HEPALIP FORTE® kapsulat përmbajnë fosfolipide esenciale dhe kompleks vitaminash. Te dëmtimi i membranës së qelizës hepatike me veprim të virusëve, barërave,alkoolit dhe materieve të ndryshme toksike, aplikimi i fosfolipideve esenciale rezulton me efekte hepatoprotektive që vijojnë: zvogëlimin e peroksidimit lipidik të formuar me veprimin e radikaleve të lira apo oksidansëve, zvogëlimin e “rrjedhjes” së enzimeve hepatike nga indi hepatik i dëmtuar, rritja e sintezës së ARN-it dhe proteinave që sugjeron në fillimin e procesit regjenerativ, rivendos integritetin e membranës dhe rregullon e metabolizmin e qelizës hepatike. Kompleksi i vitaminave në preparatin HEPALIP FORTE® ka funksion metabolik përkrahës.
Si të gjitha barnat e tjera, edhe HEPALIP FORTE® mund të shkaktojë efekte anësore. HEPALIP FORTE tolerohet shumë mirë. Reaksionet alergjike të lehta, fryerja e barkut, nauzea, diarreja dhe ngjyrosja e urinës në të verdhë të mbyllët deri në ngjyrë portokalli (për shkak të përmbajtjes së vitaminave nga kompleksi B) mund të paraqiten shumë rrallë. Nëse vëreni ndonjë nga efektet anësore të renditura më sipër ose ndonjë efekt anësor që nuk përmendet në këtë fletëudhezim, ju lutemi informoni mjekun ose farmacisti
Informoni mjekun ose farmacistin nëse jeni duke marrë ose keni marrë kohët e fundit barna të tjera, qoftë edhe ato pa përshkrimin e mjekut. Këto informata kanë të bëjnë edhe me barërat të cilat nuk i përdorni më, si edhe në barërat të cilat planifikoni ti merrni në të ardhmen. Informoni mjekun tuaj nëse merrni ose nëse keni përdorur ndonjë bar rishtas, duke marë parasysh edhe barërat të cilat mirren pa recetë mjekësore. Levodopa: efekti i zvogëluar i levodopës.
Doza e zakonshme është 2 deri 3 kapsula 3 herë në ditë, gjatë periudhës kohore më të gjatë. Kapsulat rekomandohen të mirren gjatë racionit me sasi të mesme të lëngut. Efekti terapeutik i barit, përcillet përmes kontrollave të rregullta të gjendjes shëndetësore të përgjithshme të pacientit, si dhe në bazë të rezultateve relevante laboratorike të hetimeve të gjakut. Për barnat të cilat përshkruhen me recetë“Ndiqni në mënyrë rigoroze instruksionet e mjekut. Nuk duhet të ndryshoni dozat ose të ndërpritni trajtimin pa u këshilluar më parë me mjekun.
Kur duhet ta përdorni HEPALIP FORTE® HEPALIP FORTE® përdoret te: • Hepatiti akut dhe kronik; • Ciroza e mëlçisë; • Degjenerimi i mëlçisë me gjenezë të ndryshme; • Intoksikimi me insuficiencë hepatike si pasojë; • Dislipoproteinemia; • Vaskuliti akut dhe kronik; • Gestozat; • Sëmundja e radiacionit. Përkujdesjet Me qëllim të tretjes më të lehtë të kapsulave gjelatinoze, pacientëve me gastrit kronik dhe hipoaciditet të stomakut u rekomandohet përdorimi i barërave aditive të cilat përmbajnë enzime gastrike. Marrja e HEPALIP FORTE®me ushqimin dhe pijet Konsumini i ushqimit dhe pijeve nuk ka ndikim në veprim të barit. Shtatzënia dhe ushqyerja me gji Këshillohuni me mjekun ose farmacistin para se të filloni të merrni ndonjë bar. HEPALIP FORTE mund të aplikohet gjatë shtatzanisë dhe periudhës së ushqyerjes me gji. Efektet mbi aftësinë për të drejtuar automjetin dhe për të përdorur makineri Bari përmirëson aftësitë psikofizike të pacientit dhe kontribon në kryerjen më të mirë të punëve të ndryshme, duke përfshirë edhe ngarjen e automjetit dhe/ose punën me makinë.