Ibuprofeni është antiinflamator josteroid, me veprim analgjezik dhe antipiretik, i grupit të derivateve të acidit propionik. Mekanizmi i veprimit të ibuprofenit është inkibimi i enzimit ciklooksigjenaza -1 (COX-1) dhe ciklooksigjenaza -2 (COX-2), gjë që shpie deri te redukimi i biosintezës së prostaglandinave, mediatorë më të rëndësishëm të inflamacionit, dhembjes dhe hiperpireksisë. Ibuprofeni në masë të njëjtë inhibon COX-1 dhe COX-2, që shpjegohet me një veprim të mirë antiinflamator me veprime anësore gastrointestinale të lehta. Me veprimin e tij antiinflamator dhe analgjezik, ibuprofeni në mënyrë efikase redukon dhe kontrollon simptomat e ndryshimeve reumatike dhe joreumatike të sëmundjeve muskuloskeletale.
Ibuprofeni tolerohet mirë gjatë përdorimit të gjatë. Efektet anësore janë të lehta dhe të rikthyeshme. Më të shpeshta janë nga trakti digjestiv: mundim, dhembje epigastrike, ndjenjë e djegies në stomak, vjellje, flatulencë. Efektet anësore, që rrallë mund të shkaktohen janë: ulçera peptike, perforimi i ulçerës peptike dhe hemorragjia, hemorragja gastrointestinale, hepatiti, çrregullimi i testeve funksionale të mëlçisë.
Tabletat dhe film tabletat Ibuprofen merren per os. Të rriturit: në fillim përdoren 1200 mg në ditë, në doza të ndara. Në raste të rënda mund të përdoren deri 1800 mg në ditë, ndërsa kur faza akute e sëmundjes të jetë vënë nën kontroll, të sëmurëve mund tu jepet dozë mbajtëse në kufijtë prej 600-1200 mg në ditë, e ndarë në 3-4 doza të barabarta. Por në raste të rënda dhe të rralla, doza mund të rritet maksimalisht deri 3200 mg në ditë. Fëmijët: marrin 20 mg/kg peshë në ditë, në doza të ndara (në artritin juvenil deri në 40 mg/kg peshë në ditë); nuk rekomandohet për fëmjët me peshë më të vogël se 7 kg.