Regjistrohu/Kyçu

HOLLESTA ®

Hollesta është bar i cili përdoret për uljen e nivelit total të kolesterolit, kolesteroli i “keq” (LDL kolesteroli), dhe substancave yndyrore të quajtura trigliceride në gjak. Si shtesë e kësaj, Hollesta e rritë nivelin e kolesterolit të “mirë“ (HDL kolesteroli). Gjatë marrjes së këtij bari ju duhet të mbani dietë me nivel të ulët të kolesterolit. Hollesta i përket grupit të barnave të quajtura statina.

Hollesta është bar i cili përdoret për uljen e nivelit total të kolesterolit, kolesteroli i “keq” (LDL kolesteroli), dhe substancave yndyrore të quajtura trigliceride në gjak. Si shtesë e kësaj, Hollesta e rritë nivelin e kolesterolit të “mirë“ (HDL kolesteroli). Gjatë marrjes së këtij bari ju duhet të mbani dietë me nivel të ulët të kolesterolit. Hollesta i përket grupit të barnave të quajtura statina.

Si të gjitha barnat tjera, edhe Hollesta mund të ketë efekte të padëshiruara, por nuk do të thotë se këto do ti ketë secili pacient. Efektet e raportuara ë padëshiruara janë përshkruar në bazë të frekuencës së tyre të paraqitjes: Të rralla (shfaqen te 1 ose më tepër në 10,000 të trajtuar ose më pak se 1 në 1000 pacientë të trajtuar);Shumë të rralla (shfaqen te më pak se 1 në 10,000 pacientë të trajtuar). Janë raportuar këto efekte të padëshiruara të rralla serioze. Nëse ndodhë ndonjë efekt i padëshiruar serioz, ndërprejeni marrjen e mëtejme dhe menjëherë lajmërohuni te mjeku juaj ose shkoni në qendrën më të afërme të emergjencës. Dhembje muskulare, ndjeshmëri, dobësi, ose gërçe muskulare. Në raste të rralla, problemet muskulare mund të jenë serioze, duke e futur edhe shkatërrimin e muskujve dhe dëmtimin e veshkave; dhe shumë rrallë janë raportuar edhe vdekjet;reaksionet alergjike (hipersensitive) duke i futur: enjtjen e fytyrës, gjuhës dhe fytit të cilat mund të shkaktojnë vështirësi me frymëmarrje dhe me gëlltitje;dhembje të fuqishme muskulare në supe dhe në pjesën e legenit; skuqje dhe dobësi të anësive dhe muskujve të qafës;dhembje ose inflamacion i nyjeve;inflamacion i enëve të gjakut; mavijosje të pazakonshme, erupcione të lëkurës dhe enjtje, urtika, ndjeshmëri e lëkurës në rreze të diellit, ethe; shkurtimi i frymëmarrjes dhe ndjenja e keqe; pasqyra e ngjashme me lupusin (duke e futur skuqjen, dhembjen e nyjeve dhe efektet në qelizat e gjakut); inflamacioni i mëlçisë me zverdhje të lëkurës dhe syve, kruarje, urina me ngjyrë të errët ose jashtqitje me ngjyrë të hapur, pamjaftueshmëri e mëlçisë (shumë rrallë); inflamacion i pankreasit shpesh me dhembje të fuqishme të barkut. Efektet e padëshiruara të poshtëshënuara janë raportuar rrallë:rënie e numrit të eritrociteve (anemi);parestezi dhe therje në duar dhe këmbë;kokëdhembje, therje, marramendje; çrregullime digjestive (dhembje barku, kapsllëk, gazra në bark, diarre, nauze, vjellje);skuqje, kruarje, rënie e flokëve;dobësi;çrregullim i gjumit (shumë rrallë); dobësim i memories (shumë rrallë). Efektet e mundshme të padëshiruara të raportuara me disa statina: çrregullimi i gjumit, duke i futur edhe ankthet e natës;probleme seksuale;depresion;probleme me frymëmarrje duke e futur kollitjen dhe/ose shkurtimin e frymëmarrjes ose ethe. Vlerat laboratorike:Janë raportuar rritja e disa vlerave laboratorike të testeve të gjakut për funksionet e mëlçisë dhe enzimet muskulare (kreatin kinaza). Nëse vëreni ndonjë nga efektet anësore të renditura më sipër ose ndonjë efekt anësor që nuk përmendet në këtë fletudhëzimin, ju lutemi informoni mjekun ose farmacistin.

Informoni mjekun ose farmacistin nëse jeni duke marrë ose keni marrë kohët e fundit barna të tjera, qoftë edhe ato pa përshkrimin e mjekut. Të keni parasysh se këto informacione mund ti përkasin barnave të cilat më nuk i pini, si dhe barnat të cilat planifikoni ti merrni në të ardhmen. Është me rëndësi të veçantë ti tregoni mjekut tuaj nëse në ndërkohë jeni duke i marrë barnat e poshtëshënuara. Përdorimi i ‘Hollesta’ së bashku me këto barna mund ta rritë rrezikun për probleme me muskuj (disa nga këto barna janë dhënë në seksionin “kur nuk duhet të merret Hollesta”):ciklosporina (bar i cili shpeshëherë përdoret te pacientët me transplantim të organeve);danazoli (për trajtimin e endometriozës);barnat si itrakonazoli, ketokonazoli ose flukonazoli (barna kundër infeksioneve fungale);fibratet si gemfibrozili dhe bezafibrati (barna për uljen e kolesterolit);eritromicina, klaritromicina, telitromicina (barna kundër infeksioneve bakteriale);inhibitorët e HIV proteazës si indinaviri, nelfinaviri, ritonaviri dhe saquinaviri (barna për AIDS);nefadozoni (bar kundër depresionit);amiodaroni,(bar kundër çrregullimit të ritmit të zemrës);verapamili, diltiazemi ose amlodipina (barna kundër tensionit të lartë të gjakut, dhembjeve të kraharorit që lidhen me sëmundje të zemrës, ose me gjendje tjera të zemrës);kolkicina (bar kundër uricemisë). Ashtu si për barnat e shënuara më lartë, tregoni mjekut tuaj ose farmacistit nëse ju merrni ose keni marrë në të kaluarën e afërt ndonjë bar, duke i futur edhe ato që merren pa recetë mjekësore. Në veçanti, tregoni mjekut tuaj nëse jeni duke i marrë këto barna: Barnat kundër koagulimit të gjakut, si varfarinë, fenprokumon ose acenokumarol (antikoagulantë);fenofibrate (barna tjera për uljen e koleserolit);niacina (barna tjera për uljen e koleserolit);rifamapicinë (bar për trajtimin kundër tuberkulozit

Këtë bar duhet ta merrni saktësisht sipas rekomandimeve të mjekut tuaj. Mos e ndryshoni dozën, ose ta ndërpreni marrjen e mëtejme pa konsultim paraprak me mjekun tuaj. Mjeku juaj do ta përcaktojë dozimin dhe kohëzgjatjen e mjekimit. Në varësi nga gjendja juaj, nga trajtimi shoqërues dhe nga statusi i rrezikut tuaj mjeku do ta përcaktojë dozën adekuate të tabletave për juve. Derisa jeni duke e marrë Hollesta ju duhet të jeni në dietë me sasi të vogla të kolesterolit. Doza është 1 tabletë Hollesta 10 mg, 20 mg, 40 mg, ose 80 mg e cila merret nga goja një herë në ditë. Për fëmijë (10-17 vjeç), doza fillestare e zakonshme e rekomanduar është 10 mg në ditë në mbrëmje. Doza maksimale e rekomanduar është 40 mg në ditë. Doza prej 80 mg rekomandohet vetëm për të rriturit me nivel shumë të lartë të kolesterolit dhe me rrezik të lartë për sëmundje të zemrës, dhe i cili nuk ka pasur sukses në zbritjen e nivelit të kolesterolit me doza më të ulta. Mjeku juaj do ta përcaktojë llojin e tabletave për juve, në varësi nga gjendja e juaj, trajtimi shoqërues dhe nga lartësia e rrezikut. Hollesta merreni në mbrëmje. Ju mund ta merrni me ose pa ushqim. Doza e zakonshme fillestare është 10, 20 ose, në disa raste, 40 mg në ditë. Mjeku juaj do ta përshtatë dozën më së paku pas 4 javësh deri në dozën maksimale 80 mg në ditë. Nuk duhet ë merrni më tepër se 80 mg në ditë. Mjeku juaj mund të përshkruaj doza më të ulta, sidomos nëse merrni barna të përmendura më parë ose nëse keni gjendje të caktuar të veshkave. Tabletat Hollesta duhet ti merrni për aq gjatë sa e ka përshkruar mjeku juaj. Nëse mjeku i juaj e ka përshkruar Hollesta së bashku me sekuestrues të acideve biliare (barna për uljen e nivelit të kolesterolit), ju duhet ta merrni Hollesta së paku 2 orë para ose 4 orë pas marrjes së sekuestruesve të acideve biliare. Nëse përdorni Hollesta më shumë sesa duhet Në rast të marrjes të sasive më të mëdha të Hollesta sesa që preferohet, duhet të kontaktoni sa më parë me mjekun tuaj ose farmacistin. Me vete duhet të keni edhe barin ose paketimin e barit, në mënyrë që mjeku ta dijë sa çfarë keni marrë. Ai do ti përcaktojë masat që duhet të ndërmerren, në vartësi nga ashpërsia e intoksikimit/mbidozimit. Nëse keni harruar ta merrni Hollesta Mos e dyfishoni dozën. Nëse keni harruar ta merrni këtë bar, ju duhet ta merrni këtë sa më parë që ju kujtohet. Nëse është koha për aplikimin e radhës, vazhdoni sipas orarit, ashtu si është përshkruar nga mjeku juaj. Nëse e ndërpreni marrjen e Hollesta Barin merreni sipas rekomandimeve të mjekut tuaj. Mjeku juaj do të ju tregojë për kohëzgjatjen e marrjes së barit. Nëse keni ndonjë pyetje lidhur me këtë bar drejtohuni te mjeku juaj ose te farmacisti.

Ky bar merret vetëm me recetë të mjekut.Hollesta përdoret e shoqëruar me dietë në këto raste: - Ngritja e nivelit të kolesterolit në gjak (hiperkolesterolemia primare) ose ngritja e nivelit të yndyrnave në gjak (hiperlipidemia e përzier) - Sëmundja hereditare (hiperkolesterolemia homozigote familjare) e cila karakterizohet me nivel të lartë të kolesterolit në gjak. Ju gjithashtu mund të merrni edhe trajtim tjetër. - Sëmundja koronare e zemrës (CHD) ose rreziku i lartë për këtë sëmundje (nëse ju keni diabet, histori për insult, ose sëmundje tjera të enëve të gjakut). Hollesta mund ta zgjatë jetën duke e zvogluar rrezikun për sëmundje të zemrës, në varësi nga niveli i kolesterolit në gjakun tuaj. Te shumica e njerëzve nuk ka simptoma akute të nivelit të lartë të kolesterolit. Mjeku juaj mund ta matë nivelin e kolesterolit me test të thjeshtë të gjakut. Vizitojeni mjekun tuaj rregullisht, dhe kontrollojeni kolesterolin.