Regjistrohu/Kyçu

ADRENALINE

Adrenalina është një katekolaminë endogjene, agonist i fuqishëm i receptorëve alfa dhe beta adrenergjikë. Stimulimi i alfa1 receptorëve të enëve të gjakut shkakton vazokonstriksion arteriolar (lëkurë, mukoza dhe organet e brendëshme), ndërsa stimulimi i beta1 receptorëve është përgjegjës për efektet kardiake të adrenalinës. Adrenalina shton frekuencën kardiake, rrit fuqinë kontraktuese të miokardit, rrit presionin arterial, shton eksitabilitetin dhe automatizmin e miokardit. Adrenalina është nxitës i fuqishëm i receptorëve beta2 adrenergjikë, veprim ky që shpjegon veprimet bronkodilatatore, vazodilatatore mbi arteriolat e muskujve të skeletit dhe efektin hiperglicemiant.

Administrimi sistemik i adrenalinës mund të shkaktojë stimulim të SNQ të shprehur me frikë, ankth, nervozitet, pagjumësi, agjitim psikomotor, dizorientim. Këto janë më të shprehura tek të sëmurët me çrregullime paraprake psikiatrike. Adrenalina mund të shkaktojë nauze, të vjella, zbehje, djerësitje, distres respirator, apne. Në zemër adrenalina mund të shkaktojë kontraksione premature (ekstrasistola) ventrikulare, takikardi sinusale, palpitacione, hipertension, aritmi të rënda ventrikulare, ndryshime në EKG, anginë, dispne. Ekstravazati i adrenalinës mund të shkaktojë nekrozë indore. Në këto raste duhen injektuar lokalisht 5-10 mg fentolaminë, të tretura në 10-15 mL solucion fiziologjik.

Adrenalina dhe adrenomimetikët e tjerë, në përgjithësi, kanë efekte aditive. Ajo duhet përdorur me kujdes tek të sëmurët që ndërkohë kanë përdorur dobutaminë, dopaminë, isoproterenol, metaproterenol, noradrenalinë, fenilefrinë, fenilpropanolaminë, pseudoefedrinë, ritodrinë, salbutamol, salmeterol, terbutalinë. Adrenalina kundërshton efektet kardiovaskulare të beta-adrenobllokuesve. Administrimi, qoftë edhe i sasive të vogla, të adrenalinës tek pacientët që marrin beta-adrenobllokues jo selektivë (propranolol) mund të shkaktojë rritje të theksuar të presionit arterial. Efektet presore alfa-adrenergjike të adrenalinës mund të kundërshtohen nga doksazosina, prazosina, terazosina, fenoksibenzamina, fentolamina, alkaloidët e ergotit (dihidroergotamina). Anestetikët e përgjithshëm (halotan, ciklopropan), glukozidët kardiakë dhe hormonet e tiroides rrisin ndjeshmërinë e miokardit ndaj veprimit të adrenalinës. Kokaina, antidepresivët triciklikë, frenuesit e MAO (duke frenuar rikapjen) dhe bretiliumi, guanetidina, rezerpina (duke rritur ndjeshmërinë e receptorëve) rrisin ndjeshmërinë e indeve ndaj adrenalinës. Dhënia e njëkohshme e adrenalinës me barna oksitocikë mund të shkaktojë hipertension të theksuar dhe të zgjatur.

Tek të rriturit përdoret 1 mg IV, që mund të rritet në rast nevoje. Tek fëmijët përdoret fillimisht me 0.01 mg/kg dhe mandej vazhdohet me 0.1 mg/kg IV që mund të përsëriten në rast nevoje, çdo 3-5 minuta. Administrimi intrakardiak rezervohet për urgjencat ekstreme. Tek të rriturit doza për administrim intrakardiak është 0.1-1 mg. Tek fëmijët 0.005-0.01 mg/kg.