Hidroklorotiazidi, sikurse të gjithë diuretikët tiazidikë e shton jashtëqitjen urinare të natriumit dhe kaliumit në sasi afërsisht barasvlerëse. Si veprime të tjera mund të përmenden ; jashtëqitje e joneve të kaliumit dhe atyre hidrogjenkarbonat, ulje e jashtëqitjes së kalciumit dhe mbajtje e acidit urik. Në doza terapeutike maksimale të gjithë diuretikët tiazidikë janë afërsisht të barabartë përsa i përket veprimit diuretik. Mekanizmi i saktë i veprimit të Hidroklorotiazid ende nuk është sqaruar plotësisht
Të gjitha barnat mund të shkaktojnë efekte anësore. Ndonjëherë ato janë serioze, shumicën e herëve jo. Mos u alarmoni nga kjo listë e efekteve të mundshme anësore. Mund të mos ju shfaqet asnjë prej tyre. Njoftoni mjekun tuaj në qoftë se ndonjë prej efekteve anësore të mëposhtme ju shqetëson: Çrregullime gastrointestinale ( anoreksi, irritim gastrik, të përziera, të vjella, dhembje barku, fryrje, diarre, konstipacion, pankreatit, sialadentit, tharje goje ); çrregullime në sistemin nervor qëndror ( marrje mendsh, dhembje koke, parestezi, dobësi, pagjumësi, lodhje ); çrregullime hematologjike ( leukopeni, trombocitopeni, agranulocitozë, anemi aplastike ose hiperpIastike, anemi hemolitike, anemi megaloblastike); hipotension ortostatik ; impotence, ulje e libidos ; nefrit intersticial, azotemi, rritje e azotit ureik në gjak dhe e kreatininës; ikter, çrregullim të enzimave të mëlçisë ; hiperglicemi, glikozuri, hiperuricemi, hipokalemi, hipokloremi, hiponatremi ; turbullim i të parit, ksantopsi, krampe ose spazma muskulore, ethe dhe reaksione anafitaktike; Kur efektet anësore jane të prapësueshme edhe mjekimi nuk ndërpitet. Kur këto efekte janë mesatare ose të rënda doza e Hidroklorotiazid duhet ulur ose mjekimi duhet ndërprerë. Në qoftë se vëreni efekte anësore që nuk janë të përmendura në këtë fletëudhëzues ju lutemi të njoftoni mjekun ose farmacistin tuaj.
Barna të ndryshëm mund të ndikohen nga Hidroklorotiazid ose mund të ndikojnë në mënyrën se si ai vepron. Ndaj në përdorimin e njëkohshëm të tyre kemi nevojë të ulim ose të rrisim sasinë e Hidroklorotiazid. Mjeku ose farmacisti juaj do t’ju këshillojë. Njoftoni mjekun ose farmacistin tuaj në qoftë se jeni duke marrë ose keni marrë së fundmi barna të tjera, edhe ato pa recetë të tilla si: allopurinoli, anestezikët, antikoaguluesit, antigutozët, antineoplastikët, kripërat e kalciumit, glikozidet digitalike, insulinë, litiumi, diuretikët e ansës, metildopa, miorelaksuesit jodepolarizues, vitamine D, tek veprimi i të gjithë këtyre barnave mund të ndikojnë Hidroklortiazid dhe diuretikët e tjerë tiazidikë . amfotericinia B, antikolinergjikët, kortikosteroidet, metenamina ( heksametilentetramina ) dhe antiinflamatorët josteroidikë janë barna që ndikojnë te veprimi i Hidroklortiazid dhe i diuretikëve të tjer
Dozimi për tabletat është si vijon: Të rriturit, edemat: Doza fillestare ështe 25 deri në 50 mg në ditë për disa ditë, kurse doza mbajtëse është 25 deri ne 100 mg në ditë ose një ditë po, një ditë jo; të sëmurët rezistentë mund të përdorin deri në 200 mg në ditë. Hipertensioni: Doza fillestare është 50 mg në ditë, si dozë e vetme ose në 2 doza të ndara. Dozat më të larta se 50 mg shpesh herë shoqërohen me ulje të theksuar të kaliumit në serum. Për të sëmuret që përdorin njëherësh edhe antihipertensivë të tjerë zakonisht nuk nevojiten doza më të larta se 50 mg. Foshnjet më të vogla se 6 muaj: deri 3.3 mg/kg peshë, në ditë, në 2 doza të ndara: foshnjet dhe fëmijët nga 6 muaj deri në 2 vjeç: 12,5 – 37.5 mg në ditë, në 2 doza të ndara; duhet bazuar në peshën trupore. Fëmijët nga 2 deri në 12 vjeç: 37.5 – 100 mg në ditë, në 2 doza të ndara; dozimi duhet bazuar në peshën trupore. Këshillojmë që tabletat t’i mermi në të njëjtën orë çdo ditë. Mjeku juaj mund t’ju kërkojë të merrni Hidroklorotiazid për një kohë më të gjatë. Pyesni mjekun tuaj për këshillë në qoftë se nuk jeni të sigurt për sa kohë duhet ta merrni. Tabletat e Hidroklorotiazid duhet të gëlltiten të plota me një gotë ujë. Në qoftë se keni marrë më shumë Hidroklortiazid: Në qoftë se keni marrë më shumë Hidroklortiazid se sasia që duhet të merrnit, ose në qoftë se fëmijët e kanë marrë gabimisht këtë bar, ju lutemi të kontaktoni mjekun tuaj, spitalin ose të telefononi urgjencën për të marrë një mendim për rrezikun dhe këshillë për veprimet që duhet të ndërmerren. Në qoftë se keni harruar të merrni hidroklortiazid: Në qoftë se harroni një dozë ( ose më shumë doza ), merrni dozën në vazhdim kur të jetë koha për marrjen e zakonshme të saj. Mos merrni një dozë të dyfishtë ( ose më të lartë ) për të plotësuar dozën ( dozat ) e harruar ( a ). Në qoftë se keni pyetje të mëtejshme mbi përdorimin e këtij produkti, pyesni mjekun ose farmacistin tuaj.
Gjithmonë merreni Hidroklortiazid sipas këshillës së mjekut. Në qoftë se nuk jeni i sigurt kontaktoni me mjekun ose farmacistin . Në qoftë se ndjeni që efektetet e Hidroklortiazidit janë shumë të forta ose shumë të dobëta flisni me mjekun ose farmacistin tuaj.