Kushtet e kontratës dhe Politikat e Privatësisë


Kushtet e kontratës në vazhdim dhe politikat e privatësisë do të qeverisin relacionin ndërmjet ofruesit të platformës TolloMed dhe qytetarit që qaset përdorë shërbimet e platformës, përfshirë dërgimin e SMS-ëve dhe shkresave elektronike. Me qasjen tuaj dhe vendosjen e shënjës afirmative (Ang. Tick) mbi fushorin për pranimin e e kushteve të kontratës dhe politikat e privatësisë ju keni pranuar kushtet në vazhdim:

Privatësia

Pra, siç është thënë më sipër, për t’u regjistruar në TolloMed duhet të jepen të dhëna personale, të cilat jepen me dëshirën tuaj, vullnetare. Të dhënat e pranuara – mbledhura përpunohen dhe ruhen nga ofruesi i platformës TolloMed në përputhje të plotë me përkufizimete ligjit "Për Mbrojtjen e të Dhënave Personale". Këto veprime do të kryhen sipas parimit të respektimit dhe garantimit të drejtave dhe lirive themelore të njeriut dhe në veçanti të drejtës së ruajtjes së jetës private. Në këtë kuadër, ofruesi i platformës TolloMed dëshiron të iu vë në dijeni se pasi informacioni ka mbërritur nëserverët e platformës, kjo e fundit implementon një sistem sigurie të standardeve më të larta për ruajtjen dhe përpunimin e mëtejshëm të këtyre të dhënave, në përputhje të plotë me përkufizimet e ligjit "Për Mbrojtjen e të Dhënave Personale". Ritheksojmë se përdoren masat e duhura të sigurisë për të mbrojtur të dhënat nën kontrollin tonë kundër manipulimit, humbjes, shkatërrimit, aksesittë personave të paautorizuar dhe zbulimin e paautorizuar. Përdoruesi e ruan të drejtën e modifikimit të të dhënave në çdo kohëpër që gjë edhe i është dhënë mundësia në TolloMed.

Vëmendje: Të dhënat tuaja nuk shihen nga personeli mjekësor në klinika, personeli në qendra diagnostifikuese dhe farmaci përderisa ju nuk paraqiteni fizikisht në ndonjërën prej tyre. Edhe atëherë kanë qasje vetëm në të dhënat e krijuara nga ta dhe nuk kanë qasje në të dhënat tjera perderisa t’i jepni kodin sekret.