Politikat e Privatësisë
Politikat e privatësisë do të qeverisin
relacionin ndërmjet ofruesit të platformës TolloMed dhe qytetarit që qaset përdorë
shërbimet e platformës, përfshirë dërgimin e SMS-ëve dhe shkresave elektronike.
Me qasjen tuaj dhe vendosjen e shënjës afirmative (Ang. Tick) mbi fushorin për pranimin
e e kushteve të kontratës dhe politikat e privatësisë ju keni pranuar kushtet në
vazhdim:
Pra, siç është thënë më sipër, për t’u regjistruar në TolloMed duhet të jepen të
dhëna personale, të cilat jepen me dëshirën tuaj, vullnetare. Të dhënat e pranuara
– mbledhura përpunohen dhe ruhen nga ofruesi i platformës TolloMed në përputhje
të plotë me përkufizimete ligjit "Për Mbrojtjen e të Dhënave Personale". Këto veprime
do të kryhen sipas parimit të respektimit dhe garantimit të drejtave dhe lirive
themelore të njeriut dhe në veçanti të drejtës së ruajtjes së jetës private. Në
këtë kuadër, ofruesi i platformës TolloMed dëshiron të iu vë në dijeni se pasi informacioni
ka mbërritur nëserverët e platformës, kjo e fundit implementon një sistem sigurie
të standardeve më të larta për ruajtjen dhe përpunimin e mëtejshëm të këtyre të
dhënave, në përputhje të plotë me përkufizimet e ligjit "Për Mbrojtjen e të Dhënave
Personale". Ritheksojmë se përdoren masat e duhura të sigurisë për të mbrojtur të
dhënat nën kontrollin tonë kundër manipulimit, humbjes, shkatërrimit, aksesittë
personave të paautorizuar dhe zbulimin e paautorizuar. Përdoruesi e ruan të drejtën
e modifikimit të të dhënave në çdo kohëpër që gjë edhe i është dhënë mundësia në
TolloMed. Vëmendje: Të dhënat tuaja nuk shihen nga personeli mjekësor
në klinika, personeli në qendra diagnostifikuese dhe farmaci përderisa ju nuk paraqiteni
fizikisht në ndonjërën prej tyre. Edhe atëherë kanë qasje vetëm në të dhënat e krijuara
nga ta dhe nuk kanë qasje në të dhënat tjera perderisa t’i jepni kodin sekret.