të cilat i inicojnë konvulsionet epileptike (ngërçet). - Për të rriturit dhe fëmijët mbi moshën 13 vjeçare, Lamal mund të përdoret si vetëm ose si kombinuar me barna të tjera, për trajtimin e epilepsisë. Lamal gjithashtu mund të përdoret i kombinuar me barna të tjera për trajtimin e konvulsioneve të cilat shfaqen te gjendja e quajtur sindromi i Lennox-Gastaut. - Për fëmijët mes moshës 2 dhe 12 vjeç, Lamal mund të përdoret edhe me barnat e tjera, për trajtimin e këtyre gjendjeve. Ky mund të përdoret edhe për trajtimin e epilepsisë të tipit Konvulsionet Tipike Absence. Lamal për trajtimin e sëmundjes bipolare. Personat me sëmundje bipolare (quhet edhe sëmundja maniako depresive) të cilët kanë lëkundje ekstreme të disponimit, me periudha të manisë (eksitim ose eufori) e cila ndërrohet me periudhën e depresionit (zymtësi dhe dëshpërim i thellë). Për të rriturit mbi 18 vjeç, Lamal-i mund të përdoret si i vetëm ose i kombinuar me barna të tjera, për parandalimin e periudhave të depresionit të cilat shfaqen te sëmundja bipolare. Ende nuk është e qartë mënyra e veprimit të Lamal-it në tru për të shfaqur këtë efekt.