Substanca aktive e Ketanal ështe ketoprofeni. Ketoprofeni bën pjesë në grupin e barnave të quajtur antiinflamatore josteroidë. Ketonal xhel veprim antiinflamator dhe analgjezik (qetësues të dhimbjes)
Si të gjithë barnat, edhe Ketonal xhel mund të shkaktojë shfaqen e efekteve të padëshiruara. Çrregullime në lëkurë dhe indet subkutane: Jo shpesh: kruajtje, eritema, prurit, ekzema dhe dermatit kontakti të lehtë. Nga administrimi sistemik po ashtu edhe ai lokal, rrallë herë janë raportuar: urtikarie, rash, reaksione fotosensitive, reaksion Bollous, eritremë multiforme, dermatit likenoid, nekroze të lëkurës dhe sindromë Stevens-Johnson. Shumë rrallë: dermatit kontakti i rëndë, si rezultat i higjenës vetiake të keqe dhe ekspozimi në diell. Mund të vihet re reaksion foto-alergjik i rëndë. Në disa raste ketoprofeni mund të jetë përgjegjës për fotosensivitet të zgjatur edhe pas një aplikimi të vetëm. Janë përshkruar edhe nekroliza epidermale toksike. Çrregullime të frymëmarrjes: Krizat astmatike, si forma të shfaqjes së mbindjeshmërisë ndaj barit, shfaqen shumë rrallë. Çrregullime renale dhe urinare: Shumë rrallë: përshkruhet vetëm një rast me përkeqësim të insufiçiencës renale kronike pas përdorimit të Ketonal xhel. Antiinflamatorët jo-steroidal lokal mund të shkaktojnë nefrit intersticial. Janë raportuar raste të përkeqësimit të insufiçiencës renale të mëparshme. Nëse vini re shfaqjen e ndonjë efekti të padëshiruar që nuk është përshkruar në këtë fletëudhëzues, jeni të lutur të njoftoni mjekun ose farmacistin.
Flisni me mjekun për çfarëdo lloj bari që jeni duke marrë, përfshi edhe barnat e marra pa recetë mjekësore. Ndërveprimet dhe ndikimi i barit mbi eliminimin nga organizmi të barnave të tjerë, ishte i pakonsiderueshëm. Kujdes duhet treguar gjatë marrjes së njëkohëshme të barit me probenecid ose metotreksat, meqënëse eliminimi i këtyre të fundit mund të ulet. Nuk duhen përdorur njëkohësisht pomada të tjera që përmbajnë ketoprofen ose antiinflamatorë jo steroidë të tjerë.
Ketonal xhel aplikohet në lëkurën mbi indin e dëmtuar ose inflamuar, 1 ose 2 herë në ditë. Xheli shpërndahet duke e fërkuar lëkurën lehtësisht. Sasia e xhelit që përdoret përllogaritet duke patur parasysh se 5 cm xhel përmbajnë 100 mg ketoprofen, ndërsa 10 cm përmbajne 200 mg ketoprofen. Nuk këshillohet vendosja së bashku me Ketonal kapsula, tableta ose suposte. Doza ditore e përgjithshme, pavarësisht nga formëdozat e përdorura, nuk duhet të kalojë 200 mg.
Ketonal xhel aplikohet në lëkurën mbi indin e dëmtuar ose inflamuar, 1 ose 2 herë në ditë. Xheli shpërndahet duke e fërkuar lëkurën lehtësisht. Sasia e xhelit që përdoret përllogaritet duke patur parasysh se 5 cm xhel përmbajnë 100 mg ketoprofen, ndërsa 10 cm përmbajne 200 mg ketoprofen. Nuk këshillohet vendosja së bashku me Ketonal kapsula, tableta ose suposte. Doza ditore e përgjithshme, pavarësisht nga formëdozat e përdorura, nuk duhet të kalojë 200 mg. Nëse keni aplikuar më shumë Ketonal xhel se ç’duhet Në rast se keni aplikuar më shumë xhel se sa duhet, shpëlani mirë me ujë të bollshëm pjesën e lëkurës dhe këshillohuni me mjekun. Nëse keni harruar të aplikonl Ketonal xhel Në rast se harroni të përdorni xhelin, përdoreni atë kur të jetë koha e aplikimit të dozes pasardhëse. Mos dyfishoni dozat e barit.