Regjistrohu/Kyçu

KLIACEF

antibiotik për përdorim oral,që i përket klasës së cefalosporinave.

antibiotik për përdorim oral,që i përket klasës së cefalosporinave.

Kliacefi kundërindikohet në pacientët me alergji të njohur ndaj cefalosporinave dhe komponenentëve të tjerë të produktit. Në përgjithësi kundërindikohet në shtatzëni dhe gjidhënie

Të rriturit:250mg çdo 8 orë,në infeksione më të rënda doza mund të rritet. Doza maksimale mund të shkojë deri në 2g në ditë. Për trajtimin e uretritit gonokoksik akut këshillohet një marrje prej 3g në ditë e shoqëruar me 1g prebenecid. Fëmijët:20mg/kg peshë/24 orë e fraksionuar çdo 8 orë. Në infeksione më të rënda (si otite të veshit të mesëm),rekomandohet një dozë prej 40mg/kg peshë /24orë deri në një dozë maksimale prej 1g. DOZAT DITORE SIPAS PESHËS TRUPORE SIPAS REKOMANDIMIT 40MG/KG (Kliacef 250mg/5ml). PESHA Deri 8 kg Nga 8-16kg Nga 16-21 kg Mbi 21 kg 3x në ditë(doza e përgjithshme) 100mg(2ml) 200mg(4ml) 250mg(5ml) 300mg(6ml) Alternative e skemës së marrjes: Në otite media dhe faringite ,doza totale ditore mund të merret në doza të fraksionuara çdo 12 orë; sasia e produktit duhet të shtohet sipas skemës së mëposhtme: DOZAT DITORE SIPAS PESHËS TRUPORE SIPAS REKOMANDIMIT 40MG/KG (Kliacef 250mg/5ml) PESHA Deri 8 kg Nga 8-16kg Nga 16-21 kg Mbi 21 kg 2x në ditë(doza e përgjithshme) 150mg(3ml) 300mg(6ml) 400mg(8ml) 500mg(10ml) Shënim:kjo tabelë i referohet prodozes maximale prej 40mg/kg peshë . Kuptohet që për dozën 20mg/kg peshë këto doza duhen përgjysmuar.

Këshilla për përgatitjen: tundeni mirë flakonin para përdorimit ,shtoni ujë deri në nivelin e treguar në të dhe tundeni flakonin deri sa të përftohet një tretësirë uniforme. Nëse përgatitet sipas këtyre udhëzimeve , 5 ml sospension korrespondojnë: cefaklor monohidrat ekuivalent me 250mg cefaklor. Tundeni mirë para çdo marrjeje. Tabletat e tretshme mund të merren pasi treten në gjysëm gote me ujë.