Regjistrohu/Kyçu

KODEINE FOSFAT

Kodeina nxit receptorët e opiateve në sistemin nervor qendror; ajo shkakton edhe deprimim të frymëmarrjes, vazodilatacion periferik, frenim të peristaltizmit të zorrëve, nxitje të kimioreceptorëve që shkaktojnë të vjella dhe frenim të refleksit të kollës.

Kodeina nxit receptorët e opiateve në sistemin nervor qendror; ajo shkakton edhe deprimim të frymëmarrjes, vazodilatacion periferik, frenim të peristaltizmit të zorrëve, nxitje të kimioreceptorëve që shkaktojnë të vjella dhe frenim të refleksit të kollës.

Si të gjithë barnat e tjera, Kodeine fosfat mund të shkaktojë efekte anësore, megjithëse jo çdokush i manifeston. Pjesa më e madhe e efekteve anësore janë të lidhura me dozën dhe zhduken kur doza reduktohet ose trajtimi ndërpritet. Disa efekte anësore mund të ndodhin në fillim te trajtimit dhe zhduken në mënyrë spontane me vazhdimin e mjekimit. Efektet e padëshiruara që mund të japë Kodeine fosfat janë si më poshtë: në sistemin kardiovaskular ( hipotension ortostatik, bradikardi, takikardi, shok ); në sistemin nervor qendror ( marrje mendsh, çorientim, përgjumje, dhimbje koke, eufori, delirium ); në aparatin tretës ( tharje fyti, të përziera, të vjella, konstipacion, dhimbje barku, anoreksi, spazma të traktit biliar ); në aparatin respirator ( në doza të larta ): depresion respirator, laringospazëm; në aparatin genito-urinar ( spazern uretrale, retension urinar; efekt antidiuretik, dhe/ose impotencë seksuale ); në lëkure: janë vërejtur simptoma mbindjeshmërie si: prurit, rash, djersitje. Në qoftë se ndonjë prej efekteve anësore përkeqësohet ose në qoftë se vëreni efekte anësore që nuk përmenden në ketë fleteudhëzues, ju luterni të lajmëroni mjekun ose farmacistin tuaj.

Trajtimi i njëkohshëm me barna të tjera mund të ndikojë ose të ndikohet nga Kodeine fosfat. Ju lutemi të kontaktoni me mjekun ose farmacistin tuaj në qoftë se jeni duke marrë ose keni marrë kohët e fundit barna të tjera, përfshirë ato të marra pa recetë. Mos harroni të informoni mjekun tuaj për trajtimin me Kodeine fosfat në qoftë se ju jepet ndonjë bar tjetër gjatë trajtimit. Eshtë veçanërisht e rëndësishme që mjeku juaj të jetë në dijeni të faktit që ju jeni trajtuar me: agonistë opioidë anestezikë të përgjithshëm; antidepresivë tricikiike frenues të monoaminoksidazës (IMAO); trankuilizantë; deprimues të sistemit nervor qendror; antidiarreikë të tjerë. Marrja e Kodeine fosfat me ushqim dhe pije Tabletat Kodeine fosfat duhet të merren pas ushqimit. Nuk lejohet marrja e këtij bari njëkohesisht me konsum alkooli.

Tabletat e Kodeine fosfat disponohen në formëdozën 15 mg. Si analgjezik: 30 — 60 mg çdo 4 orë deri në maksimumin e zakonshëm prej 240 mg në ditë. Fëmijët deri në 12 vjeç: 0.5 — 1 mg/kg çdo 4— 6 orë. Kunder kollës: 15 — 30 mg 3 ose 4 herë në ditë. Fëmijët 5 – 12 vjeç: 7.5 — 15 mg 3 ose 4 herë në ditë. Fëmijet 1 – 5 vjeç: 3 mg 3 ose 4 herë në ditë. Në përgjithesi, si qetësuese e kollës, kodeina nuk rekomandohet tek fëmijët dhe duhet shmangur plotësisht tek fëmijët nën 1 vjeç. Kundër diarrese:Të rritur dhe fëmijë mbi 12 vjeç në dozën 30 mg 3 ose 4 herë në ditë. Në qoftë se keni marrë më shumë Kodeine fosfat: Në qoftë se keni marrë më shumë Kodeine fosfat se sasia që duhet të merrnit ose në qoftë se fëmijët e kanë marrë gabimisht këtë bar, ju lutemi të kontaktoni mjekun tuaj, spitalin ose të telefononi urgjencen për të marrë një mendim për rrezikun dhe këshillë për veprimet që duhet të ndërmerren. Në qoftë se keni harruar të merrni Kodeine fosfat Në qoftë se harroni një dozë ( ose më shumë doza ), merrni dozën në vazhdim kur të jetë koha për marrjen e zakonshme të saj. Mos merrni një dozë të dyfishtë ( ose me të lartë ) për të plotesuar dozën ( dozat ) e harruar( a ). Në qoftë se keni pyetje të mëtejshme mbi përdorimin e ketij produkti, pyesni mjekun ose farmacistin tuaj.

Gjithmone merrini tabletat Kodeine fosfat vetëm sipas keshillës së mjekut. Në qoftë se ndjeni që efektet e Kodeine fosfat janë shumë të forta ose shumë të dobëta, flisni me mjekun ose farmacistin tuaj.