Regjistrohu/Kyçu

HEFEROL ®

Përdoret për trajtimin e anemisë së shkaktuar nga mungesa e hekurit. Zvoglimi i rezervave të hekurit shkaktohet nga mungesa e hekurit në ushqim, nga përthithja e dobët nga zorrët e holla, gjatë shtatzënisë, gjatë gjidhënies, ose nga humbja e gjakut. Hekuri rekomandohet gjatë shtatzënisë për parandalimin e anemisë.

Përdoret për trajtimin e anemisë së shkaktuar nga mungesa e hekurit. Zvoglimi i rezervave të hekurit shkaktohet nga mungesa e hekurit në ushqim, nga përthithja e dobët nga zorrët e holla, gjatë shtatzënisë, gjatë gjidhënies, ose nga humbja e gjakut. Hekuri rekomandohet gjatë shtatzënisë për parandalimin e anemisë.

Si të gjitha barnat tjera, edhe Heferol-i mund të ketë efekte të padëshiruara, por nuk do të thotë se këto do ti ketë secili pacient. Efektet e padëshiruara më të zakonshme, por më pak serioze mund të shfaqen nga trakti gastrointestinal si: humbja e oreksit, shija metalike në gojë, nauzeja, vjelljet, djegësima në gjoks, kapsllëku ose diarre dhe reaksionet aleregjike. Mund të shfaqet edhe ngjyrimi i errët i fekaljeve, gjë që është normale. Nëse vëreni ndonjë nga efektet anësore të renditura më sipër ose ndonjë efekt anësor që nuk përmendet në këtë fletëudhëzim, ju lutemi informoni mjekun ose farmacistin

Në çfarë duhet patur kujdes nëse përdorni barna të tjera. Informoni mjekun ose farmacistin nëse jeni duke marrë ose keni marrë kohët e fundit barna të tjera, qoftë edhe ato pa përshkrimin e mjekut. Të keni parasysh se këto informacione mund ti përkasin barnave të cilat më nuk i pini, si dhe barnat të cilat planifikoni ti merrni në të ardhmen. Është me rëndësi të veçantё nëse ju jeni duke i marrur barnat në vijim: - Antibiotikë (fluorokinolone, kloramfenikol, tetraciklina), - Hekuri nuk duhet të merret në të njejten kohë me antacidë (si me kalcium karbonat, fosfate ose oksalate). - Penicilaminë (për trajtimin e reumatoid artritit) - Kolestiraminë (për zvoglimin e kolesterolit në gjak dhe për kontrollimin e diarreve), - Levodopa, entakapone (për sëmundjen e Parkinson’it), - Metildopa (për trajtimin e tensionit të lartë të gjakut) - Tiroksinë (hormon i tiroides), - Bisfosfonate (për sëmundjet e eshtrave), - Zink, - Trientinë (për sëmundjen Wilson), Ndonjëherë një përshtatje e thjeshtё, si marrja e dozës me 2 orë diferencë, ëshë e mjaftueshme për të shmangur problemet, por për këtë gjithnjë duhet të bisedoni me mjekun tuaj.

Këtë bar duhet ta merrni saktësisht sipas rekomandimeve të mjekut tuaj. Mos e ndryshoni dozën, ose ta ndërpreni marrjen e mëtejme pa konsultim paraprak me mjekun tuaj. Mjeku juaj do ta përcaktojë dozimin dhe kohëzgjatjen e mjekimit. Më së miri është që të merret në stomak të zbrazët. Nëse keni çrregullime të stomakut, barin mund ta merrni edhe me ushqim. Dozimi i rekomanduar është: Të rriturit dhe fëmijët mbi moshën 12 vjeçare: Profilaksia: një kapsulë në ditë. Trajtimi: dy herë në ditë nga një kapsulë. Fëmijët nën moshën 12 vjeçare: Nuk rekomandohet. Kjo formë farmaceutike e ferro fumaratit nuk është e dedikuar për trajtimin e fëmijëve. Pacientët e moshuar: Doza për të rriturit është e përshtatshme. Gratë shtatzëna gjatë tremujorit të dytë dhe të tretë të shtatzënisë: doza për të rriturit është e përshtatshme. Kohëzgjatja e trajimit me hekur oral zakonisht përcaktohet nga suksesi në gjetjen e shkaktarit të anemisë. Me rastin e gjetjes së shkaktarit dhe të trajtimit të tij, kjo përafërsisht zgjatë 4 deri në 6 muaj të terapisë me hekur për të përmirësuar aneminë. Shtesat e hekurit duhet të ndërprehen për parandalimin e depozitimit të hekurit në organizëm. Përdorimi për kohë të gjatë duhet që patjetër të jetë nën kontrollin e mjekut. Nëse përdorni Heferol më shumë sesa duhet: Në rast të marrjes të sasive më të mëdha të Heferol-it sesa që preferohet, duhet të kontaktoni sa më parë me mjekun tuaj ose farmacistin. Me vete duhet të keni edhe barin ose paketimin e barit, në mënyrë që mjeku ta dijë sa çfarë keni marrë. Ai do ti përcaktojë masat që duhet të ndërmerren, në vartësi nga ashpërsia e intoksikimit/mbidozimit. Duhet të ruhet që fëmijët sepse mund të jetë fatal. Simptomat e mbidozimit janë dhembjet e barkut, diarrea, vjelljet dhe kolaps. Nëse keni harruar ta merrni Heferol-in Mos e dyfishoni dozën. Nëse keni harruar ta merrni këtë bar, ju duhet ta merrni këtë sa më parë që ju kujtohet. Nëse është koha për aplikimin e radhës, vazhdoni sipas orarit, ashtu si është përshkruar nga mjeku juaj. Nëse keni ndonjë pyetje, ose nëse keni diçka të paqartë, pyeteni mjekun tuaj ose farmacistin.

Ky bar mund të merret vetëm me recetë të mjekut.Nëse vëreni se efekti i barit është shumë i fortë ose shumë i dobët këshillohuni me mjekun ose farmacistin