KONTRATE
Në mes të ofruesit të ofruesit të shërbimeve të platformës TolloMed dhe ju si konsumues i shërbimeve dhe funksioneve të saj.
Kjo kontratë është elektronike dhe në bazë të nenit 11 të ligjit për “Shërbimet e Shoqërisë Informatike” nuk do t’i mohohet efekti ligjor, vlefshmëria ose detyrueshmëria.
Neni 1 – Lënda e Kontratës
1.1.  Palët janë dakorduar të lidhin kontratë me qëllim të dhënies – marrjes në shfrytëzim të platformës softuerike “TolloMed” për një periudhë prej 60 muaj nga data e hyrjes në fuqi.
Neni 2 – Cmimi i Kontratës
2.1.  Çmimi total i shërbimeve është: 0.99 EUR. (Nëntëdhjetë e nëntë Cent) në ditë, pa TVSH për një repart shëndetësor.
2.2.  Çmimi i përmendur në nenin 2.1 është e vetmja pagesë që shfrytezuesi i ka borxh dhe do t’i paguaj ofruesit të platformës sipas kontratës.
Neni 3 – Komunikimet, përgjigjet dhe njoftimet
3.1.  Të dy palët do të caktojnë përfaqësuesit e tyre, si autoritet i vetëm dhe përfundimtarë i adresimit të cështjeve.
3.2.  Të gjitha komunikimet ndërmjet palëve do të bëhen me shkrim, nëpërmjet adresës elektronike, duke i saktësuar kërkesat dhe nevojat që duhet përmbushur njëra palë kundrejt tjetrës.
3.3.  Palët do t’i përgjigjen njëra tjetrës për një periudhë jo më vonë se 24 orë pas pranimit të shkresës, me përgjigje konkrete, dhe të realizueshme për aq sa mundëson kjo kontratë sipas një dinamike të paracaktuar, të arsyeshme dhe të ekzekutueshme.
3.4.  Ofruesi i shërbimit do ta njoftoj konsumuesin e platformës TolloMed paraprakisht prej së paku tre (3) ditë pune për kohën e avancimeve të verzionit, nëse ka të tilla.
Neni 4 – Ligjet e aplikueshme
4.1.  Kjo kontratë është lidhur me qëllim dhe interes të dy palëve dhe administrohet sipas përkufizimeve të:
4.1.1.  Ligjit Nr. 04/L-077 - Marëdhëniet Detyrimore,
4.1.2.  Ligjit nr. 2004/45 - Të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të përafërta,
4.1.3.  Ligjit Nr. 03/L-172 – Mbrojtja e të Dhënave Personale dhe
4.1.4.  Ligjit Nr. 03/L-229- Mbrojtja e Konkurrencës
Neni 5 – Transferimi
5.1.  Ofruesi i shërbimeve nuk do ta transferoj kontratën tek asnjë palë tjetër, për aq sa një veprim i tillë dëmton konsumuesin e shërbimeve të platformës TolloMed, në cfardo rrethane.
5.2.  Ofruesi i shërbimeve plason platformën nëpërmjet infrastrukturës në shfrytëzim të Microsoft apo ofruesve të tjerë, që nënkupton se të dhënat tuaja do t’i ofrohen të këtij/këtyre të fundit për qëllim të realizimit të kësaj kontrate. Ky i fundit mbetët përgjegjës për respektimin e privatësisë dhe sekretit afarist sipas normave ndërkombëtare për këtë qëllim.
Neni 6 – Tatimet
6.1.  Cmimi i dhënë në paragrafin 2.1 të kësaj kontrate nuk përfshinë TVSH-në. Por, faturimi do të bëhet me TVSH në vlerë prej 16%, apo siç është e rregulluar me ligj në vendin e operimit, duke iu shtuar cmimit të kësaj kontrate, për që gjë, qiramarrësi është i obliguar të paguaj shumën, përshirë TVSH-në.
6.2.  Konsumuesi i shërbimeve të platformës TolloMed është i obliguar të paguaj taksat e kësaj kontrate, përfshirë TVSH-në.
Neni 7 – Kohëzgjatja e kontratës dhe fillimi i punëve
7.1.  Siç edhe është theksuar në nenin 1.1 të kësaj kontrate, vlefshmëria e kësaj marrëveshje është gjashtëdhjetë (60) muaj nga data e regjistrimit tuaj në platformën TolloMed.
7.2.  Konsumuesi i shërbimeve të platformës TolloMed do të shfrytëzojnë shërbimet për dy (2) muaj pa pagesë në fillim të periudhës, për qëllim të familjarizimit me funksionet dhe rrjedhës së procesit të punës në platformën TolloMed apo realizimit përfundimtar të nenit 8 të kësaj kontrate.
Neni 8 – Funksionet dhe kualiteti i platformës
8.1.  Për të regjistruarit si klinikë:
TolloMed™ është platormë softuerike e cila do të jetë në kontakt të vazhdueshëm me qytetarët në përgjithësi dhe pacientët në veçanti lidhur me sëmundjet, simptomat dhe klinikat që ofrojnë trajtimin e tyre në njërën anë dhe menaxhimin e klinikës apo klinikave në lokacione të ndryshme (recepcionit dhe termineve të pacientëve, personelit mjekësor, vizitave mjekësore, krijimin e web faqeve dhe publikimin e postimeve (BLOG), menaxhimin e relacioneve me klientin si dhe pjesëmarrjen në hapsirën reklamuese (Marketing Pool) në anën tjetër.
Funksionet e platformës TolloMed për klinika janë:
- Paneli dinamik me të dhëna analitike
- Recepcioni
- Vizita Mjekësore
- Prejardhja (Shtëpia apo lokacioni, Vendi i Punës, Policia, etj)
- Gjendja momentale (Jo-emergjente, Emergjente, Hospitalizuese, i/e vdekur
- Simptomat e pacientit/ës
- Ekzaminimet dhe procedurat
- Udhëzimet për analiza dhe/apo incizime tjera
- Diagnoza dhe kodi internacional
- Terapia dhe kohëzgjatja
- Konkluzioni dhe Termini i radhës
- Faturimi (nëse klinika nuk ka recepcion)
- Historia e Pacientit dhe mendimi sekondar
- Moduli i Faturimit
- Moduli i Raportimit
- Libri i Blerjeve
- Libri i Shpenzimeve
- Libri i Shitjeve
- Libri protokolar
- Procedurat e diagnostifikimit
- Integrimi me HIS
- Administrimi i Sistemit
- Profili i Klinikës
- Personeli, përgatitja profesionale dhe Përvoja
- Rolet dhe Privilegjet
- Orari dhe Festat
- WEB faqe dhe Postime (BLOG)
- Menaxhimi i Relacioneve me Klientin
- Prezencë në Hapsirën Reklamuese (Marketing Pool)
Platforma softuerike TolloMed™ është një mjet inovativ pune nga i cili derivohen rezultate, të munguara deri tani, në rajon dhe përtej.
Platformë e cila njofton pacientët në mënyrë automatike se ku gjendeni, cilat janë përgatitjet tuaja profesionale, cila është përvoja juaj, cilat janë shërbimet dhe çmimet tuaja.
Platformë e cila përdoret si softuer aplikativ, përmes së cilës menaxhoni entitetin tuaj.
Platformë e cila mundëson pjesëmarrje në Hapsirën Reklamuese dhe platformë e cila mundëson publikimin e postimeve lidhur me të rejat nga domeni juaj në një vend të vetëm me shtrirje rajonale.
Funksionet e platformës TolloMed për laboratorë janë:
- Njoftimi automatik i pacientëve të udhëzuar (me pagesë shtesë)
- Paneli dinamik me të dhëna analitike
- Recepcioni
- Moduli i Laboratorit
- Kërkimi i pacientëve ekzistues
- Kërkimi i pacientëve të udhëzuar
- Shtimi i pacientëve të rinj
- Plotësimi i të dhënave në udhëzimin elektronik
- Procedimin e rasteve të reja për analizë
- Moduli i faturimit
- Moduli i raportimit
- Libri i Blerjeve
- Libri i Shpenzimeve
- Libri i Shitjeve
- Integrimi me HIS
- Administrim Sistemit
- Profili i Laboratorit
- Personeli, përgatitja profesionale dhe përvoja
- Rolet dhe Privilegjet
- Orari dhe Festat
- WEB faqe dhe Postime (BLOG)
- Menaxhimi i Relacioneve me Klientin
- Prezencë në Hapsirën Reklamuese (Marketing Pool)
Sikurse në rastin e laboratorëve, ashtu edhe moduli i Farmacive në TolloMed™ është krejtësisht unik në rajon dhe përtej, i cili ka për qëllim pozicionimin sa më afër pacientëve në nevojë të produkteve farmaceutike. Nëpërmjet këtij moduli, farmacitë tuaja kanë mundësinë e njoftimit automatik të pacientëve për barnat e disponueshme, çmimin e tyre, çmimet promocionle, lokacionin e farmacisë, personelin dhe përgatitjen profesionale, publikimin e të rejave lidhur me barnat, publikimin e ueb faqes dhe pjesëmarrjen në Hapsirën Reklamuese.
Funksionet e platformës TolloMed për farmaci janë:
- Njoftimi automatik pacientëve të udhëzuar (me pagesë shtesë)
- Panel dinamik me të dhëna analitike
- Moduli i POS (Point of Sale)
- Kërkimin e receptit elektronik
- Përzgjedhjen e barërave nga recepti elektronik
- Përzgjedhjen e barërave sipas “Bar Code”
- Përzgjedhjen e barërave sipas “emrit”
- Moduli i Depo-s
- Moduli i porosisë online tek furnitori
- Moduli i raportimit
- Libri i Blerjeve
- Libri i Shpenzimeve
- Libri i Shitjeve
- Integrimi me HIS
- Administrim Sistemit
- Profili i Farmacisë
- Personeli, përgatitja profesionale dhe përvoja
- Rolet dhe Privilegjet
- Orari dhe Festat
- WEB faqe dhe Postime (BLOG)
- Menaxhimi i Relacioneve me Klientin
- Prezencë në Hapsirën Reklamuese (Marketing Pool)
- Njoftimet automatike bëhen sipas një algoritmi të zhvilluar enkas për ruajtjen e pacientit nga një fluks i madh i njoftimeve. Ky i fundit do të pranoj vetëm disa (jo më pak se dhjetë (10)) ofrues të shërbimeve laboratorike apo farmacive që gjenden në hapsirë më të afërtë.
- Hapsira gjeografike nga e cila delegohen njoftimet do të zgjerohet në rastet kur nuk ofrohen shërbimet apo produktet e udhëzuara në atë zonë apo situata të përafërta.
- Ky algoritëm është implementuar për shkakun që për shërbimet që ofrohen në Prishtinë, të mos njoftohet pacienti se të njëjtat ofrohen edhe në Sarandë, Ohër, Herceg Novi e të tjera.
Kualiteti I shërbimeve dhe funksioneve do të jetë sa më i lartë i mundshëm, pa vonesa dhe me saktësinë e duhur. Megjithatë, ndërkohë për rrethana të caktuara apo jashtë ndikimit të ofruesit të platformës TolloMed qasja në ofrimin e shërbimeve mund të jetë e pamundshme apo edhe me gabime. Për një situatë të tillë, nuk mund të kërkohet ndonjë dëmshpërblim nga ofruesi i shërbimit, por i njejti do të punoj vazhdimisht deri në zgjidhjen e problemit dhe kthimit të gjendjes normale.
Neni 9 – Obligimet e ofruesit të platformës TolloMed
9.1.  Ofruesi i shërbimeve të TolloMed është i obliguar që:
9.1.1.  Asnjë nga shënimet e klinikës, laboratorit apo farmacisë të mos i shpërfaqë në çfardo forme para ndonjë pale të tretë, me përjashtim të rasteve kur kjo është e nevojshme për realizimin e nenit 8 të kësaj kontrate apo kontatës në tërësi dhe ndonjë urdhëri të gjykatës për një çështje gjyqësore.
9.1.2.  Të përkushtohet maksimalisht që të ruhet kualiteti dhe qasshmëria në platformën e shërbimeve TolloMed.
9.1.3.  Të jap të gjitha shënimet konsumuesit të shërbimeve në rast se ky i fundit ka fituar të drejtën e shkëputjes së kontratës dhe të mos i përdorë ato, përveç nevojës për statistika anonime.
9.2.  Të ruaj shënimet për kohëzgjatjen që përkufizohet me ligjin përkatës.
9.3.  Të ruaj sekretin afarist të të gjitha palëve dhe të implementoj teknika të sigurisë që pamundësojnë qasjen e një pale të caktuar në të dhënat e konsumuesit të shërbimeve pa autorizimin paraprak e këtij të fundit.
Neni 10 – Obligimet e konsumuesit të platformës TolloMed
10.1.  Konsumuesi i shërbimeve të TolloMed është i obliguar që:
10.1.1.  Të përdorë shërbimet dhe funksionet e platformës TolloMed vetëm për nevoja të afarizmit të tij,
10.1.2.  Të respektoj ligjet me të cilat administrohet kjo kontratë, veçanërisht Ligjin për Mbrotjen e të Dhënave Personale dhe Ligjit për Të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të përafërta, në mënyrë që pacientët e trajtuar të kenë, ndër të tjera, konfidencialitetin e duhur dhe ofruesit të shërbimeve të platformës t’i ruhet e drejta autoriale dhe pronësore.
10.2.  Në rastin e skadimit të afatit të përdorimit pa pagesë ta njoftoj ofruesin e shërbimeve në rast se nuk dëshiron të konsumoj shërbimet e platformës TolloMed edhe më tutje. Në të kundërtën cilësohet se ka hyrë në marëdhënie sipas ligjit për “Marëdhëniet Detyrimore”.
10.3.  Të kryej pagesat para fillimit të konsumit të shërbimeve sipas vullnetit të tij, por jo më pak se:
10.3.1.  Tre (3) muaj,
10.3.2.  Gjashtë (6) muaj,
10.3.3.  Dymbëdhjetë (12) muaj, apo
10.3.4.  Për gjithë periudhën e kontratës
Neni 11 – Forca Madhore
11.1.  Nëse apo kurdo që ka ndodhur forcë madhore në vendin e ofruesit të shërbimeve, në vendin nëpërmjet të cilit ofrohen shërbimet apo në vendin ku konsumohen shërbimet palët lirohen nga obligimet e kontratës, për aq sa një gjëndje e tillë nuk është kthyer në situatë normale.
Neni 12 – Ndërprerja e kontratës dhe Konsekuencat e Shkeljes së kontratës
12.1.  Kontrata mund të ndërprehet me;
12.1.1.  Marrëveshje në mes të palëve që e kanë lidhur atë.
12.1.2.  Rastin kur njëra nga palët nuk i është përgjigjur kushteve të saj.
12.1.3.  Rastin e skadimit të vlefshmërisë së saj
Neni 12 – Zgjidhja miqësore e mosmarrëveshjeve
12.2.  Kurdo që palët kanë arritur në një situatë që nuk i përgjigjet rrethanave, të njejtat kanë të drejtë e rishqyrtimit të marrëveshjes dhe të dy palët do të angazhohen fuqimisht për evitimin e mosmarrëveshjeve.
Neni 13 – Zgjidhja e mosmarrëveshjeve me procedurë gjyqësore
13.1.  Nëse palët nuk kanë arritur të zgjidhin situatat dhe mosmarrëveshjet e mundshme do t’i drejtohen gjykatës përkatëse në Kosovë apo në ndonjë vend të Bashkimit Europian, nëse kjo është e realizueshme juridikisht.
13.2.  Palët mund të përzgjedhin edhe mekanizma tjerë të shqyrtimit të cilat janë të disponueshme me ligjet në vendin e operimit të ofruesit të shërbimeve. Në një rast të tillë, pala tjetër nuk do të refuzoj a prapësoj një mundësi të tillë.
Neni 14 – Hyrja ne fuqi
14.1.  Kjo kontratë hynë në fuqi në ditën e qasjes suaj në platformën TolloMed.