Kamfart është preparat i kombinuar i cili në mënyrë efikase vepron në proceset reumatike kronike në muskuj dhe nyje.
Si të gjitha barnat e tjera, edhe KAMFART® krem mund të shkaktojë efekte anësore. Nëse vëreni çfarëdo simptome të cilat do të mund të jenë reaksion i padëshiruar nga KAMFART® krem e nuk janë përmendur në këtë udhëzim, informojeni mjekun Tuaj ose farmacistin! Përbërësit aktiv të kremit Kamfart, kur përdoren sipas udhëzimeve të dhëna, paraqesin bari të sigurt dhe të padëmshëm. Vetëm në raste të ralla mund të vijë deri te iritimi lokal, sidomos te personat me lëkurë të ndjeshme ose personat e tejndjeshëm në aspirinë dhe salicilatet tjera. Në rast të paraqitjes së kruarjes terapia duhet ndërprerë. Nëse kremi përdoret në sipërfaqe të madhe të lëkurës, ose nëse sipërfaqet e lyera ngrohen, mund të shfaqen efekte të padëshirueshme të shkaktuara nga salicilatet në formë të tinitusit dhe vjelljes. Te disa persona mentoli mund të shkaktoj reaksion të tejndjeshmërisë, përfshirë edhe dermatitin e kontaktit. Nuk duhet përdorur te fëmijët, meqë edhe sasia minimale e kremit që përmbanë kamfor, e sidomos gjatë aplikimit në vrimat e hundës mund të shkaktojë kolaps ose gjendje komatoze.
Informoni mjekun ose farmacistin nëse jeni duke marrë ose keni marrë kohët e fundit barna të tjera, qoftë edhe ato pa përshkrimin e mjekut. Kremi Kamfart nuk duhet të përdoret te pacientët të cilët janë në terapi me barna antihipertensivë ose antidepresivë, meqë komponentet aktive të kamforit dhe mentolit mund të manifestojnë ndërveprime me këto barna. Terapia në të nj]jtën kohë e metilsalicatit lokal dhe disa antikuagulatëve, te pacientët mund të shkaktojë efekt të rritur antikuagulant, përkatësisht deri te zgjatja e kohës protrombine, ndërsa përdorimi në të njëjtën kohë me varfarinën shkakton gjakderdhje.
Kremi Kamfart është preparat për përdorim të jashtëm. Vendi i sëmurë lyhet me të përmes fërkimit, kryesisht në lëkurë të palënduar në të cilën nuk ka dëmtime të hapura. Përdoret disa herë në ditë (mesatarisht 4 herë në ditë). Gjatë kësaj duhet kushtuar kujdes që sipërfaqja e lyer me krem të mos e tejkalojë madhësinë e sipërfaqes së caktuar të nyjes respektivisht të mos kalojë madhësinë sa 2 shplakave të duarve. Lyerja nuk duhet të bëhet në disa shtresa, ndërsa për përdorim të njëhershëm nga tuba mjaftojnë rreth 2 cm krem. Njëkohësisht kremi Kamfart përdoret në më së shumti në 2 vende të sëmura. Nëse përdorni KAMFART® krem më shumë sesa duhet Nëse keni marrë një mbidozë, këshillohuni menjëherë me mjekun ose farmacistin! Mundësia e paraqitjes së intoksikimit, e shkaktuar gjatë përdorimit të kremit Kamfart është mjaft e vogël, sidomos nëse kemi kujdes për kundërindikacionet. Nëse manifestohet intoksikimi me këtë preparat, kjo do të ishte pasojë e depërtimit të metil salicatit, mentolit ose kamforit në qarkullim sistemik të gjakut. Në këtë rast duhet përdorur diuretikë, të alkalizohet urina dhe të realizohet hemodializa. Deri tani nuk është raportuar asnjë rast i intoksikimit md karakter sistemik i shkaktuar me përdorimin e kremit. Nëse haroni të merrni KAMFART® krem Kurrë mos merrni dozë të dyfishuar për të zëvendësuar dozën e harruar.
Mjekim simptomatik të dhimbjeve të lokalizuara të tipit neuralgjik reumatik dhe mialgjik, përkatësisht zbutje të dhembjeve gjatë: -Sëmundjeve reumatike (reumatizëm muskulor dhe reumatizëm degjenerativ i nyjave); -Lumbalgjisë; -Lumboishilagjisë; -Fibrozitit; -Neuritit; -Neuralgjisë; -Lëndimeve sportive, luksacioneve (përdredhjeve të nyjeve) dhe kontuzionit (ndrydhjeve).